Bankat private, 200 milionë dollarë prona të paluajtshme
Sistemi i kreditimit që aplikohet në Shqipëri ka sjellë si pasojë kthimin e bankave private në pronaret kryesore në vend. Sipas Bankës së Shqipërisë pronat e sekuestruara klientëve që i kanë vënë ato si kolateral, kanë mbetur pa u shitur edhe në ankande. “Në raportin e fundit të stabilitetit financiar Banka vëren se, nëse në vitin 2012 bankat zotëronin prona të paluajtshme me vlerë 5 miliardë lekë, në fund të vitit të kaluar shifra arriti në 22 miliardë lekë ose gati 200 milionë dollarë. Këto janë pasuri si ndërtesa tregtare, apartamente apo toka të bllokuara nga kreditorët, të cilët nuk kanë shlyer kredinë, dhe që bankat nuk kanë mundur t’i shesin në ankand duke u detyruar t’i marrin në pronësinë e tyre”, raporton Top-Channel.
Bankat gjenden kështu në kushtet e humbjes së kapitaleve financiare për shkak të mos kthimit të detyrimeve duke konvertuar paranë me prona, si rrjedhojë e kontratave. Por prona që nuk shiten dhe që kanë kosto për mbajtjen nuk para vlejnë shumë, përveçse në rastin kur do të detyrojnë bankat të ulin çmimin. Nëse shifra 200 milionë është e vërtetë, atëherë bankat kanë në dorë edhe tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri.
Comments
Ne rast se nuk i shesin,
Ne rast se nuk i shesin, atehere, jane te bllokuara.
Qe t'i shesin nen cmimin mbi te cilin eshte llogaritur kolaterali, atehere do te dalin me humbje.
Kam degjuar se bankat po afertojne deri ne 25 %. te cmimit mbi te cilin i kane llogaritur, dhe perseri nuk i shesin dot.
Njerezit, kane frike te blejne nje prone, te konfiskuar nga banka.
Add new comment