Zëdhënësi i Erdoganit, Rama: Hapja e Xhamisë së Madhe vendoset në Turqi
CKryeministri i Tiranës, Edi Rama, ka kapur në frena dore gjatë një interviste për “Euronews” kur është pyetur për marrëdhëniet e tij me presidentin turk, Erdogan. Lidhur me mbylljen e shkollave të “Gulen”, z. Rama ka përsëritur: ligji, ligji, ligji.
Presidenti Erdogan nuk ka dhënë dhe nuk jep asnjë urdhër se e para nuk e jep dot nga një vend jashtë Shqipërisë. Është kërkesë jo urdhër. Ne kemi vepruar sipas ligjeve tona
shtoi ai.
Sigurisht jo me tonin që i hakërrehet Rusisë nga selitë ndërkombëtare kur lufton si Sançua për gubernën që ende nuk po e kap dot, por me kujdes, duke kafshuar gjuhën dhe duke nxjerrë p.sh interpretime të tipit: në kohën e sotme, të kesh një partner si Turqia, është një aset. Kaq di të thëm unë.
Kaq e dinë të gjithë. Dhe Sançua në gërshetim me Shvejkun i ikën pyetjes reale që nuk ka të bëjë fare për nevojën e marrëdhënieve me Turqinë për të cilat biem dakord se janë shumë të rëndësishme, por në këmbim të çfarë po bëhet kjo gjë. P.sh z. Rama u pyet edhe nëse i është kërkuar largimi i kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë apo edhe se kur do të hapet xhamia e madhe. Sërish, me shumë kujdes, me tonin e duhur, në kërkim të frazës diplomatike, ky kaposh që i hakërrehet të gjithëve që mendon se ka nën vete e zhyti sqepin për të bërë zëdhënësin e tjetërkujt:
Komuniteti Mysliman Shqiptar është një komunitet i bazuar në vetëqeverisje dhe vetorganizim. Qeveria e Shqipërisë nuk vendos për këtë çështje. Inaugurimi i Xhamisë së Madhe vendoset nga komuniteti musliman i Turqisë se kur bëhet që edhe e financon
tha ai.
Jo se këto nuk dihen. Por është mirë të dëgjohet intervista për mënyrën e shprehjes nga ata që kanë përhapur mitin se ky është mjeshtër i propagandës e me radhë, pohime që në fakt janë asgjë më shumë sesa shprehje e kompleksit të atyre që sepse u është mbushur mendja se janë kundërshtarë të z. Rama.
s.zaimi
Comments
Myslimanët e Turqisë nuk janë
Myslimanët e Turqisë nuk janë të organizuar në një "komunitet" të pavarur nga shteti, si në rastin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, por nga Presidenca e Çështjet Fetare, e cila është pjesë e strukturave shtetërore turke.
https://www.diyanet.gov.tr/en-US/Institutional/Detail//1/institutional-s...
Add new comment