Pse rendimenti i mbledhjes së TVSH-së te ne është sa 2/3 e Malit të Zi?

Postuar në 26 Janar, 2016 16:21

Një pyetje 450 milion dollarëshe

Edhe pse inspektimet tatimore janë shtuar muajt e fundit në dyqanet e vogla, shitësit herë ta japin kuponin e herë jo. Pra, jo e gjithë xhiroja e tregtisë me pakicë raportohet tek autoriteti tatimor.

Dhe kush përfiton më shumë nga mosraportimi i plotë i xhiros? Jo bizneset e vogla, por ato të mëdha. Sa më shumë xhiro nuk raportohet nga bizneset e vogla, aq më shumë tunele të vogla kanë në dispozicion bizneset e mëdha për të kanalizuar lumin e tyre të mallrave që i kanë shpëtuar sitës së TVSH-së.

Jo më kot përdora fjalën “lumë”për mallrat që i shpëtojnë TVSH-së. Në Shqipëri, të ardhurat nga TVSH-ja janë sa 9% e vlerës së Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa në Malin e Zi të ardhurat nga TVSH-ja janë sa 12% e vlerës së PBB. Pra Shqipëria ka një rendiment të mbledhjes së TVSH-së sa 2/3 e Malit të Zi. Ose ndryshe, ne mbledhim nga TVSH-ja 450 milion dollarë ne vit me pak sesa po te kishim rendimentin e Malit te Zi.

Pse ndodh kështu? A mos Mali i Zi zbaton një normë TVSH-je më të lartë se Shqipëria? Përkundrazi, norma atje është 0% për zanatçinjtë, ambulantët, kioskat, farmacitë, ambulancat dhe spitalet, 7% për mallrat e shportës së domosdoshme, dhe 19% për të tjerat, ndërsa tek ne është 20%, me disa përjashtime.

Me fqinjin tonë verior kemi të ngjashme shumë gjëra – gjeografinë, historinë, kulturën, ekonominë, sistemin fiskal dhe politikën. Madje, sipas Transaparency International, edhe nivelin e korrupsionit e kemi të ngjashëm… Atëherë, pse ne kemi një rendiment sa 2/3 e malit të Zi në mbledhjen e TVSH-së?

Përgjigjia mund të gjehet tek teknologjia e ndryshme që përdorin autoritetet tatimore të fqinjëve. Teknologjia jonë (sistemi Nexus) nuk lejon kontrollin automatik të xhiros së dhjetra mijëra bizneseve në kohë reale, ndërsa i fqinjëve e lejon këtë gjë. Ne bazohemi kryesisht tek inspektimet fizike, ndërsa fqinjët tek inspektimet kompjuterike. Si rezultat, ne kemi një rendiment sa 2/3 e fqinjëve në mbledhjen e TVSH-së.

Comments

Submitted by Keno (not verified) on

Duket nje nga artikujt tuaj te rradhes me mungesen e argumentave per te promovuar te ashtuquajturin koncesion te tvsh ose me mire per te mbrojtur te pambrojtshmen.
Biznesei i madh sidomos importuesit nuk kane asnje mundesi qe ti shmangen Tvsh.Ata e kane paguar njehere tvsh ne dogane dhe nuk i intereson te.mos deklarojne Ata as deshire nuk kane sepse a e njohin taksen dhe efektet e saj ne praktikat e tyre te biznesit.Tvsh nuk eshte shpenzim per ta dhe ata mos ne nje moment ne nje tjeter do ta paguajne.Shumica e.kane shkarkuar mallin me kase ngaqe biznesi i vogel nuk ia ka pranuar faturat
Jane pikerisht bizneset e vogla qe shume prej tyre jane te medha per nga xhiro nuk e njohin kete takse nuk e kuptojne se koncept,u duket si gogol si shpenzim i shtuar per ta dhe nuk duan te merren me te.Gjate 3muajve te aksionit keto biznese filluan te merrnin fatura por me pas sidomos kur u hoq taksa deri5mil filluan mos pranojne serisht per te.mos kaluar kufirin.
Gjithashtu prodhuesit.mund ti shmangen deklarimit te tvsh sepse e kane te pakontrolluar stokun e lendeve te para dhe ne proces rrjedhimisht edhe te produktit te gatshem.
Zgjidhja eshte e thjeshte fujtja e gjithe bizneseve madje edhe te.reklamave.dhe libave ne tvsh rritja e kufirit te biznesit te vogel

Submitted by tvsh-isti (not verified) on

Ti po flet per biznese te rregullta? Ti flet or mik sikur nuk ka kontrabande. Ti flet sikur cdo biznes ka ne hyrje vetem mall me tvsh. Jo, nuk jemi ne ate bote. Ke mallra pa tvsh qe kalojne doganen pa u deklaruar. Dhe keto mallra perdoren nga bizneset sipas nevojave te tyre ne libra kontabel.

Pastaj, dhe sikur te ishim ne nje bote ku cdo biznez deklaron cdo gje me hyrje e dalje, prape ke fenomenin e shitblerjes se tvsh-se. Praktike kjo e perditshme ne cdo biznes shqiptar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.