Pyetja e Erion Braçes për taksën e fitimeve të biznesit

Postuar në 27 Mars, 2012 03:59
Eduard Zaloshnja

Gjatë intervistës në Top Story të Edi Ramës me Sokol Ballën , ky i fundit lexoi një pyetje që Erion Braçe e kishte dërguar me Tweeter. Pyetja ishte nëse taksa progresive në SHBA zbatohet vetëm mbi të ardhurat personale, apo edhe mbi fitimet e biznesit. Dhe Edi Rama, me të drejtë, tha se Erion Braçe është anëtar i Kryesisisë së PS-së dhe mund të diskutonte atje rreth kësaj teme. Por pavarësisht nga mënyra dhe vendi ku diskutojnë socialistët mbi taksën e fitimeve të biznesit në SHBA, për publikun shqiptar vlen të diskutohet mbi këtë temë, meqë socialistët kanë në plan të propozojnë një sistem taksimi të ngjashëm me të SHBA-së.

Ndryshe nga taksa mbi të ardhurat personale, taksa mbi fitimet e biznesit në SHBA, në pamje të parë,  është e sheshtë – në nivelin 35%. Por në realitet, ky është vetëm tavani i taksës që paguajnë bizneset për fitimet që kanë realizuar. Në Kodin e Taksave të SHBA-së ka me qindra klauzola të ndryshme, të cilat e ulin në realitet barrën e taksës mbi fitimet e bizneseve. Këto mund të jenë klauzola që favorizojnë një sektor apo rajon të caktuar, që favorizojnë krijimin e vendeve të reja të punës, investimet, apo zhvillimin e teknologjive të reja, etj. Për shembull, Senatori Chuck Schumer ka propozuar kohët e fundit një klauzolë të tillë, e cila ndihmon fermat e prodhimit të qumështit. Meqënëse kërkesa për qumësht është rritur në shtetin e tij (New York), si rezultat i suksesit të prodhimit të salcës së kosit nga disa kompani greke që kanë hapur fabrika atje, Senatori Schumer ka propozuar zbutje të taksës së fitimit të fermerëve të qumështit, në qoftë se ata investojnë për shtimin e numrit të lopëve në prodhim.

Ekzistenca e klauzolave të tilla bën që taksa faktike mbi fitimet e biznesit në SHBA të ketë një shkallëzim që shkon nga zero deri në 35%. Në fakt, propozimi i fundit i Presidentit Obama rreth taksës mbi fitimet e biznesit është që tavani i saj të ulet në nivelin 28%, por që të pakësohen ndërkohë edhe klauzolat e shumta që mundësojnë shkallëzimin aktual.

Duke u kthyer tek propozimi i PS-së për shkallëzimin e taksës mbi fitimet e biznesit, është mirë që ajo të ndjekë modelin amerikan (që në fakt, zbatohet edhe në shumicën dërrmuese të vende të tjera të botës). Duke vendosur një tavan të kësaj takse dhe duke ofruar pastaj lehtësira fiskale për sektorë apo rajone të ndryshme të vendit, krijohet mundësia që qeveria të ketë fleksibilitet në politikat e saj zhvillimore.  Ndërsa një taksë e sheshtë apo me shkallzim të ngrirë, vërtet mund të ulë evazionin fiskal, por i heq qeverisë një nga armët më efikase fiskale për të stimuluar sektorët apo rajonet që ajo i konsideron parësorë për zhvillimin e vendit.

Një nga rreziqet e modelit të mësipërm të taksës mbi fitimet e biznesit është ndërhyrja në legjislacionin fiskal në funksion të llogarive elektorale të mazhorancave, dhe jo të nevojave reale të zhvillimit të vendit. Në fakt, historia e të gjitha vendeve të zhvilluara demokrartike na tregon se ato e kanë arritur këtë stad zhvillimi, duke kaluar nëpër rrugën e vështirë të balancimit të interesave elektorale të mazhorancave dhe interesave të zhvillimit të vendit. Kjo është thjesht një nga kostot që duhet të paguajnë vendet që kanë zgjedhur demokracinë si sistem qeverisës...

Comments

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Vetem taksa e sheshte qofte mbi fitimet personale, qofte mbi ato te biznesit do te ndihmoje ne zhvillimin e biznesit, uljen e evazionit fiskal dhe uljen e korrupsionit. Kjo per kushtet e shqiperise. Nuk na duhet gje situata ne Amerike apo ne Europe o shoku Zaloshnja qe na je bere dhe ekspert ekonomie tani.

Reforma per taksat qe propozon PS, me nje parti te provuar si te korruptuar si ajo e PS, do te thote vetem me shume evazion fiskal dhe me teper para ne duart e te korruptuarve.

