RTSH-ja, një institucion mediatik i stilit goebbels-ian

Në Kuvend ka mbërritur raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Radio Televizionit shqiptar, dhe duket se shifrat që jepen e kapërcejnë perceptimin popullor bajagi negativ mbi këtë institucion mediatik të mbajtur me paratë publike. Gjatë vitit të shkuar (2011), kryeministri Berisha ka zënë 30% të kohës në edicionet informative. Në vend të dytë, pas kryeministrit, vjen …. qeveria e kryeministrit Berisha. Kjo e fundit ka zënë 25% të kohës së lajmeve. E dini se kush është në vend të tretë? Partia Demokratike e Berishës, me 16% (sa për krahasim, Partia Socialiste ka zënë 8% të kohës, dhe LSI-ja, ndonëse me vetëm katër deputertë, ka afro 6% të kohës së lajmeve). Presidentit të Republikës i kanë lënë vetëm 3% të kohës. Më shumë se sa Presidenti ka patur Ilir Meta, Edi Rama dhe Jozefina Topalli (afro 5% secili prej këtyre tre të fundit). E njëjta situatë verifikohet dhe në radio Tiranën.
E bukura është se skandali shihet në diferencën mes kohëve që zënë aktorët politikë e institucionalë, ndërkohë që skandali më i madh është tek fakti që koha e lajmeve zihet e tëra nga politika. RTSH-ja nuk ka shqetësim tjetër në këtë botë, veçse të na bëjë me dije se ç’kanë çaprashitur politikanët.
Re.Pu.
Comments
Prapë një lajm nga fusha e
<p> Prapë një lajm nga fusha e mediave. Ja vlen të humbësh pak kohë e të komentosh në këto faqe, ku ndjehet aroma e medies së lirë. U bëra pjesë e komtenteve në lajmin për mos daljen në treg të "Sporti Shqiptar", por këtu qëndron ndryshe puna. Nëse "Sportin...", "Shekullin" dhe madje, edhe shumë organe të tjera të shtypit të shkruar, po i shkatrrojnë vetë botuesit që i përdorin ato jo si biznese, tek RTSH degjenerimin e solli mungesa e demokracisë. Është tipar i tërë vëndeve autoritariste, ose gjysëmdemokratike, për t'i patur nën kontroll dhe përdorim, me qëllim mbajtjen e pushtetit, stacionet radio-televizive publike. Provoni t'i hidhni një vështrim praktikave me këto stacione të ish republikave të Bashkimit Sovjetik. Nuk kanë asnjë ndryshim. Sjellja në vëmëndje e një praktike të tillë, nuk është se vë në siklet zuzarët përdorues. Ata do vazhdojnë të tyren. Deri Kur? Deri sa në brezat e ardhshëm të jetë kultivuar dija e kultura, si njerzore, ashtu dhe demokratike, që sot për sot popullit tonë i mungojnë.</p><p> Më thoni, ju lutem! Sa të lirë e të pavarur mund të jenë gazetarët e lajmeve në RTSH? Ndonëse nuk i sheh kush, kjo s'do të thotë se skota mercenare e tyre nuk sjell dëm. Do të thosha se vetë fakti i pranisë në shoqërinë shqiptare i një tufe punonjësish, administratorë, specialistë e gazetarë, që ndonëse e dinë se sjellja në përmbajtje e veprimtarisë së tyre bie ndesh me ligjin e me një varg aktesh nënligjore, që me devoshmëri bëjnë sherbëtorin, sjell dëm të madh. Dhe jo për shkak të bindjeve, por thjesht për atë pagë të mjerë që marrin.</p><p> E nderuar ResPublika! Shihni ndonjë ndryshim mes tyre dhe ish punonjësve të RTSH, në periudhën e sundimit komunist? Një ngjashmëri tipike i përshkon të dy periudhat e RTSH-së, të qenit armë në duart e partisë. Në kohën e diktaturës thuhej copë se "...e kam armë". Tani nuk e thonë, por ndihet kudo në atmosferë.</p>
Atehere pse i paguajme taksat
<p>Atehere pse i paguajme taksat per RTSH-ne ?!...Kam nje mendim, mbase eshte dhe koti fare, sikur te iniciohej nje levizje per te mos e paguar taksen per 'televizorin', ndoshta do i binte ndonje 'tjegull' ne koke 'Pirros' se Keshillit...</p>
Add new comment