Presidenti për Berishën, si të ish oksigjen

Postuar në 28 Mars, 2012 02:08
Mustafa Nano

Berisha nuk lë rast pa e thënë se Presidentin e Republikës këtë herë do ta zgjedhë nga të vetët. E thotë këtë gjë kur e pyesin (në studion e “Opinionit”, apo në konferenca për shtypin), por edhe kur s’e pyesin (në mbledhjet e qeverisë apo të grupit parlamentar). Së fundmi e tha sërish në “TV Klan”: “Nuk e kam vënë unë ndonjëherë në diskutim, që Presidenti do të jetë i PD-së; kam shumë respekt për të huajt, jam jashtëzakonisht respektues, por për çështje emrash, unë nuk jam i hapur; përzgjedhja e kandidaturës për kryetarin e shtetit është çështje e shqiptarëve; vendi ka një procedurë kushtetuese për Presidentin, ai është kryetari i shtetit”.

Siç shihet, u mëshon dy gjërave: 1. Presidenti do zgjidhet në respekt të Kushtetutës; dhe 2. Me të huajt jam fare i hapur, pranoj gjithçka, por jo emra kandidaturash për poste funksionarësh. E lezetshme, apo jo? Refuzon dy gjëra, të cilat nuk ia ka kërkuar askush, as i huaj, as i brendshëm. Kurrë nuk ka ndodhur që të huajt, kryesisht diplomatët, të kenë përmendur emra kandidatësh. Mesazhi që ata kanë përcjellë në vijimësi është shumë i qartë: kreu i shtetit duhet të jetë një figurë e pranuar nga palët, që figurë që ndjell konsensus. Pikërisht këtë gjë i kanë kërkuar dhe ata të opozitës. Deri në momentin që flasim nuk është raportuar në asnjë rast që opozita të ketë dhënë ndonjë emër presidencial. Madje, sa herë që gazetarët kanë pyetur lidhur me emra të ndryshëm, përgjigjja e secilit opozitar “të marrë në pyetje” ka qenë si e mësuar përmendësh: “Na intereson metoda, jo rezultati”. Në daljen e fundit, Rama është shprehur tekstualisht, se “[na duhet] një President [që të jetë] mishërim i unitetit kombëtar, një figurë mbi palët, garantues i institucioneve; kam mendimin që procesi mund të nxjerrë emrin, dhe jo emrat procesin”. Në të njëjtën linjë kanë ecur të gjithë opozitarët, sa herë që u është dashur të flasin publikisht lidhur me këtë argument. Të vetmit që kanë folur për emra, kanë qenë berishianët; jo të tërë, por një pjesë; aq sa Berisha u detyrua t’i tregojë vendin njërit syresh, Olldashit, në intervistën e fundit në “Opinion”: “Ministri Olldashi ka për detyrë të merret me infrastrukturën”.

Kjo është për sa i takon pikës së parë. Për të dytën, vlen gjithashtu i njëjti arsyetim. Berisha sillet sikur të gjithë ata që s’janë me të, opozita, gazetarët, diplomatët, po i kërkojnë të shkelë Kushtetutën, dhe në këto rrethana ai po i jep garanci publikut, se do të respektojë Kushtetutën. Mirëpo, ajo që po i kërkohet është krejt e kundërta; po i kërkohet një respektim optimal i Kushtetutës, po i kërkohet respektimi në germë e në frymë i saj. Shkelja e Kushtetutës do të ish në rastin, kur do t’i thuhej se “presidenti duhet të zgjidhet me 69 vota”. Ky është rasti? Jo, s’është ky rasti. Diplomatët e opozita nuk po i thonë ta zgjedhë me 69 vota (dy më pak se sa kuorumi i nevojshëm në votimin e tretë parlamentar), por po i thonë ta zgjedhë me më shumë se 71 vota. Shkelet Kushtetuta, nëse presidenti zgjidhet me 80, 84, 94 apo 104 vota? Jo, përkundrazi, sa më i madh të jetë numri i deputetëve që do të votojnë për të njëjtin emër presidencial, aq më shumë i afrohemi interpretimit ideal të frymës së Kushtetutës, që e përkufizon kreun e shtetit si simbol të unitetit nacional. Pikërisht këtë përcaktim kushtetues kanë nënvizuar diplomatët: presidenti duhet të jetë mishërim i unitetit nacional (në nenin 86, pika 1, thuhet, se “Presidenti i Republikës është kryetar i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”). Dhe nuk janë të huajt që po i kërkojnë të shkelë Kushtetutën, por është vetë ai që po synon ta shkelë me zotimin që ka marrë për të zgjedhur president një nga eksponentët e partisë në pushtet, gjë që do të na japë, jo një njeri që përfaqëson unitetin e popullit, por një njeri që përfaqëson unitetin e PD-së.

