Hungarezi Orban është shndërruar në një shqetësim serioz për Europën

Kryeministri hungarez, Victor Orban, që sapo priti kryeministrin tonë në Budapest, nuk po di e nuk po don të frenohet në sfidën që po i bën Europës. Kanë zbritur në fushë Komisioni Europian dhe Këshilli i Europës, por tok me ta, janë dhe një numër organizatash jo qeveritare, të kryesuraa nga Amnesty International, dhe janë vënë në ndihmë të gazetarëve, gjyqtarëve, qytetarëve të thjeshtë. Ekziston shqetësimi se në Hungari po ringrihet një parti-shtet, që ka marrë nën kontroll administratën publike, sistemin e drejtësisë (ka arritur deri atje sa ka krijuar një autoritet qeveritar për kontrollin e sistemit të drejtësisë, e në krye të këtij autoriteti ka vënë një mikeshë të familjes së vet, gjë që u kritikiua fort pardje, më 19 mars, nga Këshilli i Europës), institucionet e tjera, median, etj. E megjithatë, partia në pushtet, dmth partia e kryeministrit Orban, Fidesz, ka deputetët e vet në parlamentin Europian, në grupin e partive popullore, dhe për këtë shkak kanë zënë t’i bëjnë kritika Merkelit dhe konservatorëve të tjerë për faktin që nuk po reagojnë ndaj këtij fenomeni. “E të mendosh”, thuhej dje në të përditshmen italiane la Repubblica, “që Hungaria është vend anëtar i BE-së dhe i NATO-s”.
Por Orbani po vijon në të vetën. “Ne nuk do të shndërrohemi kurrë në një koloní, ligjet tona do t’i bëjmë vetë, e nuk do lejojmë të tjerët të fusin hundët”, ulëret ai. E në të njëjtën kohë është duke lypur 15-20 miliardë euro nga BE-ja e FMN-ja.
Re.Pu.
Comments
Krytetari i opozites

Krytetari i opozites hungareze mos quhet gje Edvin Rama?

Miresevjen ky shqetesim per

Miresevjen ky shqetesim per Europen sepse sinqerisht EU ka nevoje per nje shkundje.

Ne kohet e fundit ,duke pase krizen ekonomike si katalizator te problemeve po shohim se edhe EU, nga njera ane, perben " rrezik" per “sovranitetin” e “demokracine” e “kombeve europiane”.(ndoshta legjislatoret ne kohe te begata nuk i kane perfytyruar keto skenare po ja qe jane nyje qe duhen zgjidhur)

Shih Greqine !

Kur qeveria deklaroi qe do te bente referendum per te marre mendimin e zgjedhesve mbi planin antikrize “Tecnocracia” e Brukselit tha :ne asnje menyre JO!

Qeverite teknike ne Itali e Greqi jane “teknikisht” :”pezullim i demokracise” mbasi nuk jane qeveri te dala nga vota e lire.

Rasti i Hungarise duhet te na beje te hapim syte,per shume aspekte, ne “shqipove”.

Del nje politikan me emrin Viktor Orban qe premton qe do fshije te gjithe klasen e korruptuar te Hungarise .

Hungarezet i japin 2/3 e parlamentit e ai fshin jo vetem te korruptuarit ,po edhe gazetaret antipatike,rishkruan kushtetuten e merr nen kontroll Banken e Shtetit!

Eshte pikerisht heqja e “autonomise” bankes hungareze qe zemeron EU se kane frige qe “paret” mund te shpenzohen ndryshe e jo per ti kthyer borxhin BCE-se.

Natyrisht qe borxhi duhet kthyer por EU do te ishte mire te dilte hapur e te thoshte :Kemi frige mos humbim paret tona ;bile duam te gjitha interresat e s’na interreson nese vegjelia do vuaje ,do priten sherbimet sociale,qe Malev nuk futuron me ;DUAM PARET!

Eshte pak meskine nga ana e Europes te maskoje qellimet e saja me “mos rrespektim te te drejtave” .

Me çte drejte morale Herman Van Rompuy (qe 40% e europianeve nuk e dine kush eshte) apo Barroso (qe nuk eshte i zgjedhur demokratikisht por i emeruar) ti terheqin veshet Orbanit qe ka legjitimitetin e 53% te votave te Hungarezeve.

