Kërcënimi i kandidatit për rektor, Mynyr Koni, policia ndalon Emiljano Shullazin

Postuar në 16 Prill, 2016 23:38

Sot ish –kryeministri Sali Berisha denoncoi publikisht se shtetasi Emiljano Shullazi kishte kërcënuar kandidatin për rektor të Univeristetit të Tiranës, Mynyr Koni, i cili ka deklaruar më pas se është i vendosur të vazhdojë garën.
Ndërkohë në mbrëmje disa media raportojnë se Emiljano Shullazi është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje. Ky i fundit do të merret në pyetje për ngjarjen e pretenduar dhe denoncuar nga Berisha, që nëse vërtetohet është shumë e rëndë.
Nuk është ende zyrtare nëse ndalimi është bërë pas ndonjë kallëzimi, apo vetëm si pasojë e denoncimit publik të Sali Berishës.

Comments

Submitted by Kopi (not verified) on

Me c'po duken muhabetet der tani, edhe Dhori Kule edhe Mynyr Koni, kane mohuar qe te jene kercenuar nga Shullazi.
Loja po merr kethese.
Me sa po nuhatet, dopio gjashta i mbeti ne dore Sali Berishes.
Por, ai do t'i rreshqase kesaje pune, sa te kete Llallen Kryeprokuror.
T'i rroje Llalla.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.