"Shteti paralel” i Gylenistëve vihet sërish në lëvizje në Shqipëri
“FETÖ/PDY (Shkurtim i Organizatës Terroriste Fethullah / Struktura e ‘Shtetit Paralel’, shën.përkth.) vazhdon të ketë ende një strukturës të fuqishme në Ballkan. Maqedonia, Bullgaria dhe Bosnjë-Hercegovina bëjnë pjesë në vendet, ku kjo strukturë është më aktive. Por nuk ka dyshim që në vend të parë qëndron Shqipëria. FETÖ/PDY në Shqipëri ka shkelur në vitin 1993, duke u angazhuar fillimisht në sektorin e arsimit. Pastaj u orientua edhe në tregti dhe vazhdon të karakterizohet nga një ekspansion i qëndrueshëm sidomos në sektorët e turizmit, energjisë dhe telekomunikacionit.
Në Shqipëri veprojnë shkollat e njohura me emrin Medrese “Liria”, që në Turqi korrespondojnë me shkollat e mesme teologjike “İmam Hatip Lisesi”, të cilat kanë edhe filiale të tyre në qytetet Elbasan, Kavajë, Tiranë, Korçë dhe Berat. Përveç medreseve ka edhe kolegje në qytetet Tiranë, Durrës dhe Shkodër, të cilat janë organizuar në kuadër të Fondacionit Arsimor “Gulistan” dhe Fondacioni Arsimor “Sema”. Kurse shkolla Memorial International School of Tirana (MIST), që është edhe shkolla më e shtrenjtë e vendit, u drejtohet biznesmenëve dhe politikanëve që bëjnë pjesë në shtresën e shoqërisë që kanë të ardhurat më të larta. Nxënësit që vijnë në nivelin universitar, në qoftë se janë në gjendje të mirë ekonomike orientohen tek Universiteti “Epoka”, nëse jo vazhdojnë studimet e larta pranë Universitetit “Bedër”. Studentët e diplomuar nga këto shkolla në çështjet si martesa apo punësimi orientohen nëpërmjet “Qendrës Kulturore Horizontet e Reja”. Mjaft me ndikim kjo strukturë është edhe në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë (KMSh). Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë është arsimuar në shkollat e varura nga FETÖ/PDY dhe është një njeri mjaft besnik i kësaj strukture. Ata që nuk janë të kësaj strukture (FETÖ/PDY), nuk i pranon njeri në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Punimet për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Tiranës, e cila planifikohet të jetë xhamia më e madhe e Ballkanit dhe që çështja e realizimit të këtij projekti u shndërrua në historinë e “këmbëve të gjarprit”, morën start vitin e kaluar. Realizimin e projektit e ka marrë përsipër kompania “KOMAŞ AŞ”, e cila është pjesë e Fondacionit të Çështjeve Fetare të Turqisë (Türkiye Diyanet Vakfı). Vetëm se “KOMAŞ AŞ” nuk është aspak e ndjeshme në lidhje me FETÖ/PDY. Kjo kompani vazhdon ende të blejë shërbime nga pjesëtarët e FETÖ/PDY. Po ashtu edhe dy kompani të tjera të mëdha turke me inicialet Ç.H. dhe L.H., emrat e të cilave njihen shumë mirë në Turqi, në aktivitetin që ushtrojnë në Shqipëri vazhdojnë të punësojnë ende njerëz të FETÖ/PDY. Pjesëtarët e FETÖ/PDY-së në vendet ku ndodhen denigrojnë në mënyrë të vetëdijshme dhe të organizuar Republikën e Turqisë si dhe drejtuesit, organet dhe institucionet e saj. Për shembull portali informativ në internet me emrin “Albeu.com” është kthyer në një bazë qendrore të lajmeve kundër Turqisë duke nxirë emrin e mirë të saj.