Une shoh me simpati keto kriza ,per te vetmin fakt se bejne drite mbi ate qe nuk duam te shohim :Europa eshte ne duart e FINANCIEREVE (te atyre qe krizen e kane shkaktuar) e keta te fundit dihet ku e kane zemren.

Ajo ç'ka une po mundohem te

Ajo ç'ka une po mundohem te them eshte thjesht :ka disa kontradikta ndermjet modelit te qeverisjes "teknike" Europiane e "demokracise" e/o "sovranitetit" si ne e njohim.

Nuk di çka eshte me mire apo me keq!Them vetem qe jane nyje qe duhen zgjidhur edhe nepermjet "emancipimit" te mendesise tone drejt "mbi-sovranitetit",kur jemi aq te lidhur me frigen ndaj komploteve te huaja!

A jemi gadi te sakrifikojme "sovranitetin" tone per te miren e Kontinentit?

Vetem kaq!

Sa per ndihmen ndaj Greqise shihe pak a shume keshtu:

Nje "turist EU" shkon ne nje hotel grek e kerkon te shohe dhomen.

Le peng mbi banak 100€.

Nderkohe qe turisti ngjitet ne kat te peste ,pronari i hotelit merr 100€-rot prej banakut e shkon te kasapi perbri e shlyen borxhin qe kishte me te!

Kasapi shkon te mekaniku e shlyen borxhin,mekaniku me te njejtat 100€ shkon te baristi e i thote ja 100€ qe te kisha borxh!

Baristi shkon te hoteli e i thote pronarit :

Ja 100€ qe s'te dhashe javes kur isha me dashnoren ne hotel!

Pronari i hotelit i ve prape mbi banak!

Nderkohe zbret turisti e i thote te zotit te hotelit qe nuk i pelqen ,merr 100€ e ik!

Konkluzion :askush nuk humb gje ,askush nuk fiton gje !

Qe te nesermen prape do kene nevoje te lypin borxh!

Ketu une jam kritik ndaj EU-se se nuk ka nje vizion rritjeje te ekonomise!

Deri me sot pasuria vetem eshte spostuar.

Jane mbylle vende pune ne GB/france/germani/itali e jane hape ne Poloni/çeki/hungari/slloveni

Jane varferu disa jane pasuru te tjere!

Deri me sot pasuria vetem

Deri me sot pasuria vetem eshte spostuar.

Ke statistika ku mbeshtet kete pohim, Baku?

Europa nuk qeveris asnje vend dhe nuk ka vendosur ne menyre direkte qeverisje teknike ne asnje vend. Europa i ka thene shkurt, Greqise e Italise ose bini dakort te gjitha palet per menyren e menaxhimit te borxhit ose ne nuk ju japim me euro. Pse Spanja nuk kishte nevoje per qeverisje teknike kur eshte gati ne te njejten situate me Greqine e Italine? Sepse ne Spanje ka njefare konsesusi per menyren e zgjidhjes se problemit. Ndoshta nuk eshte menyra e duhur por te pakten politikanet nuk grinden me njeri-tjetrin si ne Itali e Greqi.

Eshte e kollajte qe deshtimin e politikaneve ne Itali e Greqi per te menaxhuar financat publike t'ia faturosh Europes. Por realiteti eshte se faji eshte i gjithi i politikaneve te Italise e Greqise qe e kane zhvatur popullin e tyre dhe tani ia faturojne demin Europes. Siç po kerkon te beje Orbani. Siç do te kerkoje te beje edhe Berisha, siç bente dhe Enveri qe thoshte se fajin e ka BS, Kina e Amerika se Shqiptaret nuk kishin buke te hanin.

Shendet

Eurostat mund te shikosh

Eurostat mund te shikosh skeden

GDP per capita in PPS

Merr Polonine psh ku jane perqendruar te gjitha industrite e Europes (duke filluar nga filtrat e çajit Twinngs deri te veturat e Fiatit duke kaluar nga elektroshtepijaket Eletrolux) e krahasoje me nje vend te Europes se vjeter!

