Republikanët në debat: kush s’ka pará të kurohet, le të vdesë!
Të hënën në mbrëmje ish një debat në CNN midis kandidatëve republikanë për postin e Presidentit, që drejtohej nga gazetari i njohur Wolf Blitzer. Nga fundi i programit, iu bë një pyetje hipotetike kandidatit Ron Paul, congressman i Teksasit. “Çfarë do t’i thoshit një 30 vjeçari, që është i sëmurë, që është në koma, por që nuk ka bërë siguracionin shëndetësor, ngaqë gjithë kohën ka qenë me idenë, se ai është i ri, i shëndetshëm, e se nuk ka për të ardhur një ditë që mund të ketë nevojë për shërbime spitalore? Kush do duhej të paguante në këtë rrethanë shpenzimet për kurimin e tij?”, ishte pak a shumë thelbi i pyetjes së Blitzer-it. Kandidati zuri të përgjigjej e të thosh se secili është përgjegjës për vendimet që ai merr në këtë jetë, dhe se secili duhet të ndihet përgjegjës edhe për rrisqet që bartin këto vendime. “Ju po thoni që shoqëria duhet ta lërë të vdesë?”, vijoi pyetja tjetër e gazetarit.
"Poooo!", u dëgjua një kor njerëzish nga salla e mbushur plot me spektatorë. Ron Paul u përpoq ta korrektonte paksa këtë reagim nga salla, por pa e kundërshtuar atë. Ai filloi të thosh se “çfarë nuk e bën qeveria e institucionet publike e bëjnë komunitetet dhe shoqatat jo qeveritare”, se “liria individuale i nënkupton dhe rreziqet”, etj, etj", dhe kur mendoi se nuk po arrinte të ish bindës, ai e mbylli duke thënë se “unë kam qenë doktor, kam bërë dhe punë vullnetare, gjithashtu, në ndihmë të njerëzve në nevojë, dhe s’ka ndodhur kurrë që ne të kthejmë mbrapsht një të sëmurë”.
Por turma poshtë ishte e një mendimi tjetër: kush nuk paguan për të bërë siguracionin shëndetësor, duhet të paguajë me jetën e vet.
E.G.
Comments
Turma është bagëti. Ok, pa

Turma është bagëti.

Ok, pa shaka, turma ka ulëritur "PO" të madhe sepse ashtu i kanë thënë. Merri tek e tek çdonjërin prej turmës, vendosi nër vendin e atij që rrezikon jetën dhe merr përgjigje tjetër.

Cfarë të mbjellësh atë do korrësh.

Hajde palle ariu hajde. Po

Hajde palle ariu hajde. Po kan tru keto njerez ne koke apo kane mut.... Po car behet keshtu ore, car behet...?!

E bukura eshte se bejne edhe

E bukura eshte se bejne edhe si besimtare keta konservatoret. Pse nuk e pyesin veten: What would Jesus do?

Reagim tipik republikanesh.

Reagim tipik republikanesh.

Add new comment