Një rrëfenjë me gjyqtarë shqiptarë dhe me do skandinavë

Fabula është kjo (e marrë nga gazeta Tema): katër familje të huajsh, dy suedeze e dy daneze, kanë prenotuar nga një apartament në Sarandë. Bëhet fjalë për apartamente me pamje nga deti në një pallat të ndërtuar nja 150 metra larg nga bregu. Paratë janë paguar (ndoshta një pjesë) në momentin që pallatit i hidhen themelet. Por kalon ca kohë, dhe përpara këtij pallati mbin krejt papritur një pallat tjetër, 30 metra larg nga deti, që u zë pamjen. Familjet ankohen tek kryetari i bashkisë, çështja shkon në gjykatë, dhe atje … dihet se si përfundon: në favor të atyre që po ndërtojnë pallatin e ri mes detit e pallatit “të të huajve”. Ambasadori danez gjen dhe një rast tjetër për t’u skandalizuar. Dhe s’i mbetet tjetër, veçse të thotë: “Betonizimi i bregdetit është një parashikim i zymtë për investimet e të huajve. Nëse një nëpunës i shërbimit civil apo një gjykatës i korruptuar jep një vendim që nuk është në përputhje me ligjet, kjo shkatërron reputacionin e Shqipërisë”. Sic!
E.G.
Comments
Kshu është kur i lihet
<p>Kshu është kur i lihet gjithçka në dorë "tregut të lirë" ekstrem. Dmth kur edhe drejtësia është mall tregu...</p><p>Po ne e dinim këtë punë, të na rrojë ambasadori që e konfirmoi.</p>
Shkrimi ishte sakte ne gjuhen
<p>Shkrimi ishte sakte ne gjuhen zyrtare,po ajo"do skandinave" mund te ishte"disa skandinave".I ka ndodhur vellait tim ne Tirane. Donte te blinte nje apartament,dhe iu duk me mire te prenotoi nje apartament te ri,qe sapo ishte hapur gropa.Isha dhe une me te,dhe duke pare planimetrine,gjykuam se do ishte me mire te paguante disa metra me shume,por te merrte katin e fundit,se kishte pamje dhe hapesire etj si keto,qe jane te rendesishme per dike qe mendon te bleje shtepi.Ok.Kur vellai shkon dhe shikon apartamentin e bere pas ndonja dy vjetesh,shikon qe nje dritare ia kishin mbyllur,se ngjitur kishin shtuar nje kat abuziv vete ndertuesit.Pastaj i kishin marre ndonje meter ne banjot per t'ia dhene komshiut,duke u shfajesuar se keshtu u doli projekti,pastaj nje pallat me me shume kate po ngrihej po nga ata ndertues perballe,gje qe mbyllte prespektiven e parkingut te jashtem,qe vellai e kishte prenotuar sipas planimetrise;pra shkurt,vellai im ishte gati ta linte apartamentin,te cilit i kishte paguar ne paradhenie 80%te shumes,qe po ta marrim se ndertuesi do kthente parate dilte q1e ai kish perfituar,duke marre leke ne kredi me interes falas.Mendoj qe kur kete pune nuk e zgjidhi Rama,qe thone se ndonjehere ia jepte"truni"te çonte projektin ne origjine,njeri tjeter nuk e ben dot;ketij rastit te Sarandes dhe atij te vellait tim i gjen njemije te ngjashem;eshte tamam mashtrim,qe ti shesesh tjetrit nje planimetri tjeter(sepse sot te tregojne edhe skicen e lagjes me ngjyra te blerta,si jeshile limoni-ngjyra e motorreve Kawasaki per antonomazi)dhe pastaj ta gjesh veten te banosh mes nje pirgu plehrash,ku edhe ashensorin s'e vene ne pune,se duan qe tu paguash jo korentin,por edhe mirembajtesin,qe patjeter do jete ndonje shok i firmes qe beri apartamentin,per te mos folur per ato te mallkuara tapi(tamam fjale turqishte)shtepie,qe duhen dekada ti sigurosh,ndersa ne Evrope me pare behet akti i pronesise e pastaj futesh ne shtepi,perveç qe ka parking te jashtem te detyrueshem per te gjitha hyrjet.Tani te shpresojme se me"do skandinavesh"si Lili Basha do jepen ato te shkreta tapi,me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise nga turku,95 vjetorit nga pavaresia austriake,80 vjetorit te pavaresise nga Zogu,70 nga italiani,68 nga gjermani,65 nga jugosllavet,50 nga sovjetiket,35 nga kinezet,25 nga ramiz alia,22 nga"diktatura" e asnjerit,15 nga saliu i pare,7 nga nanua i dyte e akoma nga saliu i dyte,qe do pasohet nga nanua i trete...Me falni,po vetem nga amerikanet nuk mesuam te pavaresohemi;mos ngaqe bananet kane gjetur tek ne republiken e duhur?</p>
Add new comment