Njerëzit e FETÖ/PDY-së publikojnë shpesh lajme të mbushura me shpifje dhe përgojime edhe në gazetat, kanalet televizive, revistat dhe portalet e tjera të lajmeve. Anëtarët e FETÖ/PDY-së në vendet ku ndodhen, ata që e duan Turqinë i pasifizojnë në një mënyrë ose tjetrën, ndërsa me ata që nuk e duan Turqinë radhiten në një rresht. Kurbani (viktima) i fundit e FETÖ/PDY-së ishte Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ankara, Shkëlqesia e tij Zoti Genci Muçaj. Zoti Muçaj ishte një ambasador punëtor, i suksesshëm dhe një njeri që i do shumë Shqipërinë dhe Turqinë. Ai bëri përpjekje të mëdha për të rritur bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë. Në Turqi, një vend shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe ku jetojnë me miliona shqiptarë, Genci Muçaj bëri punë, që nuk kanë për t’u harruar. Qendra e Kulturës Shqiptare, që u hap në Ankara falë përpjekjeve të mëdha të Zotit Muçaj, është e para dhe e vetmja e këtij lloji në botë. Këtu tek ne thonë një fjalë, “Asgjë e mirë nuk mbetet pa ndëshkim” dhe në fakt ashtu edhe ndodhi. Punët e suksesshme që Ambasadori i Shqipërisë në Ankara Genci Muçaj bëri për Shqipërinë dhe Turqinë me sa duket e shqetësuan FETÖ/PDY-në. Në ditët që lamë pas Zoti Muçaj u shkarkua nga detyra e tij në Turqi. Një figurë tjetër që FETÖ/PDY ka vendosur në shënjestër është Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet (fetare) në Shqipëri, Ilir Dizdari. Edhe Zoti Dizdari është një njeri i drejtë, punëtor dhe më e rëndësishmja, ai është një njeri me vlera të forta kombëtare dhe morale. Bën përpjekje të mëdha për të rritur bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë. Për këto arsye FETÖ/PDY po bën përpjekje intensive për të shkarkuar nga detyra Zotin Dizdari.
Pjesëtarët e FETÖ/PDY-së e dinë mirë se çfarë bëjnë dhe me çfarë korrespondon ajo që bëjnë. Por le ti paralajmërojmë edhe një herë. Ata, që për vite të tëra kanë pasur me vete përkrahjen dhe mbështetjen e Republikës së Turqisë duke pretenduar se kanë qenë një “lëvizje mirësie”, sot tezgën e hapin në “tregun e tradhtisë”. Çfarë kanë thënë të parët: “Fati i qëllimit të mirë në shumicën e rasteve është abuzim, shpërdorim e keqpërdorim”. Në librin tonë të shenjtë Kur’anin Fisnik bëhet kjo pyetje “A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diçka tjetër përpos të mirës?” (Er Rrahman, 60). “Lëvizja e organizuar e të keqes” këtë pyetje duhet t’ia drejtojë shpesh vetes së saj. Duke u nisur nga marrëdhëniet vëllazërore i paralajmërojmë edhe një herë drejtuesit e shtetit të Shqipërisë dhe miqtë tanë shqiptarë: Fethullah Gülen përfshihet në listën e personave, për të cilët Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë ka lëshuar urdhërarresti ndërkombëtar. Në aktakuzën e përgatitur nga Prokuroria e Stambollin mbi Fethullah Gülen-in rëndojnë këto akuza: “Tentativë për eliminimin e qeverisë së Republikës së Turqisë duke përdorur forcë dhe dhunë ose për ta penguar ata pjesërisht apo plotësisht të ushtrojë detyrat që ka”, “Krijimi dhe drejtimi i organizatës terroriste të armatosur FETÖ/PDY”, “sigurimi i informacioneve sekrete me qëllim për ti përdorur për spiunazh politik”. Kryeministri i Shqipërisë, Zoti Edi Rama gjatë vizitës që realizoi në Turqi në fund të vitit 2015 me Presidentin e Republikës së Turqisë bisedoi për shumë çështje, duke përfshirë edhe çështjen e mësipërme. Është arritur konsensusi paraprak për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit Strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, e cila do të firmoset shumë shpejt. Kështu miqësia historike do të shndërrohet në një aleancë zyrtare. “Uji ikën, rëra mbetet”, thotë populli. Kur pjesëtarët e strukturës FETÖ/PDY do ta kenë humbur ndikimin e tyre edhe në Shqipëri, ashtu si në Turqi, prapa do të mbetet vetëm një gjë: Shqipëria me Turqinë dhe miqësia e tyre e vjetër.
