Patriarkana përplaset me Kishën Ruse, Bartolomeu refuzon ceremoninë me Putin në Athos

Postuar në 11 Prill, 2016 09:54

Udhëheqja politike dhe fetare e Rusisë do të mbërrijë në fund të majit në Malin Athos në Greqi  për të marrë pjesë në festimet për 1 mijë vjetët e praninë së murgjve ruse në Malin e Shenjtë. Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë, Kirilli dhe presidenti Vladimir Putin do të bëjnë një pelegrinazh zyrtar për të kremtuar mijëvjeçarin e ortodoksisë ruse, ceremoni nga e cila megjithatë do të mungojë jo aksidentalisht  Patriarku Ekumenik Bartolomeu, lideri shpirtëror i ortodoksëve.

Rusët kanë kërkuar që në fillim t’i japin  një dimension të lartë kombëtar kësaj ngjarje fetare dhe kulturore, duke e shoqëruar me festime të shumta në Moskë, Shën Petersburg dhe në të gjithë dioqezat e peshkopatat e vendit. Por edhe pse Kisha ruse  kishte planifikuar një ceremoni madhështore, në Malin Athos  gjërat nuk zhvillohen si ata do donin, pavarësisht se të dyja palët kanë ngritur një komitet të përbashkët për përgatitjet e festës.

Por çfarë ka ndodhur që në vend të një ceremonie madhështore cariste  me shkëlqim bizantin, dueti i fuqishëm i Rusis,  Putin-Kirill shkon në Athos për një pelegrinazh të thjeshtë dhe disa lutje në një manastir që rusët rrezikojnë ta humbasin nga “armiqtë” ukrainas.

Kështu, ndonëse u tha se përgatitjet për ceremoninë po bëheshin në një klimë vllazërore, kreu i Komitetit rus dhe "ministër i jashtëm" i Patriarkanës së Moskës, mitropoliti Hilarion, lëshoj akuza kundër Patriarkanës se ngre pengesa për vendosjen e  bashkatdhetarëve të tij  murgj në malin Athos

Patriarkana nga ana tjetër ka theksuar prerazi se nuk ka Athos rus, por murgjë rusë që kanë shërrbyer në manastiret e Gadishullit. Të tjerë kanë kujtuar "betejën" diplomatike të Rusisë në takimin e ambasadorëve më 29 korrik 1913 në Londër, për të mos e sanksionuar në territorin grek malin Athos, por të dhe mbetej si një njësi "autonome, e pavarur dhe neutrale." Kështu Patriarku Bartolomeu nuk do të shkojë në Athos për të "legjitimuar" praninë e iniciativës ruse.

http://www.kathimerini.gr/856196/article/epikairothta/ellada/ta-rwsika-m...

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Putini si drejtues politik i Rusise ka vend aty VETEM ne qofte se aty ne ishullin Athos vijne edhe te gjithe udheheqesit e shteteve te tjera ortodokse per te bere festen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.