Do te shohesh qe spostimi i prodhimit ne ate vend ka lene "te vdekur rruges" ne vendet ku fabrikat jane mbyll

Me shume te drejte ka 'Baku'

Me shume te drejte ka 'Baku' o 'hapi' per krizen e borxheve te Europes...Europa ju 'tremb' referendumit grek deri ne palce nga efekti domino e per rrjedhoje 'cenoi' demokracine e ketyre vendeve duke u 'shkarkuar' qeverite e votuara dhe zevendesimin e tyre me ish bankiere te besueshem te lobeve financiare. Fakti i qethjes se borxheve apo faljeve eshte pak 'fallco' pasi si Greqia e Italia kur dilnin ne treg per borxhe i merrnin me interesa jashtezakonisht te larta, dhe u takonte ketyre ekonomive qe te gjithe GDP-in ta kishin per interesa e jo kolaterale, ose ndryshe 'ta kam borxhin, por do ta shlyej kur te kem'. Kjo i trembi te gjithe sidomos Merkozine, te cilet me nje ngathtesi te cuditshme e zvarriten zgjidhjen e situates duke ua renduar dhe me shume borxhin ketyre vendeve. Dhe per ta garantuar ua futen demokracine ne 'bigace'. Madje ende kane frike se cfare mund te ndodh pas zgjedhjeve, ndaj perpiqen t'i shtyjne ne kohe, pasi u friken te majteve ekstrem mos marrin pushtetin dhe i tregojne 'brrylin' Europes. Pra politikave te keqija financiare, klienteliste, monopoliste te vendasve ju bashkangjit dhe paaftesia e Europes per te vepruar 'me emergjence' ne 'situate te jashtezakonshme'. Situata paraqitet e qete 'deklarativisht' por 'praktikisht' renkon poshte 'carcafit' qe i kane hedhur europianet, qe te largojne 'zjarrin' nga vatrat e tyre e sidomos para zgjedhjeve. As Portugalia e as Spanja nuk jane me mire, laku u rri varur si shpata e Demokleut mbi krye...Po nuk u ndryshua ritmi i bashkeveprimit te politikes me lobet financiare, re te zeza do vazhdojne te davariten ne Europe. Lobet te shkojne pas politikes, dhe jo politika pas tyre, per interesa te pushtetmbajtjes harxhojne 'pa laps e defter' dhe pastaj...Ulje rrogash, ulje sherbinesh sociale, ulje pensionesh e asistencash, rritje taksash, fukarrallek...maskarrallek!

Ajsberg pikerisht ketu

Ajsberg pikerisht ketu qendron paradoksi! Financa ka hypur mbi politiken e tashma dikton ligjet!

Deri dje "kapitalizmi" kishte ne dore mjetet e prodhimit e fuste ne sherbim te vet "krahun" ose " intelektin" e qytetareve!

Politika garantonte te drejtat e atij qe punonte e pronen e atij qe jepte pune!

Politika krijonte kushtet qe "fitimi" i "kapitalizmit" te ri-investohej per te krijuar mireqenie e me taksat qe ne menyre proporcianale vjelte te dyja paleve mbahej "shteti social"

Sot ka nje force te trete "financieret" qe nuk jane me te interresuar te financojne investime per te krijuar "pune" sepse "spekulimi "eshte me fitimprures!

Jane dhene ndihma (lexo borxhe) nga BCE shteteve te lindjes per ti pergatite per te hy ne EU.

Parlamenti evropian qe vendos me ligj sa duhet te jete diametri i bizeles qe shitet mbrenda bashkimit ,nuk shqetesohet per diferencat qe egzistojne ne tregun e punes ndermjet punetoreve te vendeve te reja e atyre te vjetra.

Mungesa e te drejtave ne vendin e punes ,(pushim gjate 8 oreshit,pushimet pa-pagese,pushim prej punes ne rast semundjeje e shume arritje te tjera te luftes sindakale ne perendim!)bejne qe kostoja e punes te jete teper joshese per kapitalizmin! 5€/h vs 25€/hEshte pak a shume si ti tregosh qoftet zagarit!

