Koha Ditore mbush 15 vjeç; dhe është "më e moçmja" ndër gazetat shqiptare

Më datë 31 mars u mbushën 15 vjet nga dita, kur doli numri i parë i së përditshmes Koha Ditore. Ka qenë saktësisht 31 marsi i vitit 1997. Kosova ishte ende nën okupimin serb, ndërsa në Shqipëri po luhej drama e madhe e tranzicionit. Sot, 15 vjet më vonë, Koha Ditore është bërë një pikë referimi për gazetarinë kosovare në veçanti, dhe për atë shqiptare në përgjithësi. Në të, e për të, kanë shkruar një numër i madh gazetarësh me emër të Kosovës; një pjesë syresh vijojnë të shkruajnë.
Ndër gazetat më me ndikim në botën shqiptare, mund të thuhet pa frikë se është më e vjetra në moshë. Shekulli ka dalë po më’97-n, por andej nga fundi i vitit. Panorama ka dalë do vite më vonë. Gazeta Koha Jonë ekziston përpara Kohës Ditore (në fakt, ca ditë përpara se Veton Surroi e të tjerë të nisnin aventurën e tyre, gazetës së famshme të Nikollë Lesit iu vu zjarri nga banda që mbetën pa emër), por sot ajo është një gazetë pa ndikim. Të tjerat janë më të reja në moshë se sa Koha Ditore.
Re.Pu.
Comments
Je gabim resPublica. Ne boten

Je gabim resPublica. Ne boten shqiptare ka gazeta me te vjetra se Koha Ditore projugosllave. Bota Sot, Rilindja Demokratike, Zeri i Popullit e dhjetra dhjetra gazeta tjera. Surroi mori parate ne emer te Kosoves dhe i privatizoi, Pyeteni Surooin sa ishte donacioni qeverise britanike qe jua dha Kohes Ditore sa dilete ne Maqedoni? Pyeteni Surroi sa mori donacione nga Sorosi ne emer te shqiptareve? Jeni i keqinformuar z. Nano!

Koha Ditore eshte pale

Koha Ditore eshte pale gazete... Dhe ka patur gazetar/e shume te zote.. te cilet i gjejme gjithandej ne Kosove dhe media te Europes. Por Koha Ditore dhe krejt Grupi Koha jane prone e "Citizen Kane" te shqiptareve ne Ballkan. Citizen Kane s'ka dyshim qe eshte Surroi dhe ky personifikim del aq i pashoq sepse edhe ne filmin me te madh qe ndonjehere ka bere ndokush (ky film vazhdon te jete edhe sot e kesaj dite me i miri ne te gjitha listat e filmave...)... Qytetari Kane (Kejn) si mogul mediash provon politiken dhe deshton aq keq... mu si Surroi deshtoi. E meta e madhe e krejt Kane dhe e krejt Surroit dhe shkolles se gazetarise qe aty krijuan Baton Haxhiu me Ylber Hysen, Dukagjin Goranin, Beqe Cufajn e te tjeret... eshte qe bota vazhdohet te shikohet nga prizmi i te deshtuarit te madh ne politike- Surroit... Pos kesaj te mos e harrojme nje element esencial- nese sot dikush flet per mediat e peshtira e fryra nga biznesi, e njejta gje ngjau edhe me Kohen Ditore e cila u sforcua nga Sorosi dhe organizma si ky. Kane i Kosoves- Surroi ishte i pari qe e krijoi ate sistem... Kaq.

I dashur Anonim! lejomë të

I dashur Anonim! lejomë të bëjë një përshkrim më të gjerë rreth gazetave shqiptare, edhe pse ju, ua vinit në dukje, me synimin që atij megallomani e të padituri në ResPublika, që shpërdoron të qenit pranë këtij portali, me të drejtën e webmasterit për të hedhur një lëndë të gënjeshtër e një histori të trilluar suksesesh, që shkojnë në përputhje me shijet e tij, por jo me të vërtetën.

- Në maj 1992, gazeta "Koha Jonë", pas një suksesi provincial, hyn në tregun gjithëshqiptar, duke u shpërndarë e shitur në gjithë rrethet. Në fillim të vitit 1993 zotëronte pozicionin më të mirë të shtypit privat.

