Borxhi, paguam 460 milionë dollarë interesa në 2011

Postuar në 21 Mars, 2012 03:43

Brezat do të duhet të shlyejnë një borxh prej 772 miliardë lekë gjatë viteve të ardhshme. Ky është Borxhi Publik i arritur në fund të vitit të shkuar, sipas deklarimeve të Ministrisë së Financave. Borxhi përllogaritet në 58.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që ka pësuar një rritje prej 57 miliardë lekë në vlerë nominale në raport me treguesit e vitit 2010, periudhë në të cilën përllogaritej në 715.5 miliardë lekë.

Referuar treguesve të qeverisë, Shqipëria shpenzoi rreth 48.7 miliardë lekë vetëm për të paguar interesat gjatë vitit të shkuar, vlerë e cila përllogaritet në 3.7 për qind të PBB-së. Pjesa më e madhe e Borxhit Publik përbëhet nga ai i brendshëm me 438.5 miliardë lekë kundrejt borxhit të jashtëm me 333.7 miliardë lekë.

S.E.

Comments

Submitted by Johnny (not verified) on

ska gje se mbajme ne, duhet edhe dy tunele te tjera per Saliun qe te jete OK ai.

Submitted by salka (not verified) on

Që lexuesi të kuptoj realisht përmasat e borxhit, duhet që të na paraqesin një grafik te

detyrimeve ne vite, sipas skenareve te ndryshme te mundshme, qe  shqiptaret ta kuptojne

ku po na shpie politika, dhe jo vetem Saliu, por edhe e majta, qe ben sikur proteston por

nuk na sqaron.

Nuk do te kete asnje vlere te na flasin, kur te jemi ne gjendjen e Greqise, Portugalise, Irlandes e ....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.