Prashitja e shqipes

Postuar në 19 Shtator, 2011 03:33
Ardian Vehbiu

Shqipja sot flitet dhe shkruhet keq në publik, ngaqë askush nuk e ka studiuar siç duhet; por kritikët vullnetarë të kësaj shqipeje në mediat po bëjnë figurë edhe më të keqe se të kritikuarit.

Ka kohë që ky tabor zelltarësh ka rrokur armët për të luftuar kundër “fjalëve të huaja” me të vetmen metodë që di: zëvendësimin mekanik, të tipit “ngrihu prift të ulet hoxha.”

Meqë askush prej tyre nuk di se ç’është fjala e huaj dhe pse përdoret, nuk ka fjalë të shqipes që të mos rrezikojë të bjerë pré e tërbimit të tyre.

Fjalë e huaj është tashmë ajo që nuk i pëlqen këtyre tribunëve të vetëshpallur të “popullit”.

Gjakimi dikur elitar, në mos elitist, i Rilindësve për ta pastruar shqipen nga fjalët e huaja (kryesisht orientalizmat dhe greqizmat) dhe për t’i zëvendësuar këto me neologjizma, ka përfunduar sot në folklor kulturor, ose në tallava leksikografike.

Ky milet llafazan policësh vullnetarë të leksikut e kërkon shqipen të thjeshtë, drejtvizore, tru-rrafshët, mundësisht me 500-600 fjalë, të gjitha autoktone pellazgjike, ose, e shumta, të krijuara “nga shkrimtarët”.

Zemërimin ndaj fjalës së huaj e frymëzon një dëshirë ndoshta mirëfilli patriotike për ta ruajtur gjuhën “të pastër”; sikurse e frymëzon edhe një irritimi populist ndaj stërhollimit të elitave kulturore.

Orientalizmat vihen në shënjestër jo vetëm sepse pikasen lehtë, por edhe për shkak se t’i biesh kokës Orientit, periudhës osmane dhe ndikimit të kulturës osmane mbi shqiptarët nuk ka qenë kurrë më politikisht korrekte sesa sot, teksa gatitemi të hyjmë në Europë.

Me fjalë të tjera: “ngrihu hoxhë të ulet prifti.”

Për faj të kësaj manie kokëtrashë dhe kokëshkretë për të pastruar e dezinfektuar me çdo kusht, pakkush guxon të vërejë se fjala e huaj mund edhe ta pasurojë gjuhën, po të përdoret me art.

Në një kuptim, fjalët e një gjuhe marrin jetë në hapësirën midis terminologjisë dhe glosolalisë; disiplinës ushtarake të termit teknik dhe anarkisë së gjuhës që krijohet rishtas nga mendje të gajasura.

Edukimi gjuhësor duhet t’i ndihmojë përdoruesit për t’u gjetur fjalëve përdorimin, jo për t’i qëlluar me çifte fjalët e padëshiruara, në emër të higjienës kulturore (fashizmit leksikologjik).

Në vend që t’u thonë nxënësve që fjalën e shëmtuar osmane pazar ta zëvendësojnë me fjalën e bukur shqipe treg, mësuesit do të bënin mirë t’u shpjegonin se në ç’kontekste duhet përdorur pazar dhe në ç’kontekste treg. Kështu do të kalohej nga stadi primitiv i spërkatjes së leksikut me insekticid, në stadin më të lëvruar të pasurimit të ligjërimit.

Në vitet 1920-1930, edhe Fan Noli edhe Gjergj Fishta ofruan shembuj të admirueshëm të përdorimit të kulturuar të orientalizmave, dhe jo vetëm në satirat.

Më pas, në vitet 1970, poetë të një brezi tjetër, si Kadareja dhe Agolli, do t’i përdornin fjalë të tilla si qeder dhe dert për të shenjuar deri stilin e lartë ose sublim; në kundërshtim flagrant me frymën dhe etosin purist.

