Edhe një gënjeshtër

Postuar në 25 Mars, 2012 05:10
Peshkupauje.com

Një miku im gazetar, duke e pasur edhe ai bezdi gënjeshtrën ordinere, më dërgoi këtë dokument të protokolluar të Këshillit të Ministrave; të cilin e kam bashkëngjitur më poshtë, të datës 20 gusht 1996, drejtuar Ministrit të Financave (Ridvan Bode) dhe Governatorit të Bankës së Shqipërisë (Kristaq Luniku), për njoftim Presidentit të Republikës së Shqipërisë (Sali Berisha). Dokumenti në fjalë konstaton që organet të cilat u drejtohet, nuk po merrnin masa për fenomenin e rrezikshëm dhe propozon masat që duhet të merreshin. Dokumenti është i firmosur nga Kryetari i Këshillit të Ministrave (Aleksandër Meksi). Dokumenti është botuar në shtypin e përditshëm rreth viteve '99-'00, nuk di ta them me saktësi datën, dhe ka kaluar në heshtje prej të gjithë palëve në skenën politike shqiptare.

Ma dërgoi këtë pasi në emisionin Opinion transmetuar në TV Klan më datë 22 mars 2012, S. Berisha është shprehur ndryshe, duke gënjyer në mënyrë të paturpshme (si e ka zakon, kuptohet). Edhe pse mungesa e gazetarëve apo debatit, thua se po intervistohet ndonjë hyjni, më bëri si gjithmonë përshtypje, moderatori, Blendi Fevziu, është në dijeni të plotë të atyre që kanë ndodhur, pasi ka një intervistë të tij të pas 1997 me ish-Kryeministrin A. Meksi, ku ky i fundit i thotë shprehimisht që organet qeverisëse të asaj kohe kanë qënë në dijeni të situatës dhe pasojave.

Jam i vetëdijshëm që në Albanistan çmenduria nuk ka fund, por mendova t'i shtoj edhe një copëz të vogël panoramës. Pse mor njeri nuk mund të thuash që qeveria ime më informoi në gusht por shkon e thua 17 nëntor (tërësisht arbitrare si datë, hajde merre vesh) dhe thua edhe kryeministër dhe president egzekutiv (çfarë do të thotë ky titull?). Çfarë janë këto "nuk e dinim"!

Më poshtë po shtoj vetëm lidhjen e Opinion të datës 22 mars, një transkriptim të çfarë shpreh Kryeministri S. Berisha aty dhe skanimet e dokumentit origjinal.

Emisioni: http://www.tvklan.al/emisioni.php?id=4459
 

Transkriptimi i fragmentit:

"Unë dua të garantoj qytetarët shqiptarë se shkaku më themelor i zhvillimit të tyre [fajdeve] ishte mosnjohja totale e tyre. I problemit të piramidave, skemave të Poncit. Se cilat ishin njohuritë për piramidat në Shqiperi unë kam një dokument të cilin e kam cituar disa herë. Guvernatori i asokohe i Bankës së Shqipërisë, i cili punonte ditë e natë me këshilltarin e FMN-së më datën 17 nëntor të vitit 1996 më dërgon një letër. Më dërgon një letër në të cilën shpreh zyrtarisht shqetësimin për zhvillimin e këtyre fenomeneve të tregut informal financiar dhe më sygjeron në këtë letër që të marrim masa për licensimin e tyre në banka. Pse e perdor këtë shembull? Jam i bindur që në këtë sygjerim të Lunikut nuk kishte idera sabotazhi. Në këtë sygjerim kishte kufizim të dijes. Imagjinoni ju se cilat ishin njohuritë për këto skema, kur guvernatori, njeriu përgjegjës direkt për stabilitetin monetar i drejtohet kryeministrit për t'i liçensuar në Banka. Dy. Nuk ka patur as edhe një shkrim nga gazetarë vendas e të huaj per keto. Tre. Kur këto u shndërruan në një ethe masive morëm me bo ligjin."

 

Skanimi i dokumentit: http://imgur.com/a/PydMM

 

Comments

Submitted by Eri (not verified) on

Si ka mundesi qe Kryeministri Dr. Palla Berisha nuk e knishte dienine se cfare I shin "fajded" Alimuca, Sudja e Xhaferri, kur ne nje interviste te janarit 1997 ai vet iu drejtua popullit Shqiptar duke I thene se...." keto para dhe firma Jane te pastra dhe se jane parate e popullit qe I fituan me djerse" dhe qe te nesremen, njerzit dhe populli fukara shiti shtepite dhe me dyndjen me te madhe I futi leket te keto firma.???
Berisha e dinte shume mire se me cfare merrej Vehbi Alimucaj! Ai vete I that popullit qe te mos Kishinev trike dhe te fusion sa me shume leke tek firmat e "rregullta"
Sali, te erdhi Radha qe te japesh dorezimin e karriges tende prej maloku, ne te njejten menyre qe Fatos Nano ta dorezoj Ty, cod gje me protokoll dhe inventtar administrate. API ke frike se mos te dalin te palarat sheshit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.