Autoritetet bullgare ndalojnë pesë persona si të dyshuar në lidhje me atentatin e Stambollit
Autoritetet bullgare kanë ndaluar pesë persona të dyshuar se kanë lidhje me atentatin e kryer në Stamboll në fundjavën e shkuar.
Të ndaluarit akuzohen se kanë ndihmuar një prej atentatorëve të 13 nëntorit, me asistencë logjistike, që të largohet. Autoritetet nuk kanë dhënë informacione mbi shtetësinë e personave të ndaluar, ndërkohë që vetë pala turke ka ndaluar tetë persona të dyshuar se kanë ndihmuar atentatorët.
Sipas mediave turke, autorja kryesore e dyshuar dhe e ndaluar, siriania Ahlam Albashir, thuhet se ka deklaruar se ishte stërvitur për operacione speciale nga grupimi kurd, PKK/YPG, një objektiv i njohur dhe i vjetër ky i presidentit turk, Erdogan. Nga atentati në bulevardin “Istiklal” gjetën vdekjen gjashtë persona dhe u plagosën 80 të tjerë.
Comments
3 moldave e dy arabe.
3 moldave e dy arabe.
Add new comment