Për fat të keq, spastrimin mund ta imponosh lehtë, sikurse mund të imponosh lehtë një shqipe të nivelit të klasës së katërt fillore, e cila të përftojë, thjesht nëpërmjet përdorimit, një masë mendjesh të cekëta dhe të manipulueshme.

Pasurimi kërkon, përkundrazi, një disiplinë jo ushtarake, por soft; të zbatuar me intuitë, jo me urdhër nga lart.

Kjo ka të bëjë, para së gjithash, me sinoniminë. Sinonimet përkufizohen si fjalë me kuptime shumë të afërta, ndonjëherë edhe krejt të njëjta – si në rastin e shpie dhe çoj; bie dhe sjell; vete dhe shkoj. Raste të tilla janë të rralla, madje kuriozitete që u japin dhimbje koke gjuhëtarëve; meqë zakonisht sinonimet e kanë një dallim mes tyre – të gjithë jemi në gjendje të dallojmë, bie fjala, mes sëmundjes dhe lëngatës; ose të kuptojmë se kur jemi të sëmurë dhe kur jemi thjesht të pamundur; ose zaif ose pa qejf.

Gjysmakët, që shpesh i japin tonin opinionit publik, i trajtojnë sinonimet si të ishin të ndërkëmbyeshme, ose funksion ornamental i leksikut, që vlen për t’i dhënë variacion shprehjes.

Vargun e famshëm të Naimit:

O malet e Shqipërisë dhe ju o lisat e gjatë

Këta do ta rishkruanin:

O shkrepat e Arbërisë dhe ju o dushqet e lartë

Për të nxjerrë kushedi përfundimin e papritur se shqipja është gjuha më e pasur në botë.

Për fat të mirë, këto dhjetë vjetët e fundit janë botuar të paktën dy fjalorë sinonimesh; të dy të nivelit të mirë, dhe nga autorë kompetentë.

Për fat të keq, këta fjalorë mund t’i përdorë vetëm dikush që e njeh mirë shqipen dhe është në gjendje t’i dallojë nuancat mes fjalëve.

Dikush që di se ku të përdorë tundës, ku të përdorë dybek dhe ku të përdorë mti.

Me intuitë, të gjithë e dimë që rrufës mjeku do t’i thotë r(h)init, ndërsa gjyshja në shtëpi zuqam. Megjithatë, në shumë raste të tjera, sinonimet e vëna në rresht nuk vlejnë, sa kohë që mungojnë udhëzimet kontekstuale, stilistike, historike dhe social-dialektore.

Kur të themi dobi, dhe kur përfitim? Po leverdi, vlerë, vleftë dhe interes në ç’kontekste vijnë në vështrim? Si t’i përdorim sinonimet bisedore prokopi, hair, kimet, fajde gjithnjë brenda kësaj familjeje? Po sinonimet e tjera bukë, bereqet dhe bulmet?

Pedanti kokëtrashë do të ngrihej këtu dhe do të vërente menjëherë: leverdi, hair, kimet, fajde, bereqet dhe bulmet janë “turqizma” dhe nuk kanë vend në gjuhën shqipe.

Turqizma vërtet, por sa bukuri do t’i jepnin shprehjes, sa forcë dhe nuancë; ç’pasuri do të sillnin, po të përdoreshin me kujdes dhe në vendin e duhur?

Vëreni këtu ndryshimin fatal të perspektivës – deri sa s’kishte folur kokëtuli, merakun e kishim si ta pasuronim shprehjen; pas kësaj, fokusi i bisedës kaloi te coprifuoco-ja leksikore, ose dhuna redaktoriale. Njëra palë kërkon pasurim publik, pala tjetër të imponojë ideologjinë e vet duke ushtruar kërbaç ndaj leksikut.

Çuditërisht, i njëjti pedant kabá do të ngazëllehej me sinonimet e shqipes për fjalën flluskë: fulltakë, lylë, cakule, shluk, bushiq, bushliqe, fshikëz, kakushë, kunjëz, qeskë, pufkë, puprri, gavole.

Kështu e kthejmë leksikun e shqipes në Festivalin e Gjirokastrës, por një festival ku nuk marrin pjesë artistë të gjallë, por insekte të ngulura me thumb në karton.

