BE nuk do pranojë një satelit të Turqisë në Adriatik. SHBA po kërkon zëvendësuesin e Ramës
Stavros Tzimas i gazetës greke “Kathimerini” ka publikuar sot një opinion mbi atë që e quan “vallëzimi i çuditshëm i Edi Ramës me Erdoganin”. Shkak është fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë në KiE gjatë të cilit ka rënë në sy mbrojtja që z. Rama i ka bërë presidentit turk. Asgjë nuk e ka pishur humorin e të pranishmëve lidhur me raportin e Dick Martyt, sipas Tzimas ka qenë avokatia e Edi Ramës për Erdogan që ka çuar në refuzimin e darkës së punës të thirrur prej tij.
Teksa vë në dukje faktin se politika e z. Rama me Turqinë nuk përkon me ambiciet e vendit, rinisë që po ikën, autori shkon më tej kur thotë se në këtë rast kemi të bëjmë me interesa personale të kryeministrit shqiptar. Interesa që nuk dihet se cilat janë.
A mund të jenë në fakt siç thuhet hapur në Shqipëri dhe pëshpëritet në hollet e diplomacisë europiane, se janë interesat e tij personale që po e çojnë atë në këtë vallëzim të çuditshëm me Erdogan? Dhe a do të pranojnë europianët një Shqipëri që është satelit i Turqisë në Adriatik dhe Mesdheun qendror?
pyet Tzimas.
Që përgjigjet se natyrisht që jo. Por për momentin, meqenëse nuk ka një alternativë të besueshme, ata po “i vendosin vezët në shportën e Ramës”.
SHBA megjithatë thuhet se “po bën Pazar gjetiu”
përfundon Tzimas, duke lënë të kuptohet se Edi Rama aktualisht është vetëm një aktor koniunktural në lojë dhe se ndërkombëtarët thjesht po presin për ta hequr.
Comments
Artikull i cuditshem
Nuk ka ndonje shans qe amerikanet te jene duke bere shopi g per zevendesuesin e Rames. Aresyeja eshte e thjeahte. Lali Eri, i vetmi qe aktualisht mund te marre dicka persiper, eshte shume kameleon dhe kete e dine amerikanet dhe kwta ketej oqeanit.
Insinuatat e artikullshkruesit grek ne lidhje me kancelomin e drekes nuk qendrojne. Dreken e ahtronte rama jo CoE.
Po ashtu eshte pergjigja e Rames per eurodeputeten greke qe mezi lexonte pyetjen ne cel, ishte me se e duhura.
E tera kjo nuk justifikon afersine e kryeministrit me Erdogan, por gjithsesi kjo afersi nuk duhet te coje uje ne mullirin grek
Add new comment