Ministria e Kulturës shprehet ‘pro’ kthimit të pronave dhe objekteve të kultit Kishës

Postuar në 18 Mars, 2016 16:52

Ministria e Kulturës duket se është pro kalimit të pronave apo objekteve të kultit Kishës Orthodhokse Autoqefale. Ka një sërë objektesh që administrohen nga Instituti i Monumenteve por pretendimi i para disa ditëve i KOASH-it, nisur nga fotografi dasmash që janë zhvilluar në mjediset në fjalë, ka hapur një diskutim që duhet të marrë përgjigje. Përmes një prononcimi për Top-Channel, drejtoresha e Përgjithshme e Trashëgimisë në Ministrinë e Kulturës, Zhulieta Harasani, deklaron se KOASH-i “ka gjithë të drejtën të kërkojë pronat e saj” , por këtë kërkesë ajo duhet ta adresojë tek Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Harasani thotë se kalimi i pronësisë do t’i shërbejë më mirë ruajtjes së objekteve.  “Mund të kishim një bashkëpunim shumë më të mirë se sot sepse ndjehemi disi vetëm në ruajtjen dhe mbrojtjen e këtyre vlerave dhe do të ketë edhe detyrime gjithashtu, por pa minimizuar kontributin dhe kujdesin e shtetit në këto monumente kulture”, tha ajo. Çështja e pronave të kishës ka vite që flitet, por asgjë nuk ka ndryshuar. Nën pretendimin e “monumentit të kulturës”, është vijuar me një administrim shtetëror. 

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ne fund te ketij shkrimit thuhet: "...Nën pretendimin e “monumentit të kulturës”, është vijuar me një administrim shtetëror. ".

Ne qender te Durresit, ne nji rrugice te Rruges Tregetare qe te qon tek hyrja e portit gjindet Xhamija e Sulltan Mehmetit Fetihut/Pushtuesit e cila para pushtimit turk-osman ka qene nji bazilike (ortodokse). Ky objekt -Xhami asht MONUMENT KULTURE dhe perdoret si Xhami ku falen besimtart ishkristjan.
Lind pyetja: Pse ky objekt nuk administrohet nga shteti me pretendimin se asht "monument kulture" njisoj si Kishat Ortodokse shqiptare ? Kjo tregon se ka dy peshore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.