A do të reagojë (H)AMA pas ankesës publike të kryeministrit se Top-Channel dizinformon dhe përhap panik?
Sot kryeministri Edi Rama doli në konferencë për shtyp për të dhënë verisonin e tij për sulmin kibernetik. Sipas tij janë përfshirë me gjasë dy shtete që nuk njohin rendin ndërkombëtar dhe në verifikim final do të ndërmerren masa përkatëse. Në një moment të fjalës së tij, z. Rama ka akuzuar drejtpërdrejt kanalin Top-Channel për përhapje paniku dhe dizinfomacion, pavarësisht siç tha ai se ësghtë bërë thirrje publike dhe komunikim zyrtar që lajmet për gjobvënie janë të pavërteta.
Kryeministri ka skualifikuar opsionin e një procesi gjyqësor, por këtu çështja shtrohet tek Autoriteti i Mediave Audiovizive, që duhet të reagojë mbi këtë pretendim të z. Rama, nisur nga fakti se kemi patur gjoba dhe reagime edhe për qëndrime të ndryshme legjitime ndaj budallallëqeve me okë të dokumentarëve të ndryshëm.
Është dramatike dhe shumë perverse të shohësh sesi dizinformime publike si ky që pretendon sot Edi Rama, ta kalojnë si pjesë e një marrëdhënieje të vjetër dashurie mes një politikani dhe një televizioni, me Edin nga një anë dhe Kolin nga ana tjetër, ndërkohë që kemi të bëjmë me interes publik.
Sigurisht të kërkosh nga (H)AMA reagim në kësi rastesh është pak e tepërt dhe këtu kemi mundësinë të kuptojmë se në çfarë derexheje është katandisur ky lloj shteti që ka vetëm një funksion: të japë ca rroga për disa njerëz që tundin ligjin kur u thonë. Ankesa është publike, nuk ka shumë nevojë për numër protokolli.
Comments
Ska gje se i kane rregulluar
Ska gje se i kane rregulluar muhabetet ne Skype ❤
Add new comment