Berisha: Jam zënë me të gjithë në emër të diversitetit

Postuar në 23 Mars, 2012 10:33

Mbrëmë në studion e Fevziut ishte një ballafaqim mes gazetarit Lorenc Vangjeli dhe kryeministrit. Ishte i vetmi moment që ia vlentë të ndiqej. Por përgjigja e Berishës ishte në stilin “pyetja është e jotja, përgjigja është e imja”. Ja pasazhi:

Pyetje: Ju keni pasur marrëdhënie të tensionuara me presidentët dhe me kryeministrat Nano, Fino, Majko dhe Meta. Kam përshtypjen që keni konflikt edhe me veten. Si ka mundësi që prodhoni këtë energji të keqe dhe negative që mban të gjithë vendin në tension?

Përgjigje: Politika nuk është konsensus, por diversitet. Të konceptuarit e politikës si konsensus është fatalitet. Me diversitetin ajo prodhon energjinë, vendimmarrjen dhe të gjitha zhvillimet. Nuk ka asgjë me konsensus sesa totalitarizmi dhe autoritarizmi. Ajo që kërkohet të paraqitet si një diçka negative… unë s’dua t’i them zotit Vangjeli se janë klishe të vjetra të analizës së politikës për faktin se asgjë s’e ka çuar përpara këtë vend sesa alternativa e platformave.

Pyetje: Alternativa, por jo me konfliktualitet…

Përgjigje: Në qoftë se i kërkohet kryetarit të opozitës të jetë në mirëkuptim me kryeministrat e vendit, aty opozitë nuk ka dhe vendi humbet shtyllën morale të pushtetit. Cilat do të ishin pasojat për vendin nëse Kryeministri aktual do t’i kishte premtuar Moisiut apo Topit një mandat të dytë? Kjo do të përbënte problemin më serioz.

E.G.

Comments

Submitted by reformer (not verified) on

"Politika nuk është konsensus, por diversitet. Të konceptuarit e politikës si konsensus është fatalitet. Me diversitetin ajo prodhon energjinë, vendimmarrjen dhe të gjitha zhvillimet. Nuk ka asgjë me konsensus sesa totalitarizmi dhe autoritarizmi. Ajo që kërkohet të paraqitet si një diçka negative… unë s’dua t’i them zotit Vangjeli se janë klishe të vjetra të analizës së politikës për faktin se asgjë s’e ka çuar përpara këtë vend sesa alternativa e platformave."

Versioni popullor i ketij epitafi eshte si me poshte:

"U plake e dore s'hoqe, tu befshin guret e varrit lo..."

Submitted by Petro (not verified) on

As s'bëhet fjalë se mund të ketë harruar ndonjë nga parimet themelore të materializmit historik, lëndë e detyrueshme bashkë me materializmin dialektik, që të jepej si provim në të mesme dhe të lartë. Uniteti i luftës së kundërtave e çon para një shoqëri. Po, po, nuk e ka harruar! Partitë borgjeze europiane, që nuk dinë, e për rrjedhojë nuk dinë si ne të shahen me njëra tjetrën me libër shtëpie, e nuk përdhosin kundërshtarin opozitë, deri në urrejtje, aq dinë nga kjo teori hegeliano-marksiste, ndaj e kanë futur Europën në krizë ekonomike, ndryshe nga ne që marrshojmë nga fitorja në fitore. Është parë e udhës që në programin e partisë të  futen së shpejti, nën shembullin e kryetarit e shpjegimeve të mbrëmshme të tij, që urrejtja e zëmrimi të shtrihen deri në bazë, skaj më skaj. Për hir të zhvillimit, do bëhet çmos që të arrihet në konsiderimin armik të gjysmës tjetër opozitare. Udhëzues të posaçëm po përgatiten, që anëtarve të partisë në pushtet t'u shpjegohet se me kundërshtarin armik do ndalohet të pish kafe, të bësh krushqi, të kesh biznes të përbashkët, e të tjera, e të tjera, do thoshte i ndjeri Dor Keko.

Submitted by reformer (not verified) on

Nje koment me serioz: Deklarimi i Berishes perben kredon e tij politike, dhe kjo deklarate ka nje permbajtje qe ben sens. Ajo qe tek e Berisha nuk ben sens eshte pikerisht sensi i mases. Se pari ne rastin e Berishes nuk behet fjale per diversitet, por per konfliktualitet dhe me keq akoma ky konfliktualitet nuk eshte vetem ideor , politik dhe i tipit protestues. Jo, konfliktualiteti, ne rastin e Berishes, shkon deri ne kufijte e luftes civile! Pra "diversitetit berishian" i mungon sensi i mases. Ai tejkalon kufijte e mases, sepse ai nuk ka te beje me "diveristetin", por me perjashtim total te kundershtarit, i cili nuk duhet kundershtuar, bindur ose mundur me fakte dhe vepra, por duhet te asgjesohet "apriori", pavarsisht se ka apo s' ka - ose se deri ne cfare mase ka te drejte - pra duhet asgjesuar - sepse "voton ndryshe".

Submitted by Petro (not verified) on

I nderuar reformer! Tërsisht të qarta argumentet që ju jepni shkurtimisht, por me "Konfliktualin" në fjalë, mbase është më mirë që për përgjegjen ndaj Lorenc Vangjelit, të mos e marrim seriozisht, por ta kalojmë duke qeshur. Ja vlen ta bëjmë motiv, për t'u argëtuar paksa edhe ne. E meritojmë kaq pak, pas një dite të lodhshme pune. Ju përshëndes.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Epo si ka mundësi të mos kuptoshë këtë politikan briland sa të trashë janë Opozita,Presidentët,Sh.i.ku,Gjykatat,Prokuroria,jemi me shumë fatë që kemi politikanë të tillë

Submitted by Gusmari (not verified) on

Nje pyetje kisha une: Mor po mustaqe si te Hitlerit i ka ato Berisha apo i ben hije palla e hundes :-)

P.S. Nuk ja vlen te merresh me Berishen. Vetem gjykatat duhet te merren me te, atehere do tja vleje vertet.

Submitted by engjell (not verified) on

Berisha e vetprodhon konfliktin thjesht per interes te tij ,jo se kerkon te kete alternative nepermjet konfliktualitetit Edhe pergjigjia qe jep eshte thjesht nje arsye per te kaluar radhen Ne se do te pranonim arsyen qe jep do te vijonim ta pyesnim ,perse duhet te futen ne kete vorbull nenat ,baballaret ,grate ,femijet miqte e shoket e kundershtareve?! Presioni ,shantazhi ,kercenimet nuk kane te bejne fare me alternativat me te cilat ai kerkon te ri mashtroje publikun dhe gazetaret .

Submitted by B (not verified) on

Kjo eshte nje nder te paktat pergjigje te qarta dhe mjaft te drejtperdrejta prej Berishes. Komenti i E.G. me duket krejt i pavend.

Submitted by Majlinda (not verified) on

E ku eshte e reja ketu? C'ka thene te re Berisha qe nuk e kishte thene me pare apo qe ne nuk e dinim? Nuk e mora vesh kete shkrim.

Submitted by Tani (not verified) on

Sula pa konflikt është si peshku pa ujë. Të vjetrit që perifrazuan konfliktin si koncept, me siguri kanë pas vizione, ne qendër të të cilave, Sula ishte bash themeli frymëzues.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.