Kontrollojini shtëpinë se mbase gjenden dokumente të klasifikuara!
Në shtëpinë e Joe Biden u gjetën dokumente të klasifikuara. Në shtëpinë e Donald Trump, po ashtu. Tani edhe Mike Pence deklaron se ka ca materiale të klasifikuara.
Një zyrtar i dikurshëm i FBI-së u arrestua në SHBA se ka patur ca punë biznesi me oligarkë rusë. Po thuhet se ka takuar edhe Edi Ramën në Tiranë e mbi këtë është ngritur një alamet çështjeje që e treti në çaj zhurmën për 21 janarin e 12-të.
Nuk vazhdohet kështu: Kontrolloni në shtëpinë e Edi Ramës se ndoshta ka dokumente të klasifikuara nga ai zyrtari i FBI-së edhe pse Shqipëria si shtet horrash që është vetë dokumente nuk ka. Mesazhe telefonike dhe video shantazhi po, dokumente!!! Fjalë shumë e ngatërruar. Po pse të mos e provosh një here, ku i dihet!
Comments
Kerkojani Iranit
Kerkojani Iranit me mire se eshte e thjeshte. T'i japin ne menyre elektronike...
Add new comment