Kapitalizmi qe tashma nuk eshte me "patriarku pareli" o familja e tij po eshte transformuar ne SH.P.A e aksionet dmth "finance " e "banka" spostojne ne lindje fabrikat e tyre!Shtetet e lindjes punojne per te paguar borxhin dmth per te majme bankat e aksionet e nderrmarrjeve qe delokalizohen rrisin vleren per fitimet qe premtojne!

Papunesia qe mbet ne perendim leshohet mbi shpatullat e shteteve "nacionale" qe per te garantuar shtetin social detyrohen te rrisin taksat ,te racionalizojne shpenzimet (lexo :te presin arsimin,shendetesine e pensionet e te rrise TVSH-ne)

Meqe kjo nuk eshte kjo Europa qe shumica e Europianeve kane pasur nder mend kur EU merrte forme nuk eshte per tu çuditur qe rritet "Antieuropeizmi"

Jam dakort për sa thua për

Jam dakort për sa thua për financën e për mungesën e minimumeve në nivel europian.

Nuk jam dakort që fondet strukturore të Europës janë borxhe. Përveç borxheve të BQE-së shtetet në pritje marrin edhe investime në infrastrukturë.

Por ku qëndron lidhja me Orbanin, nuk e kuptoj? Ai edhe thotë më jepni borxh, edhe thotë nuk ju jap llogari se si i harxhoj lekët se jeni shkërdhata. Ku qëndron kjo Z. Baku?

Erratum: Nuk jam dakort që

Erratum:

Nuk jam dakort që fondet strukturore të Europës janë borxhe.

Nuk jam dakort që të gjithë fondet strukturore të Europës janë borxhe.

Hapi asnje kundershtim! Jo te

Hapi asnje kundershtim!

Jo te gjitha jane borxhe!

Por fondet strukturore nuk jane pa njolle!Perdorimet e tyre jane kryesisht te lidhura me angazhimet e qeverive lokale per tu perdurur ne zonat me te prapambetura!

Ne keto zona ku derdhen fondet ,qeverite lokale ulin edhe rregjimin fiskal si me thane : pak po ben EU e pak po e bejme edhe ne!

Perfundojne ,keto zona " per tu perceptuar si ishull sirenash pe Kapitalizmin qe mbyll fabrikat ne perendim per te perfituar me teper ne lindje!

Si pefunduam te bejme keto muhabete duke u nise nga hungaria .... nuk e di se nga natyra s'jam logo-rroid .Po sidoqofte me diskutu me ty qe kenaqesi!

ah per pak harrova : nje here ne Sllovaki kam pare nje restorant ku shkruhej :ky objekt eshte financuar me kontributin e BE!

Gjithashtu i nderuari 'Baku'

Gjithashtu i nderuari 'Baku' por riperseris kerkesen e faljes si me 'hapin' per mos vazhdimin e bashkebisedimit per aresye 'tifozlleku' me futbollin.

Strategjia dhe taktika ne futboll eshte si ne ekonomi, per mua, nuk e di kush ka marre nga njeri tjetri fillimisht. Futbolli (kapitalist) do fitimin kryesisht.Fle,zgjohet,fle e zgjohet me mendje ku do te fitoje e sa do te fitoje. Baza e tij eshte krahu i punes, taksat e uleta,siguria civile, transerimi kapitalo-monetar dhe fitimi sa me madh i mundshem. Cdo 'maskarrallek' brenda ligjeve per te eshte legale. Ndaj dha ai do te rend drejt vendeve ne zhvillim, pra drejt lindjes, duke ekspasionuar me agresivitet per te pushtuar sa me shume tregje te virgjera me 'afsh' te madh. Ej, mbase dhe e di, bankat greke u shtrine ne Ballkan, ne Europen Jugperendimore e deri ne ish-republikat sovjetike si 'vaji ne lakra' por fitimet ishin kolosale dhe te stimuluara nga politika greke, edhe si sponsorizues kryesor te saj, si kudo. Kjo eshte brenda normave 'kushtetuese' me te mirat dhe te keqiat e saj. Europa vet sic e keni thene me lart 'bizelen e do me trashesine dhe gjatesine e shijes se tyre', ndersa ne keto vende qe permendem duan bizele 'ndac te holle e te gjate e ndac te shkurtet e te trashe'...

