Shqipëria në NATO/Kreu i Forcës Tokësore amerikane në Europë njofton stërvitje të përbashkët dhe flet për “parandalimin e agresionit rus në Veri”

Postuar në 21 Mars, 2016 18:26

Ministria e Mbrojtjes njofton sot se në Tiranë ka zhvilluar një vizitë kreu i Forcave Tokësore amerikane për Europën, gjenerallejtënant Ben Hodges. Ai ka takuar zv.ministrin e Mbrojtjes, Petro Koçi dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral, Jeronim Bazo, me të cilin dha edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Në fjalën e tij, Bazo, përveçse shprehu falënderimet e rastin, nënvizoi se “i kërkova mikut tim që të kemi vëmendjen, asistencën dhe mbështetjen e Komandës Evropiane për..rritjen e manovrueshmërisë, mbrojtjes së personelit dhe fuqisë së zjarrit për batalionin apo krijimi i kapaciteteve të zbulimit inteligjencës dhe rikonicionit (ISR) për batalionin e dytë të këmbësorisë, detyrimi jonë kryesor për Aleancën”. Batalioni i Dytë i Këmbësorisë është prioritar për FA-të, pasi ai synohet të kompletohet me armatim të ri dhe të vihet dispozicion të NATO-s. Duket se Shqipëria, si anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut, po pranon një rol më aktiv brenda saj, në kushtet kur sfidat janë reale dhe shumë të komplikuar. Ushtaraku amerikan e bëri shumë të qartë qëllimin e vizitës së tij, ndërkohë që ka paralajmëruar një stërvitje të përbashkët shqiptaro-amerikane në muajin shtator.

Mjedisi i sigurisë ka ndryshuar shumë kohët e fundit në Evropë. Kemi rastin e ekstremizmit islamik që është përhapur gjithandej, sidomos nga vendet me origjinë nga Afrika si dhe kemi krizën tragjike të refugjatëve që është aktuale dhe po ashtu dhe invazioni rus dhe pushtimi i Krimesë nga ana e saj e ka ndryshuar shumë mjedisin atje...Shqipëria ka qenë një anëtar mjaft besnik dhe i nevojshëm i NATO që në pranimin e saj në këtë organizëm. Ndonëse një vend i vogël Shqipëria ka dërguar një numër të konsiderueshëm efektivësh ushtarakë me përvojë dhe cilësi mjaft të lartë. Mezi pres të rikthehem në Shqipëri në shtator me rastin e stërvitjes tjetër të përbashkët, ku do të ketë pjesëmarrje të ushtarakëve shqiptarë dhe amerikanë.

Arsyeja e dytë që erdha në Shqipëri është të ofroja dhe mbështetjen për ambasadorin amerikan këtu. Ambasada amerikane krijuar  në vitin 1938 dëshmon lidhjen e gjatë të bashkëpunimit midis dy vendeve. Arsyeja e tretë pse ndodhem këtu është të kuptoj sfidat dhe vështirësitë reale me të cilat përballen FA shqiptare. Samiti tjetër i NATO do të jetë në korrik në Varshavë dhe besoj se synimi kryesor do të jetë shmangia apo parandalimi i agresionit rus në veri, duke mos harruar dhe pjesën jugore. Pra dhe njëherë arsyeja kryesore pse ndodhem këtu është për t’u njohur me sfidat që ju përballeni dhe se si Amerika mund të japë ndihmesën e saj në këtë drejtim”, tha Hodges.

Nuk dihet se cilat do të jenë vendimet e Samitit të Varshavës, por vënia e theksit te parandalimi i një invazioni rus në Veri të Europës, me gjasë në vende të Baltikut, është një sfidë reale. NATO ka krijuar forcën e reagimit të shpejtë, ku bën pjesë edhe Shqipëria, por një vendimmarrje në nivel politik mund të sugjerojë edhe përgatitje për skenarë realë të konfrontimit ushtarak me Rusinë. Dhe Shqipëria është pjesë e kësaj loje. 

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Turku Erdogan ka urdhnue heqjen nga zyret e shtetit dhe te qeverise shqiptare te Skenderbeut mbrojtesit te shqiptarve dhe te Europes.
Shqiptart heshtin nga ky perdhunim tjeter nga turqit neo-osmen. Aqe i ban amerikanve.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Shikoni fotografite e pritjes se gjeneralit amerikan ne kete shkrim dhe do te shifni se asht heqe kudo kuadri ose busti i heroit te popullit shqiptar Gjegj Kastriotit Skenderbeu pikrisht sepse turku neo-osman Erdogan nuk e duron Skenderbeun.
Turp per shqiptart qe mohojne Skenderbeun dhe i nenshtrohen turkut neo-osman Erdogan.

Submitted by George (not verified) on

Gjeneralet amerikane jane si gomare karoce,budallenj. Do na perdorin si zakonisht dhe ne mish per top.

Submitted by Filip SCUTARI (not verified) on

Zedhe njehere zoti GJERMANI, (Tedeschini), sic duket, ose nuk koptoni, ose beni rolin e budallait, ose jeni provokator patologjik.
Mos u merr me simboliken Shqiptare, dhe sidomos te provokosh, duke thene qe u hoq Skenderbeu, kur erdhi Erdogani. E gjithe kjo, pa asnje lidhje me kontekstin e artikullit ku ju shprehni kete gje.
Cke dashur te thuash, vetem koka jote konfuze mund t'a kuptoje, mbasi nuk kane lidhje me c'thuhet e c'permban artikulli.
Me ato qe ke thene, ke treguaR edhe njehere qe, edhe ti o GjermanTEDESCHINI, si puna e Janullatosit tend, jeni ANTISHQIPTAR, dhe si te tille, duheni injoruar, duke ju treguar vendin mbasi e keni tejkaluar cakun, duke qene qe te dy bukeshkale ndaj Shqiperise tone, vertet hallemadhe dhe shume e vuajtur, por ama, eshte nje Shqiperi njerzore, humane, vend mikprites, vend i beses e vertetuar me mbijetesen e cifuteve ne vendin tone, jemi vend me harmoni fetare, unikale ne bote, dhe shume e shume te tjera, prandaj, ju kam thene edhe njehere, mos u kruaj me simboliken tone, mos u merr me ceshtje te ndjeshme qe kane kunj politik.
Me gjithe Janullatosin beni mire te largoheni nga vendi yne.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.