Kur të hartohet ndonjë ditë fjalori i sinonimeve të shqipes për MS Office, zëri i fjalës flluskë do të jetë nga më të pasurit.

Përdoruesit e gjuhës, të vetëdijshëm se duhet të përdorin krejt arsenalin e ilirishtes së sotme, do të ulen të shkruajnë:

O shkrepat e Arbërisë dhe ju o dushqet e lartë...

Çuditërisht, kjo dukuri njihet edhe në botën anglo-saksone, meqë përdoret nga studentët që kopjojnë tekste online dhe përpiqen pastaj t’i ndryshojnë duke zëvendësuar fjalët me sinonimet e tyre, me shpresë që ashtu do t’u shpëtojnë programeve detektive anti-plagjiaturë.

Këtë lloj sëmundjeje të leksikut, këtë farë synonymitis, e kanë quajtur – mençurisht – text laundering, duke marrë si model shprehjen e njohur money laundering (në shqipe kjo do të përkthehej si pastrim i teksteve të pista).

Por sa e vërtetë është kjo! Shumë nga ata që dalin me pishtarë në duar, për të dëbuar fjalët e huaja nga tempulli i shqipes së pellazgëve, e kanë kalbësirën brenda; mendojnë kismet dhe shkruajnë fat; mendojnë rryshfet dhe shkruajnë mitë; mendojnë pazar dhe shkruajnë treg...

Nuk pastrojnë asgjë, veç lyejnë me gëlqere.

Këtu do të propozoja një pakt xhentëlmenësh: individë pa kredenciale të mos inkurajohen më që të bëjnë publikisht vërejtje gjuhësore dhe redaktoriale. Se ç’fjalë përdor pikërisht unë ose ti, kjo është punë e imja ose e jotja – lexuesi është i ftuar të supozojë se, kush shkruan është në kontroll të ligjërimit të vet dhe di se çfarë po bën.

Ky supozim, doemos, nuk ka asnjë vlerë heuristike (shumë nga ata që shkruajnë nuk e njohin mirë shqipen; sikurse shumë nga ata që lexojnë janë gjysmë-analfabetë ose zotërojnë një leksik prej 200-300 fjalësh), por vetëm synon të ndihmojë komunikimin mes shqiptarëve dhe kulturën e tyre. Tek e fundit, ligjërimi i shkruar është tribunë e një gjuhe tashmë të aktualizuar, jo palestër për të stërvitur virtytin leksikor, as klasë e një shkolle me korrespondencë.

Qasja kritike ose metagjuhësore ndaj diskursit të shkruar dhe leksikut të këtij diskursi do t’u mirëpritet kështu vetëm ekspertëve përkatës, të cilët do ta bëjnë në vende dhe hapësira të caktuara – të tjerët le të kujdesen që fëmijët e tyre të bëjnë detyrat e gjuhës me rregull (se vetë e kanë ngrënë çairin, tashmë). Koha e veprimit gjuhësor “nga poshtë”, e vjershës “gjuha jonë sa e mirë” dhe e militantizmit leksikor ka kaluar; ndërhyrja në gjuhë mund dhe duhet të bëhet me mjete dhe në nivele të tjera.

Comments

Submitted by stefan (not verified) on

O Adrian, kur flet kaq shume per gjuhen, une nuk e kuptoj pse perdor termin "pune e imja" dhe jo "puna ime", "pune e jotja dhe jo "puna jote". Une ne ate pak gramatike qe kam bere ne shkolle, kam mesuar se "imja" perdoret si permer pa shoqeruar nje emer. Nqs kane ndryshuar rregullat gramatikore, thuajna ta dime dhene  fakiret qe nuk merremi perdite me gjuhen.