Mos vallë Berisha është budallá që bën këto interpretime? Jo, Berisha thjesht bën rolin e budallës. Sa herë ia do puna, ai e bën këtë rol. Dhe në këtë rast, puna ia do sa s’ka ku të shkojë më shumë. I duhet Presidenti këtë herë. I duhet, pasi duke pasur presidentin, mund të zgjedhë më pas një kryeprokuror, e kështu të mbrojë veten e të vetët nga hetimi mbi zullumet e krimet e kryera. Prandaj nuk ka gjasa që Berisha të heqë dorë nga ky plan. Edhe sikur presioni të rritet shumë më tepër se sa kaq, edhe sikur t’i thonë se “Shqipëria bëhet menjëherë anëtare e BE-së, nëse PD-PS arrijnë të zgjedhin një president mbi palët”, ai do t’i mbahet logjikës e nevojës së vet. Dhe jo vetëm ai; edhe të vetët, të cilët dinë ta recitojnë script-in e përgatitur.

Ja, dje ish radha e Fatos Bejës, ish radha e atij, emri i të cilit është në listën e Lal Krosëve presidencialë. Kish dhënë një intervistë në të përditshmen “Panorama”, dhe e gjithë kjo intervistë fokusohej në këtë temë. E çfarë thosh Beja? Thosh se – po sjell disa pohime të tijat ashtu si i ka shkruar – 1. zgjedhja e Presidentit të Shqipërisë do të bëhet tërësisht në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë (ky është qëndrimi i palogjikshëm i Berishës, që Beja e përsërit si papagall), se 2. nuk ka mospërputhje të deklaratës së Kryeministrit me deklaratat e përfaqësuesve të ndryshëm ndërkombëtarë, të cilët, për hir të së vërtetës, gjithnjë i janë referuar Kushtetutës së Shqipërisë; dhe nuk mund të jetë ndryshe (në këtë pikë po bën edhe Beja si budalla), se 3. kërkesat për t’ua nënshtruar zgjedhjen e Presidentit tryezave partiake jashtë Parlamentit e duke vënë kushte jashtëkushtetuese, nuk e garanton ndarjen e pushteteve (për çfarë kërkesash apo kushtesh bëhet fjalë?), se 4. kriteret e kandidatit për President dhe procedurat e zgjedhjes së Presidentit janë të përcaktuara rigorozisht në Kushtetutë, dhe as mazhoranca, as opozita nuk mund t’i ndryshojë ato (kush ka tentuar t’i ndryshojë këto kritere?), se 5. PD-ja ka detyrimin të mbështesë një kandidaturë, që do t’u përgjigjet aspiratave të shqiptarëve që votuan për të në 2009 e në 2011 (Ou? Aspiratat e shqiptarëve që kanë votuar PD-në? E ç’lidhje kanë këto aspirata elektorale me zgjedhjen e Presidentit? Merret vesh e në këtë rast Beja nuk bën si budalla; ai na tregon se është budalla).

Të tilla arsyetime do na dëgjojnë veshët deri në korrik, kur në Presidencë do të hyjë si kreu i ri i shtetit një nga kodoshët e kësaj kohe. Mund të jetë dhe Beja. Fatos Beja.

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

Artikull i mire, por i shkruar ne nxitim e siper. Ky nxitim evidentohet p.sh. ne ngaterrimin e rendit te dy  ''gjërave'': 1) Presidenti do zgjidhet në respekt të Kushtetutës; dhe 2) Me të huajt nuk pranohen emra kandidaturash për poste funksionarësh. Kur nis i shtjellon, piken e renditur te dyte e konsideron te pare dhe te dyten e konsideron te pare.

Submitted by Albi (not verified) on

Une e kuptoj deshiren e te huajve per nje president mbi palet, ne fakt eshte gjeja e duhur per te ndale uzurpimin e pushteteve nga nje njeri i vetem.

