Intervista e dr. Petrelës dhe anektoda që s’të bind

Postuar në 21 Mars, 2012 04:57

Gazetarja Mira Kazhani kish intervistuar këtë herë për rubrikën e vet ‘Lunch’ në të përditshmen shqiptarja.com doktor Mentor Petrelën. Ky i fundit nuk para i dorëzohet ngasjes për të dhënë intervista, por herë pas here, bën ç’bën, e jep ndonjë sosh. Në fakt, është shumë i kërkuar, dhe pothuaj në të gjitha rastet nuk harrojnë ta pyesin për marrëdhëniet me Berishën, miqësinë me të cilin kurrë s’e ka mohuar. Edhe Kazhani bën të njëjtën gjë, por ai ia pret shkurt (me butësi e elegancë, kuptohet): “kam miqësi të hershme me të; dhe nuk i kam kërkuar asgjë në këmbim të miqësisë”.

Ka një moment anektodik në këtë intervistë që të tërheq vëmendjen më së shumti. Duke folur për gjeninë njerëzore, e për arrogancën e gjenive, dr. Petrela i rrëfen Kazhanit një ndodhí mes Frederikut të Madh të Prusisë (në intervistë ka një lapsus; është shkruar Rusisë, e jo Prusisë), Beethoven-it e Goethe-s. Këta dy të fundit, teksa ishin duke shetitur në kopshtet e Weimar-it, ndeshen me mbretin e me suitën e tij. Goethe përkulet në shenjë nderimi, ndërsa Beethoven-i jo. Madje, sipas Petrelës, Beethoven-i i thotë Goethe-s: “Pse u përkule? Ne jemi, jo ata”.

Është anektodë me karakter edukativ, por nuk ka gjasa që të ketë ndodhur një gjë e tillë. Frederiku i Madh ka vdekur në vitin 1786, kur Beethoven-i kish vetëm 16 vjeç. Së pari, nuk ka asnjë fakt historik që Beethoven-i të ketë njohur Goethe-n para këtij viti (ata janë njohur në fillim të shekullit pasardhës), e së dyti nuk ka asnjë fakt që Beethoven-i të jetë takuar me Frederikun e Madh, ndonëse ky i fundit e kish pasion të madh muzikën.

Kështu që anektoda bie poshtë. Ndërsa gjërat e tjera të intervistës, jo.

M.N.

Comments

Submitted by blendi ...ziu (not verified) on

Sa here lexoj intervistat e z. Petrela, me kujtohet skeçi "i famshem"...DONI ME PER "BELULIN" !!!

Submitted by domenik (not verified) on

Kane ca mite keta shqipetaret per keta doktorret qe dalin ne televizor sikur thua cjane. Une isha vjet student i tij dhe pashe te mesimdhenia e tij nje mungese te thelle papergjegjshmerie dmth sna ka bere 1 ore mesim. Mund tju duket gje e vogel por une e paguaj ate dhe as qe na hedh syte studenteve. Kjo tregon papergjrgjshmeri. Si mjek shyqyr zotit skam pasur fatin ta provoj bisturine e tij. Dua tju them se ketu ne Shqiperi ngrihen e ulen mitet ne menyre artificiale. Ju pershendes

Submitted by Arbereshi (not verified) on

Mbi shkrimin  e anonimit "domenik";

C'eshte kjo qe vazhdohet ne faqet e internetit?Pse valle duhet te flitet keq per cdo shqiptar e cdo gje te mire te shqiptareve,aq me shume kur behet fjale per Profesorin e nderuar te kirurgjise shqiptare.z.Petrela.Nuk kam mundesi te pershkruaj vlerat e tij profesionale dhe humane dhe mirenjohjen e shume pacienteve qe ai ka operuar si dhe vleresimet nderkombetare per punen e tij studimore shkencore.Por desha t'i thoja atij studentit "domenik" se nuk me besohet te jete student i Prof.Dr.Mentor Petrela,sepse nga menyra se si shkruan e perfol profesorin e tij te nderuar nuk e paska merituar te marre leksione nga ajo mendje  inteligjente shqiptare,nga pervoja e padiskutueshme dhe aftesite profesionale te Prof.Dr.Mentor Petrela.Ai i falenderohet zotit se nuk paska "pasur fatin ta privoje bisturine e tij",por pasi lexova shkrimin e tij mendoj se ai ka vertete nevoje  per n je "nderhyrje te thelle kirurgjike" ne tru!!

Submitted by Arbereshi (not verified) on

Lidhur me permbajtjen e ketij shkrimi kam kete koment:

Pyetja e intervistueses per miqesine e tij me kryeministrin Berisha me duket e  pa vend dhe provokuese.Por me pelqen qe ai me "indulegjence" dhe miresjellje eshte pergjigjur drejte e me korrektese: "..Kam miqesi te hereshme me te dhe nuk i kam kerkuar asgje ne kembim te miqesise".Mendoj se ky eshte thelbi i intervistes,nje pergjigje e drejte dhe e sinqerte per nje pyetje pa vend.Sot kur miqesia e vertete dhe marredheniet njerezore bazohen me se tepermi tek perfitimi dhe interesi vetjak, nje pergjigje e tille e Prof.Petreles eshte per mua  nje vetelavderim i tij per nje virtyt te larte njerezor. Per n je intlektual e profesionist te shquar si Prof.Petrela miqesia per kedo nuk ruhet e vleresohet si "kartmonedhe" e perfitimit dhe e veteposhtrimit sic bejne shume puthadores te tjere te Berishes apo kujtdotjeter qofte ne cdo krah te teatrit politik shqiptar.Pritni e do shihni  shume prej njerezve te ketij kallepi se sa  do ta  vleresonin e do ta ruanin "miqesine" me kryeministrin Berisha apo qofte edhe kryeopozitarin Rama po qe se keta te fundit do "te binin" nga karrikja!

