Ilir Celibashi provokon: Zgjedhjet t’i bëjë qeveria

Dje, në një tryezë për reformën zgjedhore është hedhur një ide shumë ‘provokative’, dhe për autor ka patur ish-kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi. “Zgjedhjet duhet t’i bëjë qeveria”, tha ai. Nuk dihet nëse të pranishmit kanë mbetur gojëhapur, por janë të gjithë gjasat që Celibashi ta ketë pritur një reagim të tillë, gjë që duket tek frazat, me të cilat ai përgatit ‘bombën’ e vet: “Shikoni, nuk e them për të bërë diversion; nuk po tallem, e kam seriozisht; mund të duket ironike, por e kam seriozisht”. Dhe pas këtyre frazave hodhi idenë, që mund të përmblidhet me këto fjalë: “Është më mirë që zgjedhjet në Shqipëri t’i organizojë qeveria. Le t’ia lëmë gjithë pushtetin qeverisë dhe ministrisë së brendshme, le t’u lëmë këtyre gjithë përgjegjësitë politike e administrative, në mënyrë që vetë qeveria të mos ketë se ku ta hedhë fajin në rast se zgjedhjet dështojnë”.
Në raportimin që bëjnë të përditshmet lihet të kuptohet se ideja ka kaluar e pakomentuar. Me sa duket, u ka ngjarë shumë e çmendur në kontekstin shqiptar. Mirëpo, duket racionale si ide. Madje, i vetmi problem me këtë ide është se është tepër racionale. Apo s’mendoni kështu?
M.N.
Comments
Po, do te ishte racjonale,
<p>Po, do te ishte racjonale, bile shume racjonale nqs zgjedhjet do ja linim ti bente qeveria Angleze, por ti leshe zgjedhjet ti beje qeveria e Saliu dhe pastaj ti kerkosh llogari po Saliut per deshtimin e tyre!? It is very strange , isn't it?</p>
Jo, jo nuk eshte hic ide e
Jo, jo nuk eshte hic ide e mire. Ka per te vjedhur me shume, si ne 96, dhe s'ka per t'ju nxire hic faqja. Per me teper nderkombetareve s'duan t'ja dine hic fare. Kshu rri 100 vjet ne pushtet ai.
Ilir Celibashi eshte nje i
<p>Ilir Celibashi eshte nje i degjeneruar,vegel qorre e Fatos Nanos dhe kunat i Fatmir Mediut . Nuk la vote pa vjedhur e poshtersi pa bere dhe tani na del si ekspert.</p><p>Plehra pazari.</p>
Add new comment