Detyrimisht papunesia ne vendet e zhvilluara rritet, edhe per shkak te rritjes se kostos e te drejtave ne kuader te sindikatave apo ato te njeriut. Sepse eshte rritur kerkesa dhe oferta, sepse eshte rritur pretendimi per jeten dhe pretendimi per fitimin, sepse jane ulur oret e punes dhe jane rritur festat, sepse jane nerritje te zhdrejte psensionet e perfituesit me kontribuesit, sepse jane rritur pretendimet per sherbime sociale (me te drejte) me kontributet,etj. Biznesi gjithe kohes mendon per uljen e kostos se prodhimit e sherbimit dhe detyrimisht do te veje dore ne keto elemente dhe kur ka 'qendrese' ndryshon adrese. Ndryshon adrese te kapitaleve, te tundshme e te patundshme, per atje ku 'zogu' nuk trembet nga 'flladi' ,pra ne' parajsa' te vendeve te pazhvilluara.

Europianet, fillimisht e kerkonin Europen e bashkuar te njejte per te gjithe si per 'kapitalistet' dhe 'argatet', jo me diferenca. Por s'po realizohet dot, mbase eshte utopi. Atehere nuk ka konkurrence, antagonizem ne zhvillim e tyre e per rrjedhoje mireqenie ekonomike. Shteti,psh, apo industrialisti gjerman merr kredi me 1 deri ne 2 perqind interes, kurse, psh, shteti grek apo industrialisti i ketij vendi e merr me 7 deri ne 11 perqind, ka antagonizem apo zhvillim te pershpejtuar ketu ? Jo!Punetore paguhen per te njejten pune ne menyra te ndryshme ekstreme deri ne shumefisha dhe dtyrimisht do te kete levizje te tyre neper BE. Keshtu per sherbimet sociale si arsimi,shendetesia, pensionet, asistenca etj dhe per rrjedhoje do te dynden drejt oborrit te 'mbretit'...

Borxhet,jane te domosdoshme per zhvillimin ekonomik, vecse duan kollandrisur mire, si tek individi qe merr per pordhe X5 pa marre fillimisht nje 'Fiat', se pastaj te sekuestrohet apo te vendosin kushte te renda qe sti mban dot shpina.Borxhet kane dhe diktatin e tyre.Diktati eshte i shkruar me germa te vockla ne fund te kontrates,atje ku as syri nuk ti lexon dot por i lexon avokati.Ndaj ka ardhur koha per te mos mbushr si shteti dhe individet 'xhepat' me karta krediti' dhe 'hidh kendej e prit andej' por te zbresim nga fluturimi i qefit dhe nje here ne toke...

Mireudegjofshim serish. Kenaqesi e madhe dhe per 'hapin' e ty 'Baku'.

Gjithashtu.

Gjithashtu.

Eshte thjesht nje

Eshte thjesht nje "Exibicionist" ose sic themi ne Shqiptaret " Ben si Interesant" asgje me teper n.q.s Evropa nuk do e donte do ia kishte gjetur anen per ta spostuar, plus qe nuk eshte nga Vicidoli....eshte ne Mes Te Evropes....Budapesti eshte Parisi i Vogel.

Me sa duket ky lloj

Me sa duket ky lloj kapitalizmi qe ne nje fare menyre po mbeshtetet edhe nga kapitalizmi, po tenton te sfidoje kapitalizmin. Kini durim dhe prisni edhe pak vite, kur ta shihni kapitalizmin injorant te sfidoje boten Atehere do te shikoninkje tjeter lufte boterore. Beni durim. Porositini femijet tuaj ne qofte se jeni ne moshe te thyer. E shikoni se si po degjeneron gjithçka? Vetem nje fakt: asnje avokat nuk thote se ai qe mbron eshte fajtor, edhe sikur te jete vrases. Ne vend qe te pranoje fajesine e klientit e te gjeje arsye per te lehtesuar denimin e tij, vetem thote se eshte e kunderta. E shikoni se si krimineli qellon me arme dhe shteti e qellon me buke? Deri kur mund te zgjase keshtu? Ja pra, si sulltanet, salistet dhe orbanet po sfidojne boten ne emer te perkrahjes popullore. Edhe Hitleri kishte nje perkrahje te papare kur filloi aventuren e tij, por si perfundoi bota? Zgjohu kapitalizem; zgjohu bote; zgjohu inteligjence?