Submitted by anonimmi (not verified) on

Thua dhe cnuk thua si nje rracist ofendon - Trushkret, Trurrafshte, Tru trashe e tjera e tjera. Mor Koqe Kanari; tamam sje gjo tjeter vecse nje Koqe Kanari. Si ai Derhemi i Kanarit orjental qe nuk peshon asnjehere sakte dhe ky shkrim i shkruar me pisllik kerkon te mase forcat e nje intelektuali profesionist me amatore komentues dhe, o burra ku te haj Lata, te haj Sopata, bjeri ti biem. Po kjo nuk eshte esnofe, nuk eshte e ndershme. nuk eshte aristrokatike, kjo nuk eshte dinjitoze, po eshte shkerdhateri shqiptare. Eshte koqe kanari si puna jote. Koqe Kanari e kam gjithmone fjalen per Koqen e Kanarit ate qe ndryshe quhet Derhem i Kanarit po i thuhet dhe ndryshe ne shqip Bole Kanari. dhe ky eshte nje shkrim i shkruajtur nga nje Bole Kanari.

Submitted by Ilir Meta (not verified) on

O Ardian

Nuk e kuptoj se ku qendron e keqja nqs ne vend te fjaleve te huaja perdorim fjalen shpipe. Nuk eshte njeri kunder perdorimit te fjaleve te huaja, por vetem ne ato raste kur shqipja nuk e ka fjalen e duhur.

Ndersa persa i perket asaj qe thua qe secili mund te flase si te doje dhe te perdori ne ligjerimin e tij turli fjalesh te huaja duke pasur fjalet perkatese shqipe, kjo me duket se bie ere antishqiptarie.

Submitted by Endrit UK (not verified) on

Respekt per temen por me duket me problematik zevendesimi i panevojshem i fjaleve shqipe me te huaja se e anasjellta. Me duhet gjithashtu te terheq vemendjen se sinonimet jo gjithmone arrijne te zevendesojne plotesisht kuptimin e fjales baze. Ne shembullin tuaj p.sh, fjalet Shqiperi dhe Arberi shprehin dy gjera te ndryshme. Megjithe keto detaje, ju pergezoj per vemendjen e kushtuaj ndaj kesaj teme thelbesore sic eshte mbrojtja e gjuhes shqipe.

Submitted by Beni (not verified) on

Shumica e atyre pak reagimeve qe behen ne mbrojtje te gjuhes shqipe kane per objekt huazimet e koheve te fundit nga anglishtja dhe italishtja. Behet fjale per huazime krejtesisht te panevojshme dhe te sajuara  ne menyre qesharake: i involvuar, shekullarizem, stopim etj. Keto jane te rrezikshme sepse perdoren nga njerez me arsim te larte qe ose nuk e njohin sa duhet shqipen (kane bere shkollen jashte) ose kujtojne se bejne interesantin. Me turqizmat nuk merret me njeri sepse perdoren kryesisht nga njerez me nivel e ulet arsimor te cilet si rregull nuk shkruajne neper gazeta/libra.

Submitted by katarakti (not verified) on

Tu dhimbskan shume fjalet orientale - turke qe po u hiqkan nga qarkullimi, per tu zevendesuar me ato pellazge - ilire - shqiptare. Shume mire e bejne. Duhet te shkeputemi nje here e mire nga çallmat dhe turbanet turq, duhet te kthehemi drejt kultures, traditave dhe zakoneve tona te dikurshme , pra europiane . Duhet te largojme nga vetja jone edhe perfaqesuesit e Haxhiqamilizmit modern, talebanet, qe duan te na mbajne te lidhur me ish -pushtuesin tone me te pameshirshem, Turqine. Jam plotesisht dakort me te kundertat e tyre qe kerkon A. Vehbiu.

