Arritëm marrëveshje me Kievin, Perëndimi e minoi. Nuk bllofoj: Do përdorim çdo mjet ndaj kërcënimeve
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar mobilizimin e pjesshëm në vend që përfshin angazhimin në Ukrainë. Përtej këtij akti, të cilin zyrtarë të Ukrainës e kanë cilësuar si të pritshëm, Putin ka konfirmuar atë që është raportuar më herët nga analistë në Perëndim se arritja e marrëveshjes së armëpushimit u minua nga perëndimi, kryesisht Britania e Madhe.
Që me nisjen e negociatave, përfshirë bisedimet në Stamboll, përfaqësuesit e Kievit reaguan shumë pozitivisht ndaj propozimeve tona dhe ato kishin të bënin me sigurinë e Rusisë, interesat tona. Është e qartë se një zgjidhje paqësore nuk i përshtatet Perëndimit. Pas arritjes së disa kompromiseve, Kievi mori urdhër direkt për të zhbërë të gjitha marrëveshjet. Ukraina nisi të grumbullonte edhe më shumë armë
tha ai.
Në shtator revista “Foreign Affairs” vinte në dukje se rusët dhe ukrainasit kishin arritur një akord në muajin prill, por ishte ndërhyrja e drejtëpërdrejtë e Boris Johnosn që shkatërroi çdo gjë. Në këtë kuadër, Putin ka bërë pjesë të narratvës një akt që është i konfirmuar, duke paralajmëruar se nëse ai nisi luftën, dikush tjetër nuk do paqen sipas termave që ai mund të arrinte me Ukrainën.
Në fjalimin e mbajtur me rastin e mobilizimit, presidenti rus ka shfaqur një qëndrim gati terminal lidhur me Perëndimin, diçka që na thotë se lufta ka nisur dhe se në Kremlin kanë bindje se po investohet për shkatërrimin e Rusisë.
Tani ata po flasin për shantazh bërthamor. Impianti i Zaporizhias u bombardua dhe pati njoftime se ata doninë të përdornin armë bërthamore…Atyre që do ta lejojnë një gjë të tillë u kujtojmë se edhe ne kemi armë bërthamore, madje më modern se ato të NATO-s…Nëse do të ketë kërcënime ne do të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion dhe nuk po bllofoj
tha Putin.
Comments
Ky mobilizim eshte pak dhe I
Ky mobilizim eshte pak dhe I pjesshem. Jane vetem forcat r3zerviste ( vetem te trajnuarit). Sikur te mobilizohej e tere ushtria ruse, fronti i Ukraines do te shkaterrohet brenda nje jave, perfshire ketu mercenaret e NATOs.
Agresiviteti i NATOs eshte me ikeq se nazifashizmi gjermano-italian ne shek e kaluar.
Derrat si Johnson & Truss jane te rrezikshem. Lobi Ziopigs nuk ndalet me agresivitetin e tijne Lindje dhe Afrike.
Add new comment