Erdogan kishte paralajmëruar autoritetet belge
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan tha se kamikazi belg Brahim El Bakraui, i vetëvrarë në sulmet kamikaze në Bruksel është deportuar nga Turqia në korrik të vitit 2015, pas arrestimit, në qershor të 2015. Autoritetet turke kishin paralajmëruar ato belge se ai ishte militant islamik. Megjithatë, El Bakraoui ishte lënë i lirë nga autoritetet belge, pasi nuk ishin zbuluar lidhje me terrorizmin. Erdoan tha se “Belgjika shpërfilli paralajmërimit e Ankarasë”. Me kërkesë të tij, El Bakraui u kthye më pas në Holandë. Ndërkohë autoritetet turke janë në kontakt edhe me autoritetet holandeze.
Comments
Dy fetyrat e Erdoganit
Simbas disa informacioneve qe japin disa gazeta prendimore ne gjuhe te ndryshme rezulton se Erdogan ban tregti nafte me ISIS.
Natyrisht pa shitjen e naftes ISIS nuk ka si mbijeton, nuk ka si furnizon terrorizmin nderkombetar, nuk ka se si te bleje arme, nuk ka se si te bleje makina dhe tanke.
Add new comment