Kaliforni, masakrojnë një grua irakene, dhe pranë saj gjejnë shënimin: terroriste, zhduku prej këtej!

Postuar në 25 Mars, 2012 12:47

Ish qytetare amerikane qysh nga mesi i viteve ’90, me origjinë irakene, 32 vjeç, nënë e pesë fëmijëve, banonte prej ca javësh në El Cajon, nja 40 kilometra larg San Diegos, quhej Shaima Alawadi, dhe e bija, Fatimah, e gjeti një ditë prej ditësh të mbuluar në gjak brenda pragut të shtëpisë, dhe pranë trupit ish një shënim ku lexohej: “Terroriste, kthehu në vendin tënd!”. I kishin dërguar dhe herë të tjera letra me një përmbajtje të tillë, por ajo i kish injoruar me idenë se janë “mistrecllëqe kalamajsh”, por ja që s’paska qenë kështu. Po pse e kanë vrarë? Këtë pyetje ka ditë që e bën dhe vajza e saj, pikërisht ajo që e gjeti të masakruar, por nuk ka ndonjë përgjigje të saktë deri më tani. Për policinë është një episod i izoluar; duke qenë se në El Cajon banojnë 40 mijë irakenë, dyshimet janë që dikush e ka patur me ferexhenë që ajo mbante gjithë kohës. Po prapëseprapë mbetet pyetja: pse e kanë patur veç me të?

Re.Pu.

Comments

Submitted by Agimi (not verified) on

Une jam i 41 ne rradhe qe po e lexoj kete lajm dhe i pari qe po bej nje koment.

Duke lexuar lajmin , ndjej keqardhje per nenen e 5-femijeve qe eshte masakruar.

Policija e zones thote se jane 40.000 mije irakiane qe banojne ketej rrotull dhe ky rast konsiderohet

si rast i izoluar dhe pa dhene asnje spjegim se perse ndodhi. Edhe Respublika ngre pyetjen permbyllese:

"Po prapëseprapë mbetet pyetja: pse e kanë patur veç me të?"

..dhe une si lexues pyes Respubliken : "Cfare komenti prisni nga lexuesit qe nuk kane bere asnje koment?"

Submitted by Adi (not verified) on

KKK dhe Aryan Nation jane ende teper aktive ne Ameriken e jugut....Keqardhje per kete grua

Submitted by Kosovari (not verified) on

Duket rast i izoluar. Pse duhet te komentohet ? eshte rast per prokurori, gjykate etj. gjithsesi keqardhje per rastin.

Nese aludohet ne 'ferexhene' , e edhe at'here sdo mund tua atriboni krimin amerikanve.

Submitted by Olti (not verified) on

Cfare komenti te bejme, eshte rast tragjik dhe nuk e dime nese do te jete i Izoluar! E pergjithshmja eshte qe Feja Musulmane eshte Feja qe Po perhapet me shpejte Ne US, dhe Musulmanet e gjejne veten mire ne Amerike! Po thirren parrulla anti-semitike e nxiten dhune penalizohen!

Fondamentalistet E djathte te Amerikes Jane te rrezikshem dhe une fale Respublikes, e kam permendur rrezikun e ekstremizmit fetar edhe me par! Ky tipi qe ka vrare kete Nene eshte gati te vrase edhe nena e doktor kristian te klinikave mjekesore!
Kur kapen keta tipat torturohen nga burgaxhinjte dhe ekzekutohen nga shteti njesoj si Ne Pakistan, Bangladesh, Malajzi, Filipine, Indonezi por jo ne IRAN! Keta tipa i braktis edhe familja ndryshe nga terroristi i Tuluzes ku Vllau i vet ndjehet krenar!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

“Terroriste, kthehu në vendin tënd!”

Kjo tregon shkakun e vertete te ketij krimi te shemtuem. Gjaku thrret gjakun. Terrorizmi thret terrorizmin. Ky asht mjerisht efekti ansor i akteve terroriste islamike ku e psojne te pafajshmit e njenes ane dhe te pafajshmit e anes tjeter. Kush hesht per aktet e terrorizmit islamik, i aprovon dhe bahet bashkefajtor edhe per pasojat e ketij terrorizmi, te cilin e nxisin hoxhallart. Me terrorizema nuk zgjidhen problemet.

Submitted by per te paturpshmit (not verified) on

Turp Paul per ato qe shkrove ne kete koment te felliqur. Ti nuk je larg atij krimineli qe vrau nenen e femijeve dhe e fsheh dobet gezimin tend. Nese terrorizmi therrt terrorizmin do te thote se ai eshte aty dhe nuk ti nuk e fsheh dot me tallava antiislame (asgje personale me fene e krishtere, por vetem me palaco si ty).

Jam kaq e neveritur nga ti sa nuk mund te shkruaj gje tjeter.

Submitted by Dritan (not verified) on

Qe gjerat ne Amerika kane kohe qe po shkojne poshte kete e kam konstatuar, por sic duket me amerike preokupohen me shume per fast food dhe big cars. Do shikojme te bukura

Submitted by "Intelektuali" (not verified) on

Ah ti ke mbetur me zhvillim ne mesjete or ti shoq ...!

Ku i dhemb kalit dhe me cfare merresh ti ...!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.