Submitted by Adi (not verified) on

I nderuar zoti Vehbiu! Si nje ish student i juaji kam pasur nderin dhe privilegjin ta cmoj prej kohesh pergatitjen tuaj ne gjuhesi, por nuk me pelqyen aspak fyrjet dhe sharjet tuaja gratuite ndaj atyre pak shqiptareve qe shqetesohen sot per ceshtjet e gjuhes shqipe. Besoj se te gjithe kane te drejte te shprehin pikepamjet e tyre me ate formim dhe pergatitje qe kane. Gjuhetaret e pergatitur dhe me pervoje jane te mirepritur dhe e kane autoritetin ta thone fjalen e tyre qe me siguri do te zere vend te degjuesit. "Koketrashet", "trurrafteshesit", "koketulet" duhen pemendur me emra dhe duhen kundershtuar me argumente shkencore jo me fyerje. Jo thjesht per te hapur polemika pa buke, por per te sqaruar ceshtjet qe ju dhe ata pak "koketrashe" qe shkruajne per gjuhen shqipe i keni per zemer. Rendesi ka qe te gjithe shqiptaret te perdorin fjale qe ua dine mire kuptimin dhe drejtshkrimin dhe te kuptohen nga shumica e bashkekombesve te tyre dhe sot jo githnje ndodh keshtu.

Submitted by Anonime (not verified) on

Ardian,

tema me pelqen vecanerisht, dhe mund te them se jam dakord me ty ne shumicen e gjerave qe shtron. Por, te kam ndjekur me vemendje dhe e di qe mund te shkruash shume me mire se kaq. Ke stil, klas ne te shkruar dhe mendim te kthjellet, vetem se kete radhe nuk ke goditur mire, mbase duhet ta kishe latuar pak me shume mendimin.

Kjo, ne veshtrimin tim, nuk i heq vlera argumenteve te tu; perkundrazi, me vjen keq qe parashtrimi i argumenteve tu vuan nga ana stilistikore, duke u dhene keshtu guxim, arrogance dhe vetesiguri kaposheve qe shkarravisin ne kete komentar.

Ne pritje te te tjerave kontribute nga ty,

Submitted by Adi (not verified) on

Une nuk e kam zakon te fyej apo te ironizoj njeri, por "anonimja elitare qe i do te miren zotit Vehbiu" e meriton t'i them se "kaposhe qe shkarravisin" mund jene i ati, i vellai, ata qe ia kane bere apo ai qe ia ben aktualisht. Eshte bere e modes ne Shqiperi qe politika te jete prone e 2-3 veteve, arti dhe kultura e 2-3 te tjereve e keshtu me radhe. Askush nuk e pengon zotin Vehbiu te jetoje ne Shqiperi, te jape mesim, te shkruaje libra dhe artikuj, te paguhet ne Shqiperi, pra te kontribuoje nga mengjesi ne darke per gjuhen shqipe. Shqiperine nuk duhet ta kemi vetem per ta mjele: te marrim arsimimin, gjithe specializimet e mundshme ne Itali, Gjermani etj., dhe t'ia kepusim ne Amerike prej nga te dergojme direktivat per "koketrashet" e ketushem. Kaposhja anonime ben mire te vere emrin dhe te listoje kontributet e saj te rendesishme dhe "plot autoritet" (nga menyra se si shkruan!) ne gjuhesi.

Submitted by Anonime (not verified) on

Ah, ah, more zoti Adi (ne rast se e ke emrin keshtu vertet),

po une nuk kam as edhe nje kontribut ne gjuhesi, nuk jam eksperte e fushes dhe as nuk pretendoj te matem me ekspertet, ndaj edhe gjykoj qe emri im eshte i parendesishem per t'u listuar ketu. Ne rast se do te isha eksperte do te kisha replikuar me zotin Vehbiu ne nje panel te hapur dhe te argumentuar.

Sidoqofte, ndonese je perpjekur te me lendosh e fyesh nepermjet insinuimeve vertet te uleta, me ke bere nga ana tjeter nje kompliment te vertete kur ke kerkuar te listoj "kontributet" e supozuara.

Gjuhen shqipe e kam shume te dashur per ta perdorur shkel e shko, e per me teper i perkulem me respekt qendreses shekullore te saj ndaj "izmave" te panumerta te cilat, ne dyndjet e tyre te njepasnjeshme, veçse e kane pasuruar ate pa mundur ta shuajne si gjuhe te shkruar e te folur.

