Nis lufta brenda sistemit. Alaudin Malaj letër ministrit Manjani për të përjashtuar Gjin Gjonin (Letra)
Alaudin Malaj, kreu aktual i Gjykates së Apelit të Tiranës i ka derguar një letër ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani ku kërkon përjashtimin e anëtarit të KLD-së, Gjin Gjoni nga votimi për kryetarin e Gjykatës së Apelit së Tiranës, proces i cili do të zhvillohet ditën e hënë, kur do të mblidhet edhe KLD. Sipas Malajt , Gjin Gjoni ka konflikt interesi në procesin e votimit të kandidaturave, pasi e ka kalllëzuar Maljan më parë, çështje që është pezulluar nga Prokuroria në vitin 2014. Ne letrën drejtuar Manjanit Malaj të cilit I mbaron mandate dhe është një prej kandidaturave shkruan se “Qënia e z. Gjoni në këtë pozicion do të paragjykojë transparencën dhe objektivitetin e proçesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes së kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, detyrë për të cilën kam paraqitur kandidaturën time për konkurim. Prandaj, përsa më lart legjitimohem si palë e interesuar në këtë proçes dhe kërkoj që ky anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të mos marrë pjesë në asnjë fazë të proçesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për postin drejtues të kësaj gjykate, pasi gjendet në kushtet e pengesës ligjore dhe konfliktit të hapur të interesit”. Kjo letër vjen vetëm pak ditë pasi ambasadori amerikan Donald Lu zbuloi se ambasada amerikanë në Tiranë u ka refuzuar vizën disa gjyqtarëve të korruptuar sipas saj, njëri prej të cilëve përflitet se është Gjin Gjoni.
Comments
O zot car po ndodh keshtu
O zot car po ndodh keshtu duan te bejne kryetar defacto Gjin Gjonin e kuptoni o popull? Duhet te ngrihemi te gjithe e te shkojme para KLDse te protestojme. Boll me!!!!
Nuk mund te zgjidhet Hysni
Nuk mund te zgjidhet Hysni Demiraj qe o lodra e gjin gjonit, ky ka qene gjyqtari qe ka liruar gardistet e 21 janarit. http://www.arkivalajmeve.com/74-plumba-Apeli-liron-tre-gardistet-e-21-ja...
Gjykata e Apelit Tirane eshte
Gjykata e Apelit Tirane eshte kthyer ne model te eficences fale perkushtimit te Alaudin Malaj. Duhet te rizgjidhet. Alaudin ne avokatet jemi me ty.
Add new comment