*Ky shkrim është shkruar për të përditshmen "Yeni Akit" në Turqi, pranë së cilës autori është kolumnist i rregullt. Dërguar në postë elektronike të "ResPublica"
Comments
Ia keni futur kot fare
Ore ditezinje qe perktheni e publikoni shkrime kaq koti! Lerinji mor dermaner keto budallalleqe e beni ndonje pune se nuk mbahet shtepia me leke ambasadash e sherbimesh sekrete te ketej e pertej detit! Ne paste ngelur Turqia te mbrohet nga ju e nga ca palo kolumniste, si ky turku qe paskeshit perkthyer, vate e shkoi kjo pune! E di qe nuk keni per ta botuar kete koment, po asnje pune s'prish! Thjesht do tjua prish pak humorin.
Shkrim
Endri te pergezoj per punen qe ben me Respublicen dhe projektet e tjera qe ke ne dore.
E kuptoj edhe si ka ardhur ky shkrim tek faqja juaj, pasi eshte nje grup njerezish qe paguhet nga fondet e qeverise turke qe po punojne fort per nxirjen e kundershtareve te tij dhe promovimin e erdoganizmit ne Shqiperi. Eshte nje lufte qe ka tre vite qe behet ketu dhe ky Ayhani si njeri i sherbimeve sekrete turke dhe i qeverise se islamit-politik te erdohanit rri rri dhe i ft ndonje kapsolle si kjo per te justifkuar parate qe merr por edhe per te mbajtr me kurajo sorrogatot qe serish oaguhen me leke tek akp ne Shqiperi.
Gjeja qe nuk kuptoj edhe kjo: Si ka mundesi qe ngrihen dy debila anonim-fake qe marrin nje shkrim te perkthyer nga je perkthyes i tesheshi.com, edhe ky projekt me fond eturke, dhe ju e botoni edhe pse duket qarte qe eshte nje dacibao?
A do te ishit te gatshem te botonit nje shkrim timin per kete ceshtje, si kunderpergjigje ndaj ketyre zarave te erdoganit?
Kemi shenuar ne fund te
Kemi shenuar ne fund te shkrimit se ai ka mberritur ne posten elektronike te faqes. Per kete arsye edhe eshte publikuar ne rubriken "Nga lexuesit". Personi qe e ka nisur nuk e ka fshehur identitetin, por nuk e pame te arsyeshme ta publikojme edhe emrin e tij. Besojme se nuk ka rendesi. Mund te nisni nje shkrim edhe Ju, me kushtin qe te kete emrin e plote dhe te mos kete fyerje, apo akuza te pafaktuara. Falemnderit dhe te mira!
Bujari
Faleminderit, por qe T'ju heq merakun se keta persona qe ta kane nisur Jane fake mund te te them se ta kane nisur nga adresa:zindansehirler@hotmail.com dhe gjasme quhen Erion Plaku dhe Erion Dyrmishi. Keta persona nuk ekzistojne.
Mund ti verifikoni dhe ju. Po e them kete duke besuar ne ndershmerine tuaj dhe ne faktin se admini I ketij portali nuk ka ndonje interes te perfshihet ne luften qe zejmenet e Erdoganit kane nisur ne Shqiperi ndaj kundershtareve te tij ne Turqi,.
Eshte qartesisht nje pune anonimesh.
Emri dhe adresa nuk jane ato
Emri dhe adresa nuk jane ato qe thoni Ju.
Bujari
Keto jane "emrat" dhe adresa qe iu eshte nisur mediave. Sigurisht ndonje i devotshem mund ta kete provuar serish pas deshtimit te pare . :)
Akuza te pafaktuara?
Redaksia, keni ven kusht qe gjithkush mund te dergoj shkrime por nuk duhet te kete fyerje apo akuza te pafaktuara. Ketu keni mese te drejte por problemi qendron qe Qeveria turke akuzat ndaj Gylenit NUK i ka te faktuara. Erdhen specialiste nga shteti amerikan ne Turqi per te marr faktet qe gyleni eshte terrorist dhe qe te bejne ekstradimin e tij nga Amerika ne Turqi mirepo shteti Turk edhe pse specialistat ndejten 3 muaj nuk u dha asnje fakt konktret qe gyleni ka dore drejtperdrej me grushtin e shtetit.
Faktet tregojne qe nese gylenistat sponsorizojne 1 media ne Shqiperi, Erdogani nepermjet organizatave si "Yunus Emre" apo shume te tjerave sponsorizon 5 media tilla. Keshtu qe nese akuzat te pafaktuara nuk i publikoni atehere sduhet te publikoni as kete shkrim !!!