Submitted by Adi (not verified) on

Ah, ah, moj zonja Anonime! As nuk te njoh dhe as nuk dua te te njoh. Insinuimet mund te jene "vertet te uleta", por ate "kaposh qe shkarravit" merre mbrapsht dhe kaperdije. Mund te shprehje mendimin, pelqimin tend, pa i prekur, lenduar apo fyer komentuesit e tjere aq me pak nese je profane ne kete fushe.

Submitted by Gjon (not verified) on

Ne kete artikull percillet vetem mllefi i autorit ne drejtim te  personave kritike me perdorimin e panevojshem te fjaleve orientale ne gjuhen shqipe, une po sjell shembullin e pare qe me vjen ndermend "penxhere" ne vend te "dritare".

Nga sa shkruani e nga  menyra se si shkruani mendoj se nuk ka kuptim  te kritikoni te tjeret kur vete beni shume gabime e perdorni pa nevoje orientalizma:

"milet llafazan" mund te shkruhet shume mire "popull llafazan"

ju thoni te gjithe ne shtepi e kemi degjuar fjalen "zuqam", por psh. une ne shtepine time nuk e kam degjuar.

Ju shkruani :

"gatitemi te hyjme ne Europe" dhe jo  "pergatitemi te hyjme ne Europe"...

Ne qofte se doni qe te permiresojme gjuhen shqipe te gjithe se bashku, eshte mire te filloni nga vetja e nuk ka nevoje as te ngrihet hoxha per tu ulur prifti (interesant e domethenes  ky shembull qe keni zgjedhur e qe perserisni ne shkrimin tuaj) , por thjesht te degjoni   e te respektoni edhe opinionin e atyre qe nuk e mendojne si ju.

Mua do te me pelqente qe prifti e hoxha te uleshin koke me koke per te diskutuar per gjuhen shqipe, pa i zene vendin njeri tjetrit.

Nje gjuhetar ose levrues i mire  i gjuhes di te degjoje, te hulumtoje te analizoje e te nxjerre konkluzione e jo te fyej sa majtas djathtas.

Kultura nuk shprehet duke fyer te tjeret por duke argumentuar ,  pervoja me ka mesuar se shpesh mund te nxirren mesime edhe prej atyre qe dine vetem 200-300 fjale.

Nuk mund te behet nje pakt  xhentelmenesh nese nuk je  xhentelmen.

Submitted by Emigranti (not verified) on

Pershendetje z. Ardian

Ndihem i detyruar t'ju pergjigjem ketij artikulli jo vetem sepse prek nje ceshtje per mua themelore por edhe sepse vjen pas nje diskutimi me disa komente po ne kete faqe per dy pjese te publikuara nga z. Nano.

Artikullit tuaj, me vjen keq ta them, nuk di si ta kuptoj. Them keshtu sepse fraza te tilla si :

"kritikët vullnetarë të kësaj shqipeje në mediat po bëjnë figurë edhe më të keqe se të kritikuarit"

"ky tabor zelltarësh ... nuk di se ç’është fjala e huaj dhe pse përdoret, nuk ka fjalë të shqipes që të mos rrezikojë të bjerë pré e tërbimit të tyre."

me lene te kuptoj qe ju kritikoni skajin ekstrem te ketyre kritikeve dhe do te isha shume dakort me kete kritike sepse ashtu sic eshte e demeshme perdorimi me vend e pa vend, ose  "... soft; të zbatuar me intuitë, jo me urdhër nga lart." sic shpreheni Ju ashtu eshte edhe kritika ne skajin e kundert.

Por nga ana tjeter Ju ne artikullin tuaj, sipas meje, i kaloni kufijte e te drejtes se kritikes apo te fjales se lire ne momentin qe futeni ne psikologjine e "taborit" duke e perkufizuar me pergjithesime si tabor pa tru, gjysem analfabet, qe e kane kalbesiren brenda etj etj. Dhe e perfundoni artikullin pasi kerkoni po nga ky tabor nje pakt xhentelmenesh duke i thene taborit : "Ju shikoni hallet tuaja se me problemet e gjuhes ka kush merret, ju nuk jeni ne lartesine e duhur shkencore te jepni mendimin tuaj".

