Një ish-i përndjekur i shkruan Ramës; dhe Rama e bën publike ‘korrespondencën’

Edi Rama ka bërë publike një nga sms-të e shkëmbyera me një ish-të përndjekur nga regjimi komunist. Quhet Dod Miri. Është nga fshati Gurëz i Laçit. Ka bërë 22 vjet burg dhe ka 11 të pushkatuar nga regjimi i Enver Hoxhës. Këto të dhëna dalin nga sms-ja e publikuar, në të cilën ai e falenderon Ramën për “kontributin që po jep për ish-të burgosurit politikë e për ish-pronarët, ngaqë me insistimin e tij është ulur deri në 75 vjeç mosha e atyre që do të dëmshpërblehen të parët”. Pjesa në thonjëza është e shkëputur nga mesazhi, dhe duhet të jetë hera e parë – kjo bën më së shumti përshtypje – që në inbox-in e celularit të kryetarit të PSSH-së (ish Partia e Punës) vjen një mesazh nga një njeri që ka bërë 22 vjet burg gjatë regjimit komunist.
Të bën përshtypje dhe fakti që Rama ka vendosur ta bëjë publike, e ta përdorë për qëllime politike, një sms që i ka ardhur në rrugë private. Rama nuk ka si ta dijë se Doda nuk shqetësohet prej publikimit të këtij mesazhi (nëse nuk i ka marrë leje, kuptohet). Është dhunim i privacy-së.
E.G.
Comments
Futja kot edhe ti me dhunim

Futja kot edhe ti me dhunim privacie - ai po vdes per buke e i ka ik truri nga vitet e burgut - ti merr ne konsiderate se mos i shkelet privatsia

Ne Shqiperi vidhen votat,

Ne Shqiperi vidhen votat, vriten njerez, me te perndjekurit politike ka vite qe tallet cdo qeveri dhe E. G shqetesohet per Privacy. Kjo opozita soft qe i ben Respublica Berishes te kenaq.

Ke shume te drejte z.Nano.

Ke shume te drejte z.Nano. Kujton se fiton pike ky Rama po eshte mjaft i ulet si perdorim. Ai i shkreti mund ta pesoje nga kjo.

U detyrua ta beje publike nga

U detyrua ta beje publike nga shpijet dhe mashtrimet e TV Kellires ( Klan ) qe tha se nuk ka marre sms nga nje i perndjekur. Dhe ka bere shume mire qe eka publikuar per te treguar se kush mashtron

Kjo me shkoj ndermend dhe mua

Kjo me shkoj ndermend dhe mua per nje moment. Por nese marim parasysh c'do gje ne shqiperi, nuk besoj se ky fakt perben lajm. Juve ne kete moment thjesht po spekuloni. Ndoshta Rama I ka marrur leje per publikimin. Nese po atehere, Juve si gazetar (ne nje vend normal) do ishit borxh ndaj Rames.

Ky eshte lajm nese Rama nuk ka kerkuar leje, dhe nese personi ne fjal nuk do donte qe mesazhi i tij te publikojet. Por nese leja eshte marre. Atehere ju si gazetar po shkelni te drejtat.

Per derisa ju sja keni iden se cila eshte situata, do ishte mire nese nuk do spekulonit.

Nese ju me te vertet do donit te beni gazetari, dhe jo thjesht te shkruani per hire te lexueshmeris. atehere, ju do ta kishit pyetur ramen, ose te mirnit ne telefon 'Dod mirin' dhe ta pyesnit - dhe si gazetar do ishit mbrenda ligjit. tani nuk jeni mbrenda ligjit
-- gjithmon nese do kishte ligj

o MUC, robi ka bërë 22 vjet

o MUC, robi ka bërë 22 vjet burg dhe ka 11 të pushkatuar ne familje...kurse ti me flet per privatesine...FUTJA PORDHES !

Te lumte goja

Te lumte goja

.... gjithmone nese do kishte

.... gjithmone nese do kishte ligje.

Ky shkrim i shkurter nuk

Ky shkrim i shkurter nuk shpjegon kontekstin e publikimit te SMS, me sa kuptoj nga Twitter i Rames dhe komentuesi Sali, ka patur fillimisht dicka tek mediat e lidhura me pushtetin dhe Rama eshte detyruar te reagoje. A thua Edi Rama nuk e ka idene e privacy ?

Car privacy kjo gje eshte e

Car privacy kjo gje eshte e stisur nga vete Edi qe s´po le gje per te marre karrigen e kryeministrit.

Add new comment