Reforma perëndoi. Në lojë hyjnë “tribunët” e qeverisë
Duket se reforma në drejtësi ka dështuar në përmbushjen e objektivave që politika i vuri vetes përmes saj. Rruga e vetme që ka mbetur është kompromis, fshehur pas konsensusit dhe dialogut. Shenjat për këtë janë të qarta: debati për Byronë Kombëtare të Hetimit ka marrë tjetër drejtim. Nëse deri më dje, kryeministri dhe qeveritarët që i shkojnë nga pas, bënin autikun duke thënë se “kjo është reformë ekspertësh”, sot është Ilir Meta me Sali Berishën që po flasin. Prej disa ditësh kreu i LSI-së, po këmbëngul në miratimin e reformës sipas sugjerimeve të Venecias, duke lënë një hap pas prononcimin e PS-së, që thjesht mungon. Po kështu, ish-kryeministri Sali Berisha, deklaron prej dy ditësh se “Venecia rrëzoi variantin e Edi Ramës për Byronë e Hetimit”, që është në fakt edhe treguesi më i mirë për të kuptuar se reforma në thelb ishte luftë për të dominuar hetimin. Për ta përqendruar atë në duart e duhura, si armë stresi ndaj kundërshtarëve politikë. Pasi u realizua objektivi i “miratimit” nga Komisioni i Venecias, partia që bashkëqeveris me Edi Ramën, LSI-ja është hedhur në një sulm politik ndaj gjyqtarëve që janë shkelës të ligjit. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, propozues i variantit kroat të Prokurorisë që në drejtimin e Adriatik Llallës po kryen spastrime, sot ka “zhvendosur” vëmendjen drejt gjyqësorit. I cili vërtet ka probleme reale, por vështirë se do të mund të kufizohet nga disa deklarata ministrash. Të njëjtin ton dhe ulërimë për drejtësi lëshoi sot edhe ministri socialist për Punët e Brendshme, Sajmir Tahiri, i cili u shfaq në rolin e një tribuni: “Armiku ynë më i madh, përvec atij që është në rrugë, është ai që fshihet pas çekiçit dhe që rreh çekiçin e korruptuar për të liruar atë që policia arreston. Unë respektoj çdo gjyqtar të ndershëm, çdo union që mbron interesat më të larta të publikut, por as respektoj dhe as do të ndaloj së denoncuari publikisht çdo gjyqtar të korruptuar”, tha ai.
Mund të pyetet se çfarë kanë këta ministra që hakërrehen në këtë mënyrë, kur fare mirë mund të presin miratimin e ligjeve të reja, ashtu siç i katandisën vetë dhe mandej goiditja e të korruptuarve në gjyqësor të standardizohet brenda procesit ligjor. Ndoshta ka vetëm një përgjigje për këtë: politika do të vazhdojë të çirret edhe ca, paralel me miratimin ose jo të propozimeve që qarkullojnë prej disa muajsh, me gjasë për të bërë gati alibinë e dështimit, por edhe për të deklaruar vullnetin politik, përballë një BE-së që e ka vënë kusht reformën në drejtësi.
Comments
Tani pasdite, nga Amerika,
Tani pasdite, nga Amerika, erdhi nje sinjal disi i forte per reformen ne drejtesi, si dhe per byrone e hetimit, duke u ndalur vecanerisht tek gjygjtaret.
Edhe ngritja sot e zerit nga dy ministrat, sic duket, nuk qenka kot.
Me siguri, ka ardhur ndonje sinjal i forte me tri vija te kuqe, nga amerika, prandaj sikur po leviz njecike puna.
Sic po duken bathet, do te kene marre ndonje shkop thane pas qafe, DERGATA E QYQEVE te PD, ne amerike, mbasi nuk po ndihen gjalle, kane rene squke, si pulhinet.
Sikunder ka thene edhe
Sikunder ka thene edhe SYMADHI, me siper, ka humbur cdo lajm nga DERGATA E QYQEVE te PD, me Lul Bashen ne krye, qe vajten me pordhe, dhe erdhen te dhjere, nga Amerika,
Add new comment