Nje kontradikte e tille te le nje shije te keqe, jo per faktin se nje kritike e drejte apo e gabuar nga "populli gjysem analfabet" nuk merret parasysh nga intelektuale te kalibrit tuaj, sigurisht jeni i lire te kuptoni kritikat apo vrejtjet qe ju behen ashtu sic e shikoni ju te udhes, por sepse nje intelektual i kalibrit tuaj gjen kohen dhe energjine e duhur te merret me "koketulerit" duke ju lypur ketyre nje pakt dhe nuk gjen kohen, forcen dhe energjine te meret me problemet e medha te gjuhes shqipe te folur dhe te shkruar ne libra shqip apo te perkthyer nga gjuhet e huaja, ne librat shkollore, ne artikujt e gazetave dhe revistave te botuara, ne mediat televizive etj.

E kuptoj shume mire qe qasja ndaj ketyre problematikave do te sillte perplasje me eliten e sotme shqiptare, qofshin keta njerez te politikes, mediave, apo ekraneve televizive por do te ishte mendoj ne nderin tuaj qe ta benit kete sepse ndryshe do te mendoja qe ne kete shkrim pavrsisht  idese mirfilli per te mbrojtur idete tuaja ju i bini samarit se nuk i bini dot gomarit.

Me respekt

emigranti

Submitted by Bardhyl Qirjaku (not verified) on

Tek te gjithe, si te Autori i shkrimit dhe te komentuesit, edhe sepse ne dia raste nuk kane mendim te njejte, ndjehet nje shqetesim per gjuhen tone, te folur e te shkruar. Kjo eshte nje gje e mire. Pune te mbare !

Ju faleminderit !

Submitted by x (not verified) on

Konstatimi se" shqipja flitet dhe shkruhet keq ne publik" eshte i sakte dhe askush s'ka se si ta kundershtoje. Edhe mendimi tjeter se ka "zelltare" qe jane me te demshem se ata qe e shkruajne e flasin keq shqipen eshte i drejte, sepse keta te dytet bejne pjese ne kategorine e te ndergjegjshmeve, dmth shfaqen si njerez qe marrin persiper pergjegjesi. Marrin persiper pergjegjesi por eshte e vertete se shum pak qendrojne ne lartesine e detyres. Tani nese z Ardian ju versulet me nje fare terbimi ketyre te papergjegjshmeve, ka te drejte ta beje sepse eshte i fushes, por nuk besoj se ka gje kunder atyre qe me te vertete kontribuojne ne kete drejtim, grup ku ben pjese edhe ai vete. Tani edhe zelltaret e kane te drejten e ekzistences, dhe nuk ka pse te vajtojme aq shume sa Ardiani, por duhet theksuar se duke mos qene te fushes, zgjerimi qe i bejne zelltaret çeshtjes ne fjale, dmth problemit,  me te vertet e demton  procesin, sepse largon vemendjen nga thelbi, dmth nga sulmi i ashper dhe efikas qe duhet bere kunder fjaleve qe me te vertete perbejne shemtim per shqipen. Psh fjala "event" ka zevendesuar pa pike turpi fjalen ngjarje, apo fjala "performoj" ka hyre e po  rri shume keq ne shqip, e askush nuk po e vret mendjen, pervshire edhe z Vehbiu, qe te gjeje nje me te pershtatshme qe ta zevendesoje, sepse me aq s aune di nuk ekziston ne shqip nje fjale e denje qe te konkuroje dhe te deboje fjalen e shemtuar e cila sidomos kur zgjedhohet dhe behet "une performoj ti performon ai performoi", shemtohet akoma me shume....Megjitheate ka plot raste ku shqipja shkruhet shume mire ne publik, psh i gjithe shkrimi i z Vehbiu eshte shkruajtur ne nje shqipe te admirueshme.