I nderuar 'hapi'! Me fal qe

I nderuar 'hapi'! Me fal qe po vazhdoje bashkebisedimin e debatin, quaje si te duash , me vonese. Mbreme kam ndjekur 'Realin' dhe m'a ka prishur pak humorin,por ne respekt te dialogut ne distance po vazhdoj sot:

Pergjegjesia e klases politike ne te dy vendet fqinje eshte e padiskutueshme, por nuk u morrem shume me te mbasi nuk diskutuam faktoret sipa rradhes por sipas rrjedhes se bashkebisedimit. Klasa politike ne Greqi me shume, e me pak ne Itali, te prirur domosdoshmerisht per mbajtjen e pushtetit ne interes te tyre personal apo atyre qe i kane 'financuar' arriten te mos bejne shtet per te gjithe polisin, por vetem per perfituesit direkt ( si ne Shqiperi, u ndertua nje rruge per kompleksin tregetar TEG dhe rrjedhimisht perfituan dhe ata anes saj). Klientelizmi ishte kryesori ne punesim, ne administrim,ne perdorim te fondeve publike qe konsideroheshin 'vakef'. Korrupsion qe u shderrua ne 'norme' qarkullimi ne perditshmeri, jo vetem ne mitmarrje por edhe ne perdorimin a shfrytezimin e fondeve publike, pa auditim, pa ndeshkim, pa zhdemtim. Hyra byra kush te perfitoje me shume. Por se ,kur nevojitet rimandatimi duhen edhe disa gjera per sy te 'botes' per te marre vota, ndaj u gjet nje burim i ri kredia pa limite (edhe pse eshte e domosdfoshme per zhvillim), pa peshuar takatin me ngarkesen ose shqip 'pa pare jorganin jane shtrire kembet'. E per rrjedhoje, 'fajdexhiut' do t'i falesh sovranitet, demokraci, pasi do u pergjigjesh kushteve te atj qe te 'ndihmon' gjasme, pasi ai ka llogaritur fitimet e veta me interesat qe te merr, sado te uleta qe te jene.

Ke theksuar " eshte se e kam shume bezdi kur problemi eshte armiku i jashtem...Sec me kujtohet Enveri." Ky Enveri na e prish 'muhabetin' por nuk po zgjatem. Ndersa per 'armikun e jashtem' ai nuk vjen dot pa 'armikun e brendshem'. Por tani ne kete kohe nuk quhen armiq por 'konkurente', 'antagoniste', 'taksapagues' etj.

Europa nuk te fal asgje o 'hapi'.Ndac quaje ndihme, ndac kredi,ndac filantropi ato kane qellimet e tyre afat shkurter e afatgjate: fitimin. Cdo lloj ndihme ka 'renten' e vet monetare, kapitale apo politike, qe eshte nje barre shume rende kur kalon fuqine e 'gomarit' qe do e mbaj, per te mos i keputur kryqet.Kjo funksionon per kedo borxhmarres.

Historia e krijimit te EU nuk kishte si filles shmang'jene luftrave, edhe pse ishte nje faktor, por zhvillimin ekonomik ne pergjigje te konkurences tej Atlantikut, per zoterim tregjesh, per fitime me te majme te 'te pareve' dhe dynjase rrjedhimisht.

Bashkimi Europian eshte gje e mire sic themi ne 'bashkimi bene fuqine' vecse duhet te rregulloje e persoje marreveshjet midis 'te bashkuarve' duke ruajtur dhe vecanesite e secilit ne drejtime sociale, politike e ekonomike, por ama jo stan me lepuj e as me minj, qe kur bie nje 'termet' kush e kush te rend per te shpetuar 'bythen' e vet.

Borxhet gjithmone kane diktatin e tyre te pashmangshem. Ti lyp dhe ai te jep.Kushtet nuk i vendos ti, pasi ke nderur doren, por ai. Si puna e lypsarit, qe ne dore mund t'i hedhin edhe 'glasa' por mundet edhe florinj...Kaq per tani...

Mireudegjofshim 'hapi'

Add new comment