Submitted by klodi (not verified) on

Ai studenti Domenik nuk ka faj. Duhet me e njof mire mjekesine (sidomos kete tonen), per te gjykuar per vlerat e profesorit. Profesori nuk mind ta harxhoj kohen duke u mesuar ABC studenteve te vitit te V. Mund te mar pjese ne stafet qe organizohen te shtunen per tu ndricuar me shume ne udhen e pafund te diturise mjekesore. Sa per barsoleten nuk ka rendesi autenticiteti i ngjarjes por thjesht mesazhi qe percjell.

Submitted by domenik (not verified) on

Un nuk vura ne diskutim vlerat e tij profesionale dhe punen e tij shumevjecare. Une thashe dicka te thjeshte. Ai kishte oret per te dhene lexion (aq sa kishte) dhe thjesht nuk begeniste te vinte ne mesim se me demek kishte gjera me te rendesishme per te bere. O njerez hiqni dore nga glorifikimi i njerezve. Nuk sjell asgje te mire. Prof. Mentorin e vleresojne profesoret e tjere e jo njerezit qe smarrin vesh as 2 fije nga neurokirurgjia. Un thjesht e vleresova si pedagog. U habita se gjen kohe ti beje publicitet vetes dhe nuk gjen kohe te organizoje nje ore seminari apo lexioni.

Submitted by domenik (not verified) on

Se harrova te them per punimet e tij te "medhaja" shkencore. Studentet e fakultetit me elitar te UT nuk kane ende nje liber neurologjie qe duhet ta botoje ky Profi, e jo me botime shkencore.... Sa per ato budallalliqet e tjera qe ky arbereshi thote sja vlen ti komentosh... Madje duheshin censuruar nga administratori se jane fyese...

Submitted by sandri (not verified) on

Domenik ekziston nje broshure qe ka dale dikur per stomatologjine ndoshta ajo eshte puna e madhe shkencore, te pershendes

Submitted by klodi (not verified) on

Te botosh nje liber didaktik mjekesor eshte nje pune aq e madhe sa vetem vende me nje standart te larte zhvillimi mund ta bejne. Te tjeret si puna jone vec mund te kopjojne punen e te tjereve (me ose pa leje kjo eshte nje tjeter histori). Por mund te them se dhe ne literaturen e ketyre Bigeve mund te gjesh referenca nga puna dhe e mjekeve tane (e kam fjalen per Petrelen & al.). Prandaj Domenik duke zgjeruar horizontin do jesh ne gjendje te revizionosh dhe pikpamjet e tua. Por ke kohe...

Submitted by Genti (not verified) on

Shume e sakte, skanerat e Mentor Petreles mbajne ne ''gjendje te perhershme defekti'' skanerat neper spitale.

Submitted by alda (not verified) on

Ju jap te drejte Domenik plotesisht.Edhe une e njoh situaten nga afer dhe mund te them nje pjesez  e vogel e realitetit eshte kjo qe ti thua.Situata e vertete eshte me keq. Profesori i madh jo vetem qe nuk ve ne perdorim skanerat e spitalit ,por dhe egzaminimet e bera ne vende te tjera nuk i quan dhe do vetem ato te bera tek Medicare(klinika e tij private).Gjithashtu kjo eshte arsyeja qe nuk flet per kryeministrin dhe thote qe e kam mik, sepse ne kete menyre fsheh abuzimet e veta..ehhhh  sa gjera te tjera  qe ka  dhe bene ky njeri dhe qe na qendrojne kular,, dhe qe vetem humanist nuk  eshte..

Submitted by klodi (not verified) on

Sa per sqarim. Radha nuk vendoset nga mjeket e spitalit te QSUT por nga mjeket e nje institucioni krejt tjeter qe quhet ISKSH. Rradha ne vendet perendimore te vjen dhe per 6 muaj dhe aty numri i ekzaminimeve qe kryen nje aparat CT/RM ne dite eshte sa 1/3 e ekzaminimeve  qe kryhen ketu. Perse? Se aty kane respekt dhe per punen dhe mendjen e mjekut. Me vjen shume keq por flisni per gjera qe nuk i njihni. Ka shume nga ata lloj shefash qe qe thua ti Domenik por profesori nuk eshte nje nga ata. Thjesht ben me te miren e mundshme ne nje realitet si ky i yni ku shpenzojme miliarda per ndertesa luksoze dhe as dhe disa qindra mijra euro per ilacet e "Pavionit te kanceroze" (titulline e huazova). Dhe nuk mund tja hidhni fajin mjekeve per cdo gje qofte dhe shefave se ne fakt kane celesat e kashtes ne dore. E vetmja gje qe un i akuzoj eshte mungesa e grevave te gjata dhe te fuqishme per ta detyruar qeverine te kthej syte nga shendetesia. Por kam frike se me kete nivel dezinformacioni dhe shantazhi qe ekziston prap do akuzonim mjeket se po bejne greva ne shtet qe tu shkojne pacientet te privati. Per ta mbyllur: Vleresimi monetar i punes se mjekeve eshte gjeja me normale dhe sa me shpejt te ikim nga rroga baze aq me shpejt ka per tu shendosh marredhenia sistem-mjek-pacient.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.