Nje fakt tjetren tregon se kompanite turke te lidhura ngushte me Erdoganin dhe familjen e tij si Limak apo Calik Holding po p*rdhunojne natyren shqiptare me hidrocentrale etj etj...
Fakti tjeter eshte qe Genci me te vertete ka bere nje pune qe se ka bere asnje ambasador tjeter keto 25 vite ne Turqi, per kete jam deshmitar vete, si nga jashte ambasades po ashtu edhe nga brenda saj....
Bujari
Kete shkrim nuk e ka perkthyer respublica por e ka perkthyer b.m dhe e ka nisur me nje adrese fake te e.d :)
Edhe ti dole huq.
Edhe ti kresho dole huq se keta te Respublicas ta botuan komentin, demek nuk e rruajten hiç per ato qe kish zgrapsur zotrote.
Nuk ja vlen te merreni me
Nuk ja vlen te merreni me kete problem.
Sa me shume t'i kushtohet vemendje, aq me shume tregon interes per njerezit.
Ndac GULENISTET, ndac ERDOGANISTET, ketu tek ne nuk ngjisin.
Ne shqiptaret, jemi popull gjysem pagan.
Fene, e kemi vetem sa per fasade. ne brendesi, 95 % e popullsise nuk e dine se ku, e si, e qysh eshte feja, e jo me t'u shkojne nga parapa, klerikeve dhe rrumave fetare qe ata mund te predikojne. Ne jemi popull i zgjuar. Po eshte puna per te marre ndonje LEK, ndryshon puna, ne jemi te paret, por qe te shkojme prapa predikuesve fetare, per bindje fetare, nuk ndodh kurre.
Na ngaterrojne bota, me popujt e tjere.
Ministri i jashte i Duces, ne periudhen fashiste, Konti Ciano, i thoshte vjehrit te vet, Duces, qe shqiptareve, me mire jepu ndonje grusht me LEK, se sa t'u ndertosh xhami. Dhe kishte te drejte. Na kishte njojtur mire.
Keshtu qe, mos i komentoni me. Duke i lene ne heshtje, cdo gje harrohet, eshte si puna e zjarrit, po nuk i fryve, nuk ndizet, shuhet vete.
Tung.
Po na vjen Islami politik
Drejt ajo qe thua por here pas here ka gazetare nga Turqia qe hedhin shkrime te tilla dhe trimpetohen me sa duket nga njerezit e tyre ketu.
Kane agjenden e qarte: Sjelljen e konfliktit te tyre ketu nderkohe qe konteksti shqiptar eshte tjeter.
Me sa kam kuptuar Erdogani do te kape jeten fetare ne Shqiperi dhe nepermjet asaj te ndikoje ne jeten publike dhe te ndertoje parti te Islamit politik .
E gjithe kjo lufte behet pikerisht per komunitetin mysliman dhe ca medrese. Me sa duket duan ti shtien ne dore. Hajde mbaji pastaj talebanet e Erdoganit ne mes te Tiranes .
Po na vjen Islami politik
Lexo ketu. paska ca kohe por shpjegon shume gjera
-------
Të lodhur nga grushtet e shtetit dhe lojërat qeveritare të kurdisur në kurriz të tyre, turqit do të zgjidhnin në vitin 2002 në krye të tyre, Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim të kryeministrit aktual, Rexhep Tajip Erdogan. E vendosur në dy kolona, partisë së Erdoganit i ka ngelur vetëm “Zhvillimi”, ku investimet e mëdha kanë përmirësuar ndjeshëm jetesën e turqve, ekonomia është rritur dhe Turqia renditet tashmë si një ekonomi e fuqishme në rajon dhe botë, ndërsa kolona tjetër, “Drejtësia”, është cënuar ndjeshëm sidomos pas 17 dhjetorit, ku qeveria ka guxuar të ndërhyjë duke i shkarkuar apo ndryshuar vendin e punës dhjetra drejtorëve te policisë dhe më shumë se 1 700 policëve.
