Polemikë juristësh: Ardian Dvorani versus Spartak Braho

Postuar në 17 Mars, 2012 05:09

Një intervistë e shkujdesur dhe sportive, që anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, ka dhënë dy javë më parë për gazetaren Mira Kazhani të së përditshmes shqiptarja.com, e ka bërë Spartak Brahon të ulet e të bëjë një shkrim të gjatë, në të cilin kritikon “gjyqtarin që flet lokaleve duke ngrënë akullore e nuk flet në salllën e gjyqit”. Duket se e ka zemëruar pjesa ku Dvorani thotë se “gjyqi në ngarkim të Ilir Metës nuk u mbyll në mënyrë dinjitoze, dhe se po të zgjaste edhe ca, ai gjyq nuk do përfundonte ashtu si përfundoi”. Dhe kuptohet pse: Spartak Braho ish avokat i Metës në atë gjyq.

Dvorani nuk e ka vonuar përgjigjen ndaj Brahos. “Nuk kam konsiderata personale për juristin Braho, por për çantën e zezë që ai mban me vete nuk do të hesht”, thotë ai në një interv istë për revistën Java, dhe lë të kuptohet se në atë çantë të zezë, sipas asaj që ka thënë Braho vetë, ndryhen sekrete me vlerën e provave për vepra penale. Dhe saktëson: “ligji penal shqiptar kërkon ndjekje penale të detyrueshme menjëherë sapo vihet në dijeni për prova për një krim të caktuar dhe për fakte penale”.

E.G.

Comments

Submitted by a.g. (not verified) on

' Cante e zeze', 'dosje e zeze', 'dokument i zi' te gjitha si nje 'kondom' pa ate sendin te fryra si tollombace...Taktika te njohura keto, te perdorura kaq rendom, saqe edhe kur te jene 'plot' nuk do te 'ngihet' fshati per t'i ndihmuar. Ujku ketu, ujku atje...dhe ne me veshtrim e vemendje 'ketu e atje' dhe ...cakalli matane bene kerdine...Kur te na shuhet fshati le te ngrejme dolli per te 'zezat' qe po na kthehen ne 'perce'...Lubi , i thone kesaj, 'nga i jati dhe i biri' dhe ne vazhdojme 'harakiri'...

Submitted by Alban (not verified) on

Ben mire qe ajo cante te mos hapet....se po u hap pastaj...ndoshta mund edhe te flitet frengjisht diku ne nje cep te saj .

Submitted by Tironsi (not verified) on

le ta hapi ate cante te zeze Alban sikur thote gjykatesi Dvorani se bien rehat te gjithe dhe ky plehu Braho te shfryje puplat e tij te peshtira. Ky Braho eshte nje ish gjyqtar i denuar ne rregjimin tjeter sepse ka fallsifikuar ne menyre ordinere nje proces te tere gjyqesor dhe nuk meriton te zere ne goje drejtesine, gjykatat dhe te merret me te tjeret. Ka menduar se e kishte ne dore edhe Dvoranin si te tjeret me ato punet e pista te tij (prandaj  gjykatesi  sfidon publikisht qe ajo cante te hapet) por se priste qe gjyqtar Dvorani me te vetmin mjet qe i mbeti, me mendimin paralel, arriti ti tregonte te gjithe shqiptareve e te huajve se gjyqi i Metes u morr peng dhe kontrollua nga  banda e LSI-se nepermjet anullimin te ekspertizes amerikane, lejimit te eksperteve shqiptare, moslejimit te shikimit dhe degjimit ne seance te videopergjimit, mospranimit si prove te deklaratave te Metes ne televizione, me deshmite e genjeshtra ne gjyq qe nuk u lejuar te verifikohen etj.  Cfare priste Braho qe gjykatesi te bente pakice pa prova ne dosje qe Meta me veglen Braho i hoqi duke telekomanduar 4 gjyqtaret e tjere? Meta mburret qe beri gjyq por kujtohuni se si nje kriminel ordiner ai vetem shfrytezoj te drejten te mos paraqitej vete para gjykates dhe te te heshturit e te mos bente asnje deklarim per te verteten e tij. Nje hajduti e vrasesi kjo i shkon por jo nje te ashtequajturi politikani si Meta !!!  Po ketu ke ne nuk ka gazetare qe ta zberthejne kete sjellje te paprecedente te nje politikani qe ka frike te perballet e te flase para gjykates.

Submitted by Anonim (not verified) on

Sot diskutohet shume per hapjen a moshapjen e dosjeve... Me kujtohen vitet '80 kur Spartak Braho nje nga hetuesit me xhahile te kohes, terrorizonte qytetin e Durresit. Asokohe thoshin se nje djale i ri qe ishte arrestuar per tentative arratisjeje i kishte vdekur ne duar.  Kur e shoh sot avokat, deputet, artikullshkrues qe flet e shkruan per drejtesi, me ze nje ndjenje absurdi. E pra Braho nuk ka dosje, nuk ka qene spiun sepse nuk kishte nevoje te ishte. Ai ishte hetues. Politike e qelbur!

Submitted by Vila (not verified) on

Spartaku ishte vetem nje prokuror me shpatulla te ngrohta per shkak te lidhjeve familjare dhe faktit qe i ati ishte Drejtor i Turizmit, ku hanin e pinin gjithe kasta e kohes. Por, ishte nje prokuror sadist, qe rrihte e torturonte te pandehurit, dhe kishte kenaqesi kur i ekzekutonte denimet me vdekje, duke i vrare te denuarit me doren e tij. Super kriminel, super hajdut, super mafjoz, super injorant.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.