Shërbëtori që kemi President
Presidenti Nishani nuk po dekreton emërimin e dy ministrave të rinj, Arben Ahmetajt në Ministrinë e Financave dhe Milva Ikonomit në Ministrinë e Ekonomisë ndonëse ka dekretuar shkarkimin e Shkëlqim Canit dhe Arben Ahmetaj nga ministritë e mëparshme. Jo zyrtarisht burime pranë Nishanit thanë për gazetën Panorama se presidenti do të presë fillimisht votimin në Parlament të dy dekreteve të tij për shkarkimin e ministrave dhe më pas do të vijojë procedura për dekretimin e ministrave të rinj. “Që të emërohet ministri i ri duhet të jetë vendi i lirë i ministrit. Lirimi bëhet nga Parlamenti që duhet të votojë dekretin e Presidentit. Po sikur Parlamenti të rrëzojë dekretin e Presidentit për shkarkimin e ministrit? Kështu që Parlamenti duhet të miratojë shkarkimin e ministrit që ikën, më pas të emërohet ministri i ri”, thanë burime zyrtare të Presidencës për Panorama. Këtë praktikë Presidenti nuk e ka ndjekur herët e shkuara, siç ishte rasti i Veliajt, Celibashit, apo Naços. Hezitimi i presidentit vjen në një kohë kur ish-kryeministri Berisha ka sulmuar ashpër në parlament emërimin e Arben Ahmetajt si Ministër i Financave. Madje i ka kërkuar që të mos e pranojë detyrën dhe të japë dorëheqjen. Këtij qëllimi duket se po i shërben edhe Nishani, i njohur për shërbimet e ndaj shefit që e emëroi president.
Comments
Bjeri bjeri
U dhje edhe respublica pas atij mhb te qelbur te TVSH. Nuk paska njerez te pashitshem dhe tepableshem ne kete vend.
Ku u shit? Plus kjo e medias
Ku u shit? Plus kjo e medias eshte rruge e gjate.
Jo vetem qe eshte sherbetor
Jo vetem qe eshte sherbetor i ushushush kokministrit salushber, por eshte edhe mbledhes dhe perpunues i tere felliqesirave qe prodhon fabrika e propagandes se atije dhe atyre qe e emeruan ne ate vend.
Zoterinj te redaksise, ju pergezoj.
Add new comment