Teatri i Ballkanit të Hapur nuk shet më
Mesazhet politike të presidenti serb dhe paralajmërimet e tij për tensionim situate në Kosovë më 1 tetor, hapin premisat e diskutimit për të paktën dy çështje: së pari se të ashtuquajturat kërkesa të reja të Perëndimit janë pasojë direkte e luftës në Ukrainë dhe në këtë rast, Serbinë e ka tradhëtuar fati për shkak se Presidenti rus po e përdor Kosovën si alibinë e tij kryesore. Dhe kjo e dëmton pozitën e Beogradit.
Më tej akoma, këto kërkesa nuk janë të improvizuara dhe rrethanore, por në fakt kanë qenë aty për tèu aktualizuar vetëm tani. Dhe një gjë e tillë konfirmon se bota shqiptare dashur apo pa dashur është pjesë e axhendës perëndimore e cila po e rimerr projektin nacional shqiptar në konformitet me koniunkturën ndërkombëtare për ta përdorur atë si instrument gjeopolitik.
Së dyti, në kontekstin e një axhende të tillë siç po e zbulon atë presidenti serb, nismat si Ballkani i Hapur, pavarësisht synimeve të veta, artificializohen për të mos thënë që marrin rolin e një diversivi. Kjo vlen vetëm në rastin kur politika e Shqipërisë udhëhiqet nga perspektiva konvencionale se ka interesa të njëjta me ato të Kosovës. Në eventualitetin kur politika do të normalizohet drejt një ineresi strikt shtetëror, atëeherë diskutimi mbi Ballkanin e Hapur do të mund të ndryshonte dhe në atë rast edhe qëndrimi i Shqipërisë për Kosovën do të duhet të inkuadrohej në suazën e njërës prej çështjeve që janë ende të hapura në Ballkan. Pra jo si çështje kombëtare.
Për më tepër që diktati i Perëndimit mbi Serbinë, siç e prezanton atë Vuçiç e zhvlerëson Ballkanin e Hapur si manovër diplomatike serbe që përcjell mesazhin se Beogradi punon për paqen dhe stabilitetin, por është Kosova refraktare, pse loja po ndryshon dhe Perëndimi po lan hesapet me një problem në Ballkanin ku tashmë i mbetet vetëm Republika Srpska.
Në një prizëm imediat, normalisht Shqipërisë që pretendon se luan politikë kombëtare i intereson izolimi i shpejtë i Serbisë, presimi mbi të deri në cedim për një çështje që nuk ka pse të jetë më peng. Kjo do të sillte me gjasë zhvillime brenda vetë Serbisë dhe mund të minonte edhe politikën e saj të neutralitetit e cila bezdis sidomos me faktin se është formulë e përshtatshme për një lloj autonomie. Në fund nuk do t’i mbetet Shqipërisë të vendosë dhe patjetër që ajo do lëpijë atë që pështyu sepse kombëtarizma këtu është retorikë.
Por normalisht që askujt nuk i intereson as edhe poshtërimi i Serbisë, të cilën sot në Tiranë e mbron vetëm një njeri. Dhe e mbron me kredencialet e veta të grabitura brenda një sistemi politik të kalbur; nuk e mbron me arsye, diskutim të hapur që i intereson edhe opinionit publik. Ne mund të kuptojmë se loja mund të ketë qenë që Kosova të lëshohet pa sjellë dëme në Serbi, por ja që kjo është pak lojë e madhe dhe ndoshta koha erdhi që edhe Vuçiçin nuk e duan më.
Ndaj e vetmja gjë e zgjuar do të ishte që shkërmoqjen e projekteve që u shpallën, zhvilluan e mbrojtën si një histori personale suksesi dhe vizioni, të dinin ta menaxhonin pa toksikuar sërish relacionet mes serbëve dhe shqiptarëve. Të paktën kaq, sepse çdo prishje e re edhe për shkak të keqkuptimit do donte shumë kohë për t’u rikuperuar. Do të ishte e pranueshme një gjë e tillë nëse do të pirshjes realisht ndonjë interes, por nuk ka sesi të jetë e tillë vetëm pse në marrëdhëniet e vendit tonë me një shtet tjetër qëndron përherë një xhol që prish e zhbën gjithçka që pretendon e se ka bërë vetëm Ai.
s.zaimi
Comments
www.dorianrada@yahoo.com
Shkruan zoteria: "... te dinin ta menaxhonin pa toksikuar serish relacionet mes serbeve dhe shqiptareve". Kjo nenkupton, qe ne kohen e "xholit", te cilit autori preferon t'i referohet me peremer (Ai), relacionet, dikur te toksikuara mes shqiptareve dhe serbeve, na qenkerkan relaksuar!!!
Ne fakt, ka nje relaks, por mes xholit shqiptar dhe shpures se tij e xholit serb e shpures se tij. Nderkohe toksiciteti mbetet po i njejte mes shqiptaresh dhe serbesh.
Edi Rama, megjithate, e ka nje merite qe nuk i duhet mohuar: ndikimin, jo ate te drejperdrejtin mbi te tijet, por ate indirektin mbi ate pjese shqiposh, qe gjoja jane kundershtare apo edhe qe jane vertete te tille.
Te veresh relaksim marredheniesh mes shqiptareve dhe serbeve, aty ku nje i tille eshte vetem mes dy personash, eshte shprehje domethenese e ketij ndikimi fatkeq.
Vucic eshte pasqyre e
Vucic eshte pasqyre e vullnetit te popullit te llastuar serb. Ai ka aq tru sa ta kuptoje se Kosoven e ka humbur me kohe dhe nuk ka kthim prapa. Nese Kurti do te donte ta poshteronte, mjaft te ishte ulur me te ne tryezen e ballkanit te hapur dhe ta detyronte te firmoste bri kryeministrit te Kosoves. Kjo do te ishte njohje edhe de jure e shtetit te Kosoves.
Gjuha juaj eshte shume e sforcuar dhe e varfer ne argumenta.
Serbia eshte angazhuar prej
Serbia eshte angazhuar prej kohesh ne dialog me Kosoven por kete nuk e ka marre kush per njohje de jure. Madje as pas marreveshjes se Uashingtonit.
Nese gjuha ketu eshte e varfer ne argumente, ky eshte problemi me i vogel perkundrejt varferise ne argumente per psene e Ballkanit te Hapur nga Shqiperia.
Add new comment