- Gazetat partiake, Rilindja Demokratike, Zëri i Popullit; Republika, Socialdemokratja, Pasqyra, etj., deri në fund të vitit 1993, kryesonin tirazhet e botimit. Madje në treg hyri edhe Rilindja e Prishtinës, që filloi të shtypej në Tiranë. Disa gazeta private, si Java, Shqip, Ora, etj, nuk jetuan gjatë.

- Në prill 1993, në vijim të traditës së viteve '30, në tregun e shtypit shqiptar doli "Gazeta Shqiptare", themelim i Edisud spa, bijëz e "La Gazetta del Mezoxhiorno" të Barit, e cila brënda 6 muajsh arriti të formojë me një staf tërsisht shqiptar, tiparet e një gazete kombëtare.

- Në fillim të 1995, doli në treg gazeta "Albania" e pasuar pas pak kohe nga Korrieri. Të dyja këto gazeta kanë patur peshë të konsiderueshme në tregun shqiptar.

Mjaftojnë këto të dhëna për të pasuruar jo dijet e lexuesit, sepse ata i dinë më së miri , por dijet e njohuritë e atyre që sjellin komentin e mësipërm. Autorët e Respublika shpresoj të mos fyhen. Por, ndërkohë nuk është keq t'ju kujtoj që të mos lodhen për të gjetur argumente kundërshtuese, se kështu pos se zbulojnë edhe më tej paditurinë e tyre.

Petro , gazeta Koha Jone mos

Petro , gazeta Koha Jone mos ka qene para viteve '90, si gazete lokale ? Flm.

Zotëri i nderuar! Po e marr

Zotëri i nderuar! Po e marr pyetjen si të bërë seriozisht. Në këto forumet sociale një pjesë e komunitetit hyjnë për t'u argëtuar. Dhe dihet se argëtimi më i mirë është për shqipot të bërit politikë. Ja përgjegja:

• Shtypi në kohën e diktaturës së proletariatit ishte armë e partisë, siç është sot Televizioni Publik Shqiptar. Për rrjedhojë, tërë organet lokale ishin gazeta periodike një javore, organe të Komiteteve të Partisë. Në vitin 1991, këto ishin në mbyllje e sipër. Kështu po ndodhte edhe në Lezhë, nga ku mbiu prej humbëtirës mësuesi i mat-fizikës, djaloshi i ri Nikoll Lesi. Gazetën lokale (jo me emrin Koha Jonë, të cilën ja vendosi më pas), si e qysh, nuk është vëndi këtu, por me Aleksandër Frangajn e Martin Lekën e shndrruan në një referencë demokratike të ndryshimeve të vrullshme që shoqëronin Shqipërinë. E bukura është se në këtë kohë tregu nuk po kishte letër, sepse fabrika e letrës në Lezhë u mbyll. Një sasi të fundit të kësaj letre e mori Nikolla dhe Besnik Dizdari për "Sportin Popullor". Blerim Çela, me porosi të partisë, në mesin e vitit 1992 e hodhi Nikoll Lesin në gjyq, me akuzën e pëvetësimit të gazetës, si organ i një institucioni. Është periudha kur "Koha Jonë", ka kapur tregun dhe bën opzitën ndaj Partisë Demokratike. Gjyqet kanë vazhduar mbi 16 muaj. Synimi: të mbyllet. Fitoi Nikolla. Hallall i qoftë. Hë, zoti Anon! Si ju duket si histori e treguar shkarazi?

Faleminderit Petro per

Faleminderit Petro per informacionin! E pashe qe kishit njohur ne kete drejtim ndaj ju pyeta sinqerisht.Kisha vetem nje informacion te vaket se gazeta e Lezhes dhe e Lushnjes se bashku me Studentin shtypeshin ne shtypshkronjen e Zerit te Popullit, pasi u ndodha nje here rastesisht me nje mikun tim korrektor bocash para tregetimit. Me shume doja te sqaroja qe disa gjera nuk u nisen nga guri i pare i themelit, porjane bere ndryshime editoriale, pra kishte stafe, kishte eksperience, kishte artikullshkrues, kishte 'kubike' per kultivim, vetem 'fara' duhej permiresuar. Serish ju falemnderit per saktesimin e 'enciklopediss' time kujtimore. Flm.

Add new comment