U rishfaq Rosinanti!

Postuar në 17 Mars, 2023 12:12

Është shfaqur sot në një takim me përfaqësues të biznesit të madh kryeministri Edi Rama, të cilit i ka ardhur goja sërish pas stuhisë me FBI-në, ku mbeti për disa javë memec dhe vuv. Dhe mbeti i tillë duke rrezikuar shumë, sepse të gjithë panë se jeta vazhdon dhe është më e mirë pa ndotjen akustike të gënjeshtrave të këtij njeriu, se madje problem psiko-social i këtij vendi është pikërisht pushteti i tij.

Zoti Rama është shfaqur me atë që di të bëjë: leksione mbi kapitalizmin, mbi tregun e punës, mbi pagat, mosdeklarimet. Ai u ka dhënë këshilla kritike biznesmenëve sesi duhet të adminsitrojnë punët, sesi njeriu është kapitali më i çmuar e kështu me radhë, duke u ndalur padyshim, në mënyrë të qëllimtë te paga minimale që e rriti dhe mundësitë që shqiptarët të rikkthehen nëse biznesi do të tregohet i mençur. Dhe ja, pak mençuri përcoli sot ky njeri që vjen pas vitesh nginjeje dhe mjeljeje buxhetore te konstatimi: punë ka, po s’ka punëtorë sepse Ju mbani rrogat të ulëta.

Kushdo thotë në jetën e vet të vërteta të mirënjohura, por këto që dihen tashmë dhe fliten vazhdimisht, kryeministri po do t’i kalojë për Librin e Zbulesës, për të mohuar vazhdimisht përgjegjësitë e veta, personale, të ekipit të vet që koncesionarizoi Shqipërinë, e ndau atë në klasa të qarta, për të ujdisur me arrogancë këtë krizë emergjente që kemi sot. Është Shqipëria e kullave, jahteve për të cilat foli ky njeri sot, vilave në bregdet, disa prej të cilave i kanë ministrat që ka në krah, të ndërtuara shpesh mbi truall të grabitur, ajo që dëbon shqiptarët. Është fakti real se e ardhmja në këtë vend është vetëm e vetëm privilegj hajdutësh dhe jo mundësi, ajo që të bën të kuptosh se raporti me këtë vend është ose pajtimi me këtë lloj sistemi, ose ikja.

Jo, kryeministri, në një shfaqje të pastër palaçollëku rrugaçëror ka vënë gishtin te biznesi: Ju e keni fajin! Ju nuk po kuptoni pse njerëzit po ikin! U duhet të ndryshoni! Mirëpo që një kryeministër të besohet kur flet kështu, së pari ai duhet të flasë nga veta e parë njëjës, të ketë përpara dokumentet që gjeneron vetë qeveria e tij për arsyet e ikjes dhe pastaj të ndërtojë një ligjërim. Jo, ne jemi para zgjedhjeve dhe ky plak i rrëgjuar nën tërmetin e gënjeshtrave të veta po do të shesë sërish biletat e shfaqjes së vet, të qëndrojë aty si e vetmja garanci për këtë vend, e vetmja shpresë, e madje më keq, i vetmi ilaç. Sepse Shqpëria është e sëmurë rëndë, ajo vuan nga sëmundja e pashpresë e paaftësisë për t’u rritur, shndërruar si shoqëri, për të hyrë në shekullin e 21-të, sepse me kontributin e ADN-së së njerëzve si z. Rama ka mbetur në feudalizmin e shqiptarizuar otoman, ku zhvatja është ekonomi dhe vrasja e grabitja, status nderi. Kaq është e vërteta, kështu ka qenë, e kështu vazhdon sepse grazhdi intelektual ku ka kullotur edhe skota e këtij sorollopi, atë tagji ka patur. Të mos kemi iluzione të paktën tani që nuk ka kush çfarë të humbasë: punojmë, jetojmë këtu që të kurohemi, udhëtojmë dhe edukojmë fëmijët gjetiu. Siç bën ky xhanëm, shërbëtori ynë që sot dol inga vrima për të nisur këngën e tij të vjetër!

s.zaimi

Comments

Submitted by Robert Ferrero (not verified) on

Bravo! Më mirë ske si e përshkruan. Unë personalisht vij nga His Generation, brez naivësh politikë, megalomanësh, injorantësh. Dikur dukeshim se çoç ishim, se qëndronim ca shkallë më lartë nga shumica, ngaqë dëgjonim muzikë e konsumonim alkohol. Por koha tregoi se në të vërtetë ishim të tredhur në ide dhe aksion. Ky kryeministër ishte që atëhere më i keqi ndër ne. Shkëlqente vetëm për ambicien e tij të pamatë. Shkëlqente midis atyre pedeve që mblidhte rreth vetes dhe ca koqe kandarësh piktorë që i lëpinin bythën. Ky është krijesa më diabolike ndër shqiptarë, sepse nuk i ka dalë njeri përballë tja thyejë hundën e tja shtrydhë ato dhjamrat në kapakët e syve e ti thotë të shkërdhefsha ça të ka mbajt e ça të mban pragu i shtëpisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.