***************** u modifikua per arsye etike

Submitted by tani97 (not verified) on

Z. Eduard,

cdo bisede mbi taksat duhet shoqeruar me nje bisede mbi menyren se si vleresohen te ardhurat e nje personi apo nje biznesi. Do te ishte shume mire te kopjonim nje sistem amerikan te taksimit, por a jemi te sigurte qe nqs. kopjojme legjislaturen i zgjidhem problemet? Nuk eshte se deri sot ne kishim shpikur ligje tonat shqiptare, ne cdo rast te inspiruara nga jashte ishin. Problemi eshte kush i mat firmat e shokeve te qeverise se sa shpenzojne dhe sa te ardhura kane. Kush e maste Koco Kokedhiment gjithe vitet qe bente rrumpalle, sa per te dhene nje shembull. Thuhet qe e ka shitur per 8 milione Euro ate kompanine e reklamave neper rruge. Si e mori ate kompanine? Mendon ti se ai ka deklaruar ne shtet cdo reklame qe ka bere per 10 vite rrjesht ne Tirane? Per te mos folur per miqte e Berishes se cfare rrumpalle bejne (sic e tregoi rasti i naftes).

Perpara se Edi te na tregoje menyren e taksimit, duhet te na garantoje qe menyra e matjes do te funksionoje per cdo biznes, qofte i vogel qofte i madh, qofte i nje qytetari te thjeshte, qofte i nje miku te Berishes apo Edit. Arsyeja qe Berisha vuri taksen e thjeshte 10% ishte sepse i bente nder kompanive te partnereve te tij (ne shkembim te valixhes nen dore) qe deklaronin fitime te medha (te detyruar per ta bere, si psh. Vodafone apo Eagle apo AMC, te cilet e kane pak te veshtire te fshehin te ardhura). Nderkohe qe per nje furre buke ne Tirane, qe puneson rreth 10 veta, prej te cileve rreth 8-9 ne te zeze, per shkak te kostove te larta te punesimit ndaj shtetit, me nje fitim sa per te shtyre muajin, inspektori tatimor e shpalos artin e tij per te mos i njohur shpenzimet se pari, dhe se dyti per t'i rritur vleren e te ardhurave nga shitja. Proces qe quhet rivleresim ne gjuhen e tyre. Une e kam provuar ne biznesin tim dhe po te duash mund te te shpjegoj ne detaje se si te marrin shpirtin. Per mua nuk do te ishte problem po te me taksonin 30% ne rast se me njihet cdo shpenzim sepse po te besh hesapet pak a shume njesoj do te paguaj ne kete rast. Nderkohe qe cdo blerje qe bej pa TVSH (jo per fajin tim, por per deshiren e shitesit per te mos prere fature, si psh. karburantet) nuk me njihet. Ashtu si nuk me njihet kostoja e kredive apo overdrafteve (me njihet ne kuoten e interesit me date 31 dhjetor te lekut marre nga banka qendrore, aplikuar kater fishit te kapitalit themelor te kompanise. Dmth. nqs. kam kapitalin themelor 100.000 Leke te reja, si pak a shume cdo biznes i vogel-mesem, me njihen deri ne 0.06*4*100.000 = 24.000 leke te reja interesa kredishe dhe overdraftesh. Skandal! Nderkohe qe mund te kem nje overdraft prej 200.000 Eurosh, me nje kosto vjetore pak a shume 20.000 Euro.). Ashtu si nuk me njihet kostoja e makinave te punes qe kane me shume se 2 vende per pasagjere. Edhe nqs. blej nje furgon Renault me fature me km 0 tek koncesionari prape se prape TVSH nuk me njihet, sepse shteti argumenton qe mund te jem duke e perdorur per qellime familjare. Dmth. po blej furgon qe te shetis nusen!!!

Prandaj, debati mbi kuoten e taksimit me duket i kote po nuk u ndryshua pak dhe menyra e funksionimit te hetimit tatimor si dhe e kostove te nje biznesi.

Gjithashtu duhet qe Edi te thote qartasi cili eshte niveli i rroges minimale nen te cilen nuk paguaj taksa mbi pagen (e ardhura e vetme e nje nenpunesi civil eshte pak shume rroga). Saliu realizoi nje takse mbi tere masat per te taksuar me pak te pasurit. Edi nuk po shkon ne drejtimin e duhur, sepse edhe bizneset do t'i trembe kot, edhe popullin nuk po e ngrof sic duhet.

Ciao!

Submitted by Ypi (not verified) on

O Zaloshnja, si s'e hoqe kepucen e t'ja beje koken pete, me pete se c'e ka, atij malokut mor burr? Cfare duhet te ndodhe qe te beheni trima ju? Kryetari  i Opozites, pikun e demonstrates e ndjek nga kulla e Fidelit, ty te ofendon per me zi s'ka nje malok plak para fytyres e ti ja "dhjet" duke u ngritur. Kur do te beheni burra ju? Apo prisni qe te vdese Saliu e te uleni ju ne kolltuqet e tyre?

Submitted by luani (not verified) on

Jam dakord me Ypin. Cupi cupi e donte i shkelm surratit ne ate moment. Po Zaloshnja eshte burre zotni. Vetem kujdes, se ndonjehere kjo merret per dobesi...

Submitted by reli (not verified) on

Edi Rama përsërit si papagall, "taksa progresive", "taksa progresive", pa ditur akoma se çdo të bëjë. Faktikisht në takimin me Konfindustria tregoi qartë që nuk ja kishte haberin.
Kjo është një fushatë e dështuar e PS-së sepse populli i thjesht nuk e kupton dhe nuk i rruhet për taksat sepse nuk i paguan, ndërsa ata që i paguajnë nuk kanë interes që të ndryshojnë, pra politikë për të humbur konsensus.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.