Legalistët i turren Berishës: Ti je i fundit që mund t'na mësosh se si duhet të flasim!

Postuar në 27 Mars, 2012 11:45

U duk se reagimi i kryeministrit Berisha lidhur me deklaratën e Ekrem Spahiut (“do t’iu futemi në hu gay-ve gjatë paradës së tyre në Tiranë”, tha ai në thelb) do t’i vinte kapak këtij diskutimi. “Aleatët kanë bërë deklarata të papranueshme; [deklarata e Spahisë] nuk ish aspak mbretërore”, tha pak a shumë Berisha nga pozitat e kryeministrit. Për befasinë e të gjithëve, vjen një reagim tjetër i Ekrem Spahisë, por këtë herë ‘me gojën’ e partisë së vet, PLL-së. “Kryeministri Berisha tejkalon të drejtat e veta kur merr përsipër të komentojë qëndrimet e kryetarit të partisë Lëvizja e Legalitetit. Ne kemi  qëndrimet tona  të pavarura e që burojnë prej programit të PLL-së. Ne asnjëherë nuk kemi komentuar qëndrimet e partive, fjalorin apo batutat e politikanëve të tjerë, sepse mendojmë se çdokush duhet të dijë të mbajë vendin që i takon. Po të ishte rasti për komente të tilla, dihet fare mirë se kush ka për të thënë më shumë”, thuhet në këtë deklaratë të publikuar në Panorama online Me pjesën e fundit kanë dashur të kapen me Berishën që, në të vërtetë, është kampioni i gjuhës së dhunshme e vulgare, dhe është njeriu i fundit që mund të apelojë për deklarata mbretërore.

Është hera e parë që dikush brenda qeverisë (Spahia është zv.ministër i mbrojtjes) “i vë gjilpërat majë për majë” me Berishën.

E.G.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Dakord jam me kundervenien e PLL, por ta dini se me pare PLL i ka marre leje Berishes per deklaraten.

Submitted by olti (not verified) on

Ekrem ne nuk jena shpreh as pro as kunder;

Ai i Huri i Paqeru qe zhveshe do perfundoje diku. Populli i thjeshte eshte tu vu baste keshtu qe mos na zhgenje tani.

“Take it like a man….”

Submitted by aurel (not verified) on

deklarata e par kunder homosexualeve ishte e gabuar. Jam kundra Berishes por jo ne kete rast.

Deklarata e dyte kundra Berishes,: "Kryeministri Berisha tejkalon të drejtat e veta kur merr përsipër të komentojë qëndrimet e kryetarit të partisë Lëvizja e Legalitetit" bie ndesh me deklaraten kundrer homoseksualeve. Nese berisha e tejkalon te drejtat kur komenton qendrimet e te tjereve, po keta qe jan kundra qendrimeve te hoseksualeve?

Submitted by Qamili (not verified) on

Mesa duket PLL e ka fjalen per komente brenda partive aleate.

Perndryshe, cfare i mbetet politikes po te mos komentoje?!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.