Merita e Yuri Kim: Bëri qesharakë gazetarët që u përpoqën ta mbrojnë nga vetja

Postuar në 09 Dhjetor, 2022 18:15

Në një editorial të sotshëm në gazetën “Tema” shkruhet se dosjet e Sali Berishës në SHBA datojnë që nga viti 1994 dhe ato janë përpiluar nga “një proces i gjatë disavjeçar i qeverisë amerikane për gjithë veprimtarinë e tij dhe familjes së tij, si një familje e korruptuar dhe si një politikan që ka minuar demokracinë në Shqipëri”. Të zë ankthi kur lexon këtë komplot të një familjeje ndaj demokracisë shqiptare dhe politikës së pakorruptuar "të shtetasve me emrin Taulant".

Së dyti, në të njëjtin editorial flitet në emër të mbarë Shqipërisë: sesi Shqipëria i është mirënjohëse SHBA dhe Yuri Kimit, se ajo bëri qesharak Sali Berishën, a thua jeta jonë nis e mbaron me këtë të fundit dhe sesi për shkak të veprës së madhe të Kim:

Sali Berisha dhe familja e tij janë të dënuar të përjetshëm për korrupsion dhe minim të demokracisë në Shqipëri. Ata nuk kanë asnjë perspektivë politike dhe aq më pak shtetërore

Mund të jetë edhe kështu, vetëm se ne dimë se jetojmë në një demokraci që na e solli Edi Rama me mediat e veta dhe është vota që e cakton perspektivën politike të njërit apo tjetrit. Jo editorialet e gazetave. Ja një meritë e Yuri Kim që duhet t’ia njohim: si një ambasadore e dështuar që ia uli në maksimum autoritetin moral SHBA në Shqipëri, ajo bën qesharake të gjitha mediat që duan ta mbrojnë si shenjtore.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po pse ka pas ambasador amerikan ne Shqiperi qe se keni shpall armik te partise ju demokratikasit. Me thuaj vetem 1. Te gjithe perfaqesues te imperializmit amerikan. Ndoshta edhe Taulanti duhet te perfundoje si Sala, por duhet te prese radhen. Pse e nxirrni nga rreshti ju ate? Nuk e ka turbullu ai ujin Berishes se eshte pas tij.
Dhe meqe e permende "...ajo bëri qesharak Sali Berishën, a thua jeta jonë nis e mbaron me këtë të fundit...". Po ju vdisni per Salen se e shifni si shprese qe tjua heqi nga qoshja kete shalegjatin. Eshte shume i lodh Sala. Dhe nese eshte vota ajo qe vendos vetem 300 kishte ne proteste.

Submitted by redaksia on

O socialist anonim! Te drejtohem keshtu per simetri: nuk ka demokratikas ne kete faqe. 

E dyta: hiqeni Salen me procedure, per korrupsion. Cojeni ne burg. Coni nje leter ne prokurori! Jo ti, se gjizen ke, po ky shalegjati sic e quan ti. Po jo me llafe e propagande. As me vendimet sovrane te Lulzim Bashes se edhe Enver Hoxhes i duhej nje autokritike dhe mbledhje Byroje. 

Submitted by Anonymous (not verified) on

E kupton qe nuk shkeputeni nga mentaliteti komunist? Kush ta fusi ne burg? Vetem drejtesia ka tager ta beje jo shalegjati. Po ju nuk luani nga istikami. Mos duhet ta mohojme qe eshte non grata? Ta heqim nga ku? Ai nuk perfaqeson asgje pervec ca ish enveristeve dhe militante te semure.

Submitted by redaksia on

Te coje letrat ne prokurori. Per te gjitha qametet qe e ka akuzuar. Letra tamam, t'ia marre Ridvan Bodes qe e coi te Banka e Shqiperise. Kur ia do puna ketij bllokon pallate me VKM se prokuroret flene mbi dosje, kur nuk ia do puna ia le Amerikes. 

Submitted by emri (not verified) on

o redaktor me shaptilograf!
te keqen e faqes pa ssh (protokoll sigurie, se e kam te qarte qe nuk ja thua nga keto). tamam qe duhet te mendohesh dy here para se te lesh koment ketu ... po nejse, se nuk e di nese e kupton.
Nuk kam nevoje une as per Kim e Alstair te me thote e tregoje mua se kush eshte sali berisha.
Ai mbase i ka kopsitur letrat qe mos e shohe deren e gjykates, pornuk ka per tja falur njeri as grushtin as gjysmen e lekut qe gjithe shqiptaret ja kane borxh. He derman se ka te thena e te pathena.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.