Aksioni i 17 dhjetorit, i inicuar njëkohësisht në kryeqytetit financiar turk, Stamboll si edhe në atë administrativ, Ankara, rezultoi me ndalimin e djemve të tre ministrave të qeverisë së Erdogan si edhe shumë biznesmenëve të tjerë. Mes biznesmenëve të arrestuar është edhe Reza Zarrab, një multimiliarder iranian vetëm 29 vjeç. Zarrab, një biznesmen ari, dyshohet se ka pastruar nëpërmjet bankës “Halk Bank” plot 85 miliardë dollarë para të naftës iraniane duke rezultuar kështu me shkeljen e embargos ndërkombëtare që SHBA dhe BE i kanë vendosur këtij shteti. Drejtorit të këtij të fundit iu gjeten 4.5 milionë euro para të thata CASH të futura në kuti këpucësh. Barcaletat me këto të fundit janë bërë ndër më të pëlqyeshmet tashmë në Turqi. Policia zbuloi gjithshtu gjatë aksionit në shtepinë e djalit të ministrit të Brendshëm, plot 1.5 milionë dollarë, tre kasa ruajtje parash si edhe tetë makina numërimi parash. Po ashtu media publikoi foto të njërit prej djemve të ministrave bashkë me familjarë të tjerë shoqëruar me charter nga Reza Zarrab për Umre në Arabinë Saudite.
Përballë një skandali të tillë (Jo surprizë, pasi shërbimet sekrete e kishin lajmëruar më parë për veprimtarinë e ministrave), Erdogan zgjodhi rrugën e shtrëngimit të radhëve të të tijve dhe jo të distancimit nga e keqja. Me një fjalor kërcënues, Erdogan foli për një puç të mirëorganizuar që atij po i bëhej nga të njëjtët aktorë që sipas tij kishin shkaktuar protestat e parkut Gezi, fuqitë e huaja përfshirë SHBA-të dhe Izraelin si dhe lobet e kredisë, por kësaj radhë i duhej edhe një armik i brendshëm. Ajo do të ishte Levizja Hizmet.
Pa kaluar as 12 orë nga aksioni, ministria e Brendshme pushoi apo u ndryshoi vendin e punës thuajse të gjithë krerëve të policisë turke duke i cilësuar ata si “njerëz të Hizmetit”. Në media përflitet se në zyrën e kryeministrit gjendet një listë prej 4 000 emrash të punonjësve të sektorit publik edhe këta, të etiketuar si “njerëz të Hizmetit”.
Shkarkimet prekën edhe skuadrat që kryen aksionet ndaj djemve të ministrave, madje këta të fundit u ndëshkuan me urdhër të vetë ministrit të Brendshëm, Muammer Gyler, me arsyetimin se duhej t’a vinin atë në dijeni se po i hetonin djalin. Shumë prokurorëve gjithashtu iu ndryshua vendi punës. Në këtë mënyrë, qeveria parandaloi fazën e dytë të arrestimeve të planifikuara nga prokuroria disa ditë më vonë, të cilat dyshohet se shkonin deri tek djali i Kryeministrit Erdogan, Bilali.
Gjuetia për “njerëzit e Hizmetit” vazhdon në polici, ndërsa është shtrirë edhe në sektorë të tjerë, siç është televizioni publik, nga i cili gjithashtu janë shkarkuar drejtues. Pavarësisht shkarkimeve në masë në polici, aksionet e arrestimeve për korrupsion tek zyrtarët e lartë të adminstratë turke vazhduan, duke vërtetuar se ndalimet nuk lidheshin me levizje apo persona të caktuar, por me zbatimin e ligjit nga funksionarët e policisë dhe drejtësisë.
Aktualisht, Turqia është kthyer në një shtet, ku ligji nuk zbatohet nëse bëhet fjalë për njerëz të afërm të qeverisë. Nën justifikimin e “puçit”, Erdogan ka vendosur nën kontrollin e qeverisë drejtësinë duke urdhëruar madje edhe transferimin dhe uljen në detyrë të prokurorëve që urdhëruan arrestimet në 17 dhjetor.
Përse AKP thotë se arrestimet po i bën “Hizmeti”?
Kryeministri Erdogan ka qeverisur gjithmonë duke pasur përballë gjithmonë një “armik”. Fillimisht ai u investua fort kundër regjimit të gjeneralëve, si përgjegjës të grushteve të shtetit të përgjakshme në Turqi. Burgosja e tyre i dha atij shumë pikë në sytë e popullit. “Armiku” i radhës do të ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE dhe i ashtuqujajturi “Lobi i fajdes”, të cilët u akuzuan nga ai si organizatorë të protestave për parkun “Gezi”.