Submitted by Eksperti (not verified) on

Shkrim mjaft interesant. Vetem nje gje nuk kuptova. Autori kerkon te shmangen verejtjet metagjuhesore, por shkruan nje artikull qe nuk eshte tjeter veçse metagjuhe! Pastaj nuk mora vesh edhe nje gje: mbi ç'kritere do te ndahen ekspertet, ata me "kredenciale" nga ata qe do duhet te kontrollojne detyrat e shtepise? I dashur Ardian, nuk ta kane fajin kritikuesit, mos merr zjarr kot si pushke e jevgut, por jepi ca keshilla gjuhesore dhe stilistike kolegut Nano.

Submitted by Anna (not verified) on

Z. Vehbiu, së pari dua t’ju falenderoj për gjithçka shkruani dhe për këtë artikull.  Jam nje lexuese e zellshme e gjithçkaje qe ju shkruani e ju konsideroj si ndër të paktët intelektualë/gjuhtarë të vërtetë që kemi. Megjithatë, sot ka disa pika me të cilat nuk pajtohem me ju, sepse thjesht, nuk po i kuptoj.

E para: i jeni vërsulur shumë “individëve pa kredencialë” si puna ime, dhe duket sikur nuk duroni dot faktin që ata merren me “gjuhësi”. Nëse nuk e kuptoni pse ndodh kjo, atëherë do t’ju ftoja ta shihnit këtë këmbëngulje për të “pastruar” gjuhën mëmë nga një këndvështrim më të gjerë se sa ai gjuhësor. Shqipëria është në krizë të thellë ekonomike-politike e shpirtërore. Kemi një klasë politike që po e shet vendin me pjesë, si ajo puna e detit, dhe neve pa kredenciale, s’kemi ç’bëjmë asgjë.  Të paktëm të kapemi fort mbas gjuhës se, mbasi shteti të na jetë shitur i tëri, si do ta vërtetojmë që dhe ne kemi një identitet?

E dyta: më duket e qartë se me paktin tuaj, ju doni që ne të të presim gjuhëtarët ta “ndreqin” këtë punën e gjuhës.  Megjithatë, ndërsa presim gjuhëtarët(Godonë), në Shqipëri “bujku” është shndërruar në “fermer”,  “emërimi” i dikujt është shndërruar në “nominim”, e “mendimi” është shndërruar në “opinion”. Hajde shpjegoja këto mamasë sime që s’njeh asnjë gjuhë të huaj. Sa herë shohim tv, më duhet të merrem me përkthime shqip-shqip.

E fundit: nga ana gjuhësore, nuk pajtohem tërësisht me ju se fjalët e huaja domosdoshmërisht duhen pranuar sepse e pasurojnë fjalorin e gjuhës sonë. Me sa di unë, për pranimin e fjalëve të huaja, zakonisht bëhet një farë përzgjedhjeje, dhe gjuhësia ka rregulla të përpikta për këto. Ka raste kur fjalët e huaja nuk mund të përjashtohen nga përdorimi  (që janë të pakta), por ka edhe raste kur mund të shmangen duke i përkthyer ato fjalë për fjalë, si në rastin e “calque-ve”.

Me kaq po e mbyll duke ju përshëndetur e falenderuar edhe njëherë për artikullin.  Për punën tuaj kemi nevojë të jashtëzakonshme, sot më shumë se kurrë.  Por shpreoj që petku i gjuhëtarit që keni veshur e ju shkon kaq shumë, të mos ju largojë nga realiteti. Se në fund të fundit, gjuha është e atij që e flet.  Urime të përzemërta edhe njëherë për punën tuaj të pashterrshme.

Submitted by Arben Zajmi (not verified) on

De Sosyr thote: “Fjalet kufizojne me njena-tjetren.” Pra nxjerrja nga qarkullimi i nji fjale ban qi fjalet e aferta te marrin kuptimin e se zhdukunes. Pastrimi i gjuhes ashte ndjeke dhe vazhdon te zbatohet nga shume kombe te perparueme. Shqipja vazhdon te jete e kercenueme e jo vetem ne leksik por edhe ne sisteme te tjera. Nji kercenim i madh vjen nga intelektuale kozmopolite dhe moderatore te paformuem te mjeteve te komunikimit masiv.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.