Pronat e gjyqtarit të vrarë; kush është pala tjetër?

Postuar në 12 Shtator, 2011 10:58

Të përditëshmet shkruanin sot për një padi të gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi kundër palës tjetër në konfliktin për pronat në Gjirin e Lalzit. Sipas gazetës MAPO, i ndjeri pat hedhur në gjyq ‘palën tjetër’ për mungesa dhe falsifikime të dokumentacionit. Edhe në gazeta të tjera më parë është folur për ‘palë të tjera’ që më pas erdhën e u bënë ‘pala tjetër’. Kjo pas rënies së pistës së parë dhe që dukej edhe më e mundshmja duke ditur profilin e punës së viktimës ‘vrasje për shkak të detyrës’. Megjithatë, ‘pala tjetër’ edhe pse përmendet si entitet ende nuk ka një emër. Me siguri shumë lexues e kanë ngritur këtë pyetje: kush është ‘pala tjetër’? Të dhënat e para se si mund të arrihet te ‘pala tjetër’ janë dhënë ndërkohë nga vetë gazetarët: është përmendur një gjyq për 340 hektarë tokë në Gjirin e Lalëzit dhe një vendim i Gjykatës së Lartë në favor të Konomit; është cituar edhe fakti se Konomi shkonte shpesh te Përmbarimi i Durrësit, i cili po zvarriste ‘certifikimin’ e vendimit të Gjykatës së Lartë; tani u bë publik edhe fakti se Skerdilajd Konomi ka hedhur në gjyq ‘palën tjetër’ për falsifikim të dokumentacionit. Pra, me disa pyetje të lehta në Gjykatë e Përmbarim, mund të gjendet se kush është ‘pala tjetër’. Kështu merr përgjigje who-ja (kush-i) i famshëm si një prej pesë pyetjeve themeltare, së cilës një gazetar duhet t’i përgjigjet: kush është ‘pala tjetër’?

L.A.

Comments

Submitted by alidemsi (not verified) on

O Muç, po dihet mer daj, se pala tjeter eshte Frangaj me Fevzon.....e kush tjeter...?????????

Submitted by Me Javash (not verified) on

Me kujdes Mustafa po me kujdes dhe ti Alidems. Se mund te jene dhe tre konflikte paralele pronash nje ne Vlore dhe dy ne zonen e Gjirit te lalsit. Sa i takon zones se gjirit te lalsit njera eshte ezauruar ne Gjykaten e Larte dhe por padite per falsifikim jane per nje tjeter toke mustafa, per nja 200 hektare po ne ate zone dhe konfliktin e ka me familje te tjera dhe pas familjeve te tjera Mustafa te siguroj, po te siguroj ama qe nuk eshte Fevzo me Frangajn.......por jane ca djem bujqesore qe u pelqen shume te hane paçe dhe te tregtojne veze andej nga Durresi. Emrat dhe ate pyetjen e famshme "Who" e dine mire te gjithe gazetaret Mustafa por ka dy probleme: Se pari smund te nxjerresh emra duke lakuar njerez qe neser mund te rezultojne te pafajshem(sepse nuk ka qofte dhe indicie qe ben ndonje lidhje dhe qe te marre cilesine e proves) dhe e dyta Mustafa, informohu ndopak, se nuk luan vetem Frangaj e Samiri ne Lalez, eshte gji i madh Lalzi....ska vetem per njerezit e Berishes aty por ka dhe per njerezit e ca te tjereve qe kane oreks jo vetem per tokat por edhe per paçe.

Submitted by raimondi (not verified) on

Kjo s'ka lidhje me palen tjeter --Ky gjyqtari ka qene i pandershem ne pazar me ata qe do i jepnin token duke u futur miq ne gjykate, dhe ata ja futen

--------Se ajo toke qe pretendonte ky gjyqtari nuk ishte toke e tija , por qe sidoqofte ky kishte nje arsye te pretendonte ate toke ---Ndaj ky ka gjetur njerezit qe tu mbushte mendjen atye ne gjyq qe tja jepnin token ketij --Dhe natyrisht ata njerez e kane ndihmuar duke bere pazar me te . Dhe pikerisht ata njerez ja kane futur ,sepse ky nuk eshte treguar i ndershem ne pazar sic duket

Ajo toke nuk ka pasur pale tjeter, sepse pronar aty sipas testamentit eshte italianka qe e ka marre token nga testamenti--Pra pale tjeter aty eshte shteti shqiptar,por edhe shteti jone nuk ka akses  ne kete toke , se sidoqfte kjo toke e ka nje pronar , qe eshte  i huaj ...

Pra pala tjeter aty jane ata qe jane futur ne pazar me kete gjyqtarin e vrare ,dhe qe e  kane ndihmuar  per te mare kete toke me procedure te pershpejtuar, --sepse token edhe kur e ke tenden do  vite qe ta marresh, ndersa ky lumadhi  megjithse  token nuk e kishte te tijen , harrit qe ta fitje gjyqin kaq shpejt ....??????--So , e kane ndihmuar  te tjeret qe ta fitoje ate gjyq te padrejte aq shpejt --- Dhe sic thashe ata qe endihmuan te fitoje gjyqin e vrane sepse ky sic duket ka dashur tu fusi brylin atyre ne pazarin qe ka bere me ta.......Dmth ky ka dashur te sillet Kaurce me ata qe e ndihmuan  ,dhe ata  e cuan tek  shen Pjetri,

Ndershmeria duhet te jete ne mbajtjen e fjales , ndryshe e peson---

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.