Sigurisht, përfshirja në korrupsion e djemve të ministrave dhe dyshimi për të njëjtën vepër penale për shumë anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar është një barrë e rendë për një qeveri të ardhur me kartën e Islamit dhe si e tillë, duhej gjetur një armik edhe për këtë rast. Duke shfrytëzuar faktin se dashamirës të Hizmetit gjenden në pozicione të ndryshme të organeve qeverisëse turke, kryeministri Erdogan akuzoi këta të fundit për përgatitjen e një puçi ndaj qeverisë, tashmë në bashkëpunim edhe me SHBA-të dhe Izraelin.
Orë pas ore dalin detaje të reja nga zhvillimet që kanë rrjedhur pas arrestimeve të 17 dhjetorit, të cilat zbulojnë fakte të ndryshme. Një prej tyre tregon se në fakt, përfshirja e ministrave në çështje korruptive nuk ka qenë një informacion i paditur për Erdoganin. Media publikoi një raport të shërbimit sekret, MIT, të tetë muajve më parë, në të cilin specifikohej se dy nga ministrat ishin përfshirë në një aferë me biznesmenin iranian, Rreza Zarrab. Ngjarjet po zhvillohen shumë shpejt në Turqi, aksione të tjera arrestimesh priten, po ashtu edhe shkarkime policësh dhe transferime prokurorësh.
Lëvizja Hizmet, larg politikës dhe pranë njerëzve
E udhëhequr nga idetë e klerikut mysliman Fethullah Gylen, Hizmeti është një levizje në fakt e frymëzuar nga idetë e një prej dijëtarëve më të mëdhenj të gjysmës së parë të shekullit të kaluar, Said Nursi. Lutja e tij: “Zot, më mbro nga djalli dhe politika”, është ajo që udhëheq sot marrëdhënien e Hizmetit me partitë politike dhe qeveritë në Turqi dhe kudo në botë.
“Hizmeti” i ka qëndruar larg partive politike dhe qeverive pavarësisht faktit se mendimet e Gylenit mund të kenë ndikuar miliona persona nga shtresa të gjëra të shoqërisë, gjë e cila mund t’i japte atij komoditetin e hapjës së një partie. Qëllimi nuk është marrja e pushtetit, por ndryshimi i shoqërisë, shmangia e barrierave në komunikimin ndërmjet individëve, heqja e paragjykimeve fetare, rracore, klasore, formësimi i një lloj tjetër njeriu, i cili në një dorë do të ketë dijen dhe në dorën tjetër principet njerëzore. Të gjitha këto, synohet që të arrihen nëpërmjet rritjes së nivelit intelektual të njeriut duke luftuar injorancën.
E fokusuar tek arsimimi i shoqërisë, dialogu ndërfetar dhe ndërkuluturor të shoqëruara këto me principet bazë të njerëzimit, “Hizmeti” është një levizje ndërkombëtare e shtrirë tashmë në më shumë se 160 vende të botës. Mijëra institucione arsimore siç janë për shembull edhe kolegjet “Gylistan” në Shqipëri apo “Jahja Kemal” në Maqedoni, spitale, qendra trajnimesh, konvikte, qendra kursesh, jetimore, menca të ushqimit falas për të varfrit, qendra të dialogut dhe njësi të ngjashme në shërbim të njerëzve mbajnë firmën e Hizmetit në të gjithën botën.
Levizja Hizmet nuk funksionon si organizatë dhe nuk ka një numër të listuar anëtarësh. Biznesmenë, nëpunës të ulët, të mesëm dhe të lartë, individë të ndryshëm etj., të frymësuar nga mësimet e Gylenit, ofrojnë mbështetjen e tyre morale, materiale, financiare por edhe duke u vënë vetë në dispozicion për të realizuar idetë e tij në shërbim të shoqërisë. Si e tillë, gjithkush mund të marrë pjesë në këtë levizje pa qenë në mënyrë të mirëfilltë, anëtar.
Simpatizantët e levizjes gjenden në shtresa të ndryshme të shoqërisë, të administratave të vendeve të ndryshme, në krye të bizneseve apo pjesë e tyre, në polici, ushtri, në drejtësi, