Një konferencë e ngeshme "për qeverisje të mirë"

“Qeveria është e angazhuar me luftën zero tolerancë ndaj korrupsionit, nuk ka armik më të etur pwr njeriun e lirë se korrupsioni. Ai është fenomeni më negativ në shoqëri. Është përcaktues në suksesin e gjithë reformave të tjera. Asnjë reformë nuk mund të ketë një sukses pa një lufttë kundër korrupsionit, askush nuk është imun ndaj korrupsionit. Luftën kundër korrupsionit do e fillojmë nga vetja jonë”. Kush i ka thënë këto fjalë të futura në thonjëza? Kush thotë se “luftën e korrupsionit do ta fillojë nga vetja”? Ndonjë politikan që sapo ka fituar zgjedhjet? Ndonjë kryeministër që po kërkon votëbesimin në parlament? Jo, i ka thënë dje Sali Berisha në një konferencë të organizuar nga Banka Botërore me titull “për një qeverisje më të mirë”. I ka thënë në prani të drejtoreshës së Bankës Botërore për Shqipërinë dhe Koordinatores Rajonale për Evropën Juglindore, Jane Armitage-it. Kjo e fundit e ka vënë theksin me shumë të drejtë në "administrimin në mënyrë transparente të të ardhurave, depolitizimin e administratës, luftën kundër korrupsionit, dhe të drejtën e pronës” (që të gjitha këto janë probleme që e dallojnë Shqipërinë e këtyre kohëve), por më pas, e mbërthyer nga retorika e kryeministrit me burgje e arrestime, ka folur për “luftën që duhet të bëjë qeveria kundër korrupsionit në shumë sektorë si mjekësi, transport, etj”. Korrupsioni në shëndetësi është shndërruar në mënyrë jetese e kulturë pune, rrjedhimisht ai duhet luftuar me reforma, e jo me burgosje mjekësh. Ndryshe, do na duhet t’i burgosim të gjithë.
Re. Pu.
Comments
Te gjithe mjeket, apo 'Te
<p>Te gjithe mjeket, apo 'Te gjithe mjeket, infermieret, laborantet, farmacistet, sanitaret, guzhinieret, ekonomistet e spitaleve, burimet njerezore te spitaleve, ministrin e spitaleve, vartesin e ministrit te spitaleve, fisin e ministrit te spitaleve, fisin e vartesit te ministrit te spitaleve, kryeministrin e ministrit te spitaleve, fisin e kryeministrit te ministrit te spitaleve e keshtu me rradhe...'. Kam harruar ndonjerin?? Dmth, besoj se duhet njer reforme ne mjekesi, apo jo???</p>
Add new comment