mbyllet

Mbyllet aeroporti “Ataturk” i Stambollit

Postuar në 10 Shkurt, 2018 20:03

Më 29 tetor 2018 në Stamboll do të hapet aeroporti i tretë, sipas një deklarate të bërë nga ministri turk i Transportit,  Ahmet Arslan. Ai tha për agjencinë shtetërore të lajmeve Anadolu se 80% e punës së ndërtimit të aeroportit ka përfunduar, ndërsa Turqia pretendon se ai do të jetë një nga aeroportet më të mëdhenj në botë, i ndërtuar në mënyrë të tillë për të përballuar fluksin në rritje të pasagjerëve.

Mbyllet ARMO, shkëlqimi i premtuar nuk erdhi kurrë

Postuar në 17 Janar, 2018 16:20

1 vit pas rivënies në punë nga një firmë amerikane e regjistruar në ishujt britanikë Virxhin në bashkëpunim me një firmë shqiptare Rafineria e vetme përpunimit të naftës në Shqipëri ARMO është mbyllur, ndërsa grupi investitor IRTC Oil është larguar.

Pse po mbyllet Qendra e Kulturës Shqiptare në Ankara?

Postuar në 08 Mars, 2017 09:37

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genci Muçaj në një letër të hapur kërkon nga autoritetet e Shqipërisë dhe Kosovës të tregojnë vëmendje ndaj Qendrës Kulturore, Shqiptare në Ankara, e cila sipas tij rrezikon të mbyllet për shkak se nuk mbulon dot shpenzimet administrative, raporton Balkanweb.
Kjo qendër sipas tij ka qenë një iniciativë e tij si ambasador dhe  ambasadorit Kosovës Avni Spahiu, por edhe ndihmës bujare të donatorëve Turko-Shqiptarë dhe Kryetarit të Bashkisë Altindag të Ankarasë, Veysel Tiryaki, i cili e dhuroi falas godinën e Qendrës së Kulturës!

Mbyllet hekurudha shqiptare, s’ka karburant për trenat

Postuar në 21 Mars, 2016 20:46

67 vjet pas ndërtimit të linjës së parë hekurudhore në Shqipëri, Durrës-Peqin vendi nuk ofron më shërbimin e transportit me tren. Asnjë vagon udhëtarësh nuk ka lëvizur prej katër ditësh. Mungesa e karburantit dhe borxhet e akumuluara të ndërrmarjes janë shkaqet kryesore të kësaj situate, siç pohojnë për abc neës drejtues të hekurudhës Nga  situata e krijuar është paralizuar jo  vetëm transporti i udhëtarëve por edhe ai i mallrave. Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave shqiptare Genc Alizoti, pranoi paralizimin e transportit të udhëtarëve, por premtoi se do te kete nje zgjidhje të shpejtë.

Subscribe to RSS - mbyllet