Planet A, B dhe C të republikanëve kundër Donaldit

Postuar në 12 Prill, 2016 04:19
Eduard Zaloshnja

Figurat kryesore të partisë Republikane në SHBA nuk duan që Donald Trump të jetë kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë. Kjo, për dy arsye – e para sepse nuk pëlqejnë që Donaldi të jetë lideri i partisë së tyre, dhe e dyta, sepse sondazhet tregojnë se ai ka gjasa të mundet keqazi si nga demokratja Hillary Clinton, edhe nga socialdemokrati Bernie Sanders.

Për të bërë të mundur që në Shtëpinë e Bardhë të shkojë një republikan, pas 8 vjetëve të demokratit Obama në të, figurat kryesore republikane kanë tre plane. I pari, plani A, është që Ted Cruz të ketë më shumë delegatë të tij në Konventën Republikane se sa Donaldi.

Në qoftë se ky plan dështon, plani B është që Donaldi të mos ketë më shumë se gjysmën e delegatëve në Konventë, dhe pas disa raundesh votimi, të zgjidhet atje me konsensus një kandidat tjetër – John Kasich, që është i treti në garën primare ose Paul Ryan (Kryetari i Dhomës së përfaqësuesve në Kongres), që s’është fare në garën primare.

Në qoftë se edhe plani B dështon, dhe Donaldi zgjidhet kandidat për në Shtëpinë e Bardhë, mund të futet në lojë plani C. Figurat kryesore republikane po mendojnë që të mbështesin kandidaturën e pavarur të ish-gjeneralit të marinsave, James Mattis, i cili punon aktualisht në Hoover Institution, i lidhur me Stanford University.

Edhe pse pa përvojë politike, Mattis njihet si një lider i madh ushtarak, që sipas figurave kryesore republikane, mund të përsërisë përvojën e ish-gjeneralit Ajzenhauer në Shtëpinë e Bardhë. Që ai të arrijë deri atje, i duhet vetëm të kandidojë si i pavarur dhe të fitojë në tre shtete - Florida, Ohio dhe Pennsylvania. Në këtë mënyrë, asnjë nga kandidatët nuk mund të arrijë numrin magjik të 270 votave elektorale për t’u zgjedhur president. Dhe në këtë rast, sipas amendamentit 12 të kushtetutës amerikane, Mattis mund të zgjidhet president nga Dhoma e Përfaqësuesve në Kongres, ku mbizotërojnë dukshëm republikanët.

Sipas revistës Military Times, ish-gjenerali Mattis ka deklaruar se nuk është i interesuar për t’u bërë president i SHBA-së. Por kështu deklaroi edhe ish-gjenerali Ajzenhauer para se të kandidonte. Dhe më pas, ai ndëjti 8 vjet në Shtëpinë e Bardhë… 

Comments

Submitted by Mesfushori (not verified) on

Ne Parlamentin Shqiptar te kohes se mbreterise se Zogut, aty nga fillim vitet '30 te shekullit te kaluar, dhe vendi ishte ne veshtiresi ushqimi, Deputetet po diskutonin se si te dilnin e te perballonin kete krize.
Ndermjet te tjereve, ngrihet nje deputet dhe thote qe ne, Shqiperia, t'i shpallim lufte Amerikes, dhe t'a sulmojme, nga luftimet, Amerika do te na munde dhe do t'na pushtoje, dhe me pushtimin, njekohesisht do te zgjidhet edhe kriza e ushqimit, mbasi do te na mbaje Amerika me buke.
Ne kete kohe, ngrihet nje tjeter dhe thote,mpo sikur ne, shqiptaret, te pushtojme me te vertete Ameriken, hajde e mbaje gjithe ate Amerike me buke.
Keshtu, edhe keto planet A, B dhe C.
Si te duan t'ja bejne.
Politika e jashtme, cia, fbi, nuk ndryshojne.
Rrofte Amerika.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Zaloshnja, ndonese Sanders e ka deklaruar vete se eshte socialist, na e quan socialdemokrat si Skender Gjinushin.
Eshte zgjimi i te majtes ekstreme se ciles i pergjigjet e djathta ekstreme o shoku analist.
Nuk ka shans qe edhe po te zgjidhen presidente "fashisti" Trump apo "socialisti" Sanders, qe ne SHBA te ndryshoje sistemi demokratik e te kthehet ne diktature fashiste apo komuniste.
Jam kunder cdo ekstremizmi politik, por nese flasim per interesat e Shqiperise, midis nje republikani e nje demokrati kandidat amerikan per president, nuk do te ishte keq qe nja kater vjet SHBA te kishte nje president qe nuk i honeps komunistet.
Nuk e di valle Zaloshnja se Shqiperia vuajti per pese dekada, nga nje diktature komuniste e jo fashiste ?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.