Bie konsumi, BSH ul për të katërtën herë normën e interesit

Postuar në 28 Mars, 2012 07:45

Gjërat nuk po shkojnë aspak mirë në ekonominë e vendit, ndryshe Banka e Shqipërisë nuk do të detyrohej që të ulte normën bazë të interesit për të katërtën herë brenda një periudhë prej më pak se gjashtë mujore. Guvernatori Fullani lajmëroi sot vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së për uljen e normës së interesit nga 4.5 në 4.25 për qind për lekun me shpresën se kjo do t’i stimulojë bankat të japin më shumë kredi si edhe rritjen e konsumit nga qytetarët. Duket se ekspertët e BSH-së presin të zgjasë edhe me tepër kontraktimi i ekonomisë prandaj edhe kanë sugjeruar një ulje tjetër të normës së interesit. Shenjat e uljes së konsumit janë dhënë që prej muajit nëntor, ndërsa u shfaqen plotësisht gjatë muajve të parë të këtij viti ku rritja e çmimeve në përgjithësi ishte më e ulët (inflacioni 0,6 %) krahasuar me muajt e parë të viteve të kaluara.

 

S.E.

Comments

Submitted by luani (not verified) on

Problemi kryesor eshte inflacioni, qe ka arritur ne nivele marramendese. Shifni cmimet e ujit, dritave, ushqimeve, karburantet. Kjo ka sjelle uljen e konsumit...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.