Po une nuk te kuptoj qendrimin tend Muci. A nuk ishte e qarte nje gje e tille qe ne 2008? Pse atehere fole pak ose aspak. Pse akoma nuk thua qarte se ky ishte nje gabim i Rames? Ne fakt ishte me shume se nje gabim, ishte nje deshire e qarte e shprehur per te patur ai mbas 2009 te gjitha pushtetet? Pse kete deshire diktatoriale te tij nuk e shpreh asnjehere?

Edhe nje gje tjeter. Kushtetuta e re, ne germe e ne fryme sic thua ti, NUK kerkon nje president mbi palet. Ky ishte pak a shumem kompromisi me kodin elektoral. Me ate kod dihej qe dy partite e medha do kontrollinin shumicen e vendeve ne parlament dhe qe gjithashtu numrat do te vertiteshin gjithmone tek 72-68, 73-67 max. Kodi pra nuk lejon diferenca te medha. Si rrjedhoje presidenti konsensual do ishte i veshtire, kshuqe palet rane dakord qe te mos ishte i tille, e qe dy kryetaret mbasi kishin uzurpuar pushtetin me listat brenda partise tani kontrollonin dhe presidentin.

Po nqs te intereson germa dhe fryma, ku ishe ti o Muc ne 2009? Ku je ende sot? Si eshte e mundur qe Rama jo vetem nuk u largua nga kryetar i PS, po mbi te gjitha megjithese vetem ka humbur me Berishen eshte akoma me i forte ne krye te saj? Pse nuk te intereson germa dhe fryma e hapit te pare ku fillon garimi politik dhe hapit te pare te sistemit te checks and balances, pra partise?

Struc!

Submitted by ermiri (not verified) on

O Albi, po ate "Struc!", c'e ke ne fund?!

Si do ndiheshe ti nese dikush do bente nje koment mbi komentin tend dhe ne fund ta mbyllte me fjalen - " Trap!"

Submitted by Albi (not verified) on

Histori e gjate mes meje dhe Mucit.

E kam me shume per menyren si fshihet nga te vertetat e pakendshme per te.

Submitted by Ilir (not verified) on

Philip Reeker qesh me vete se si  " Debilat Shqiptare hyjne dhe dalin njeri pas tjetrit nga dera e tij" Qesh  me vete kur  Debilat paguajne shuma te medha per takime pa vlere dhe investim, Qesh me vete se si ky Popull qeveriset nga Debila te Tille , Qesh me vete kur Debilat Shqiptare gezohen kur takojne nje nenpunes ... administrate. Qesh me vete se si Lulezim Basha Lumturohet ne kuptimin e Plote te Fjales kur takon Kreytarin e bashkise se Washington Dc, Qesh me vete se si Kryetari i Opozites si "Naim Frasheri " i prezanton " Rilindjen Shqiptare " atij as ruhet., Qesh me vete si nje kryehajdut si Ilir Meta qe duhet ishte mbrapa hekurave te Burgut jep Referat ne Universitetin Hopkins te Washingtonit, Qeshe me vete kur shehKryeministrin e Shqiperise qe paguan miliona dollare per nje takim me Sekretaren e Shtetit, Qeshe me vete se si ky Popull ( s'ka buke) mban mbi kurriz " Kokrra Debilash te Tille "

Submitted by reformer (not verified) on

Artikulli eshte interesant ne zberthimin e taktikave retorike, te cilat ne te vertete perbejne te vetmin kontribut "krijues" ne fushen e demokracise se implementuar berishjane dhe qe ne fakt jane nje tallje jo vetem me vete demokracine, por edhe me vete arsyen e shendoshe.

Fryma e demokracise ka vdekur me kohe brenda PD-se dhe ne vend te saj eshte ringjallur "shpirti i vdekur" i diktatures!

Ne fillim ishte fjala, por fjala eshte fryme! Nese fryma vdes, fjala sherben vetem si arkivol per te mbajtur kufomen e frymes se vet te meparshme!

Submitted by I liri (not verified) on

Nje president per aspiratat e shqiptareve qe votuan PD.Pra per 650 mije votues,perfshi koalicionin.Dmth. per 1 300 000 mije shqiptare. Po per 2 700 000 shqiptare,qe nuk kane votuar PD,ose nuk kane votuar fare,kush do te jete president?Kjo eshte per t'i gjetur pune,dikujt qe mer nje vertetim nga grup seksionet  e PD, se eshte votues i saj...?!

Submitted by artur (not verified) on

Bukur! Kapja pas Kushtetutes nga ai qe e shkel  dhe e shperfill ne cdo hap politik Kushtetuten, eshte djallezia "konstitucionale"  e Berishes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.