Mbyllet aeroporti “Ataturk” i Stambollit
Më 29 tetor 2018 në Stamboll do të hapet aeroporti i tretë, sipas një deklarate të bërë nga ministri turk i Transportit, Ahmet Arslan. Ai tha për agjencinë shtetërore të lajmeve Anadolu se 80% e punës së ndërtimit të aeroportit ka përfunduar, ndërsa Turqia pretendon se ai do të jetë një nga aeroportet më të mëdhenj në botë, i ndërtuar në mënyrë të tillë për të përballuar fluksin në rritje të pasagjerëve.
Aeroporti është një prej projekteve më të mëdha të Turqisë, ku përfshihet ndërtimi i një ure të tretë që kalon në Bosfor dhe një kanali të madh në Stamboll, i cila do të konvertojë një pjesë të madhe të qytetit në ishull.
Aeroporti do të ketë kapacitet për 114 aeroplanë në të njëjtën kohë, ndërsa do të ketë të punësuar 225,000 njerëz kur të jetë plotësisht funksional. Ai do të kushtojë 10,2 miliardë dollarë dhe pritet të gjenerojë fitime deri në 22.2 miliardë dollarë gjatë 25 viteve të ardhshme. Aeroporti “Ataturk” i Stambollit do të mbyllet pas hapjes së aeroportit të ri, edhe pse ai është një nga pesë aeroportet më të populluar në Europë.
Add new comment