Dy vëllëzërit e masakrës dhe i treti që shpëtoi (Foto)
Identifikohen 3 atentatorët e sulmeve në Bruksel. Personi me kapele që është në arrati, i kërkuar si i lidhur me kamikazët e sulmeve të djeshme në Bruksel, është një nga pjesëtarët e celulës së terroristëve që sulmuan Parisin disa muaj më parë. Sipas hetuesve belg, ai është një nga artizanët që përgatitën bombat për sulmet në Paris. Dje ai nuk dihet për çfarë arsye e braktisi misionin vetëvrasës dhe tani është në arrati.
Dy kamikazët e tjerë që sulmuan aeroportin janë vëllezër. Ata janë identifkuar si Khalid dhe Brahim el-Bekraoui, jo të panjohur për autoritetet.
Dy vëllezërit el-Bakraoui kishin marrë një banesë me qira në Bruksel, duke përdorur emër të rremë. Ata u pikasën dje nga kamerat ne aeroport, ishin veshur me rroba të zeza dhe hodhën veten në erë. Personi tjetër me rroba të bardha, iidentifikuar si Nazim Lahraui është në kërkim nga policia pasi, ai thuhet se nuk u hodh në erë, por shpëtoi.
Comments
I treti u pendue
Jo te gjithe vetvrasesit islamik jane deri ne fund te vendosun ti japin fund jetes. Kete po e vertetojne disa raste. Nji nder ta asht Salah.
Add new comment