Mbyllet hekurudha shqiptare, s’ka karburant për trenat
67 vjet pas ndërtimit të linjës së parë hekurudhore në Shqipëri, Durrës-Peqin vendi nuk ofron më shërbimin e transportit me tren. Asnjë vagon udhëtarësh nuk ka lëvizur prej katër ditësh. Mungesa e karburantit dhe borxhet e akumuluara të ndërrmarjes janë shkaqet kryesore të kësaj situate, siç pohojnë për abc neës drejtues të hekurudhës Nga situata e krijuar është paralizuar jo vetëm transporti i udhëtarëve por edhe ai i mallrave. Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave shqiptare Genc Alizoti, pranoi paralizimin e transportit të udhëtarëve, por premtoi se do te kete nje zgjidhje të shpejtë. Për çdo vit buxheti i shtetit, në formë subvencionesh, akordon rreth 4 milionë USD për aktivitetin e operimit dhe 3-4 milionë USD për investime kapitale. Megjithatë bilanci vjetor rezulton me humbje rreth 1 milionë USD. Drejtoria e Hekurudhave është në varësi të Ministrisë së Transporteve që drejtohet nga LSI dhe ministri i emëruar prej saj Edmond Haxhinasto. http://tvklan.al/web/bllokohen-trenat-e-udhetareve/
Comments
Nji hap tjeter perpara drejte
Nji hap tjeter perpara drejte Europes.
Ironizim me te madh, per kete
Ironizim me te madh, per kete gjendje qe jane katandisur hekurudhat Shqiptare, se sa e ben, me kenaqesi dashakeqese, tedeschinGjermani, nuk ka se ku te shkoje me teper.
Zotit Gjermani, i behet qejfi, ka kenaqesi sadisti, per kete popull e kete vend, kur gjerat shkojne ne drejtim jo te mire.
Nuk ka se si te ndodhe ndryshe, per nje njeri qe nuk eshte Shqiptar. Te huajt, si puna e Gjermanit dhe Janullatosit, vetem te keqija, sikunder u ka ndodhur hekurudhave, i urojne vendit dhe popullit tone.
Nuk ka nevoje t'na ironizoni ne menyre therese, duke ndjere kenaqesi o njeri ndjellakeq e shpirt dreq.
Shkofsh ne ferr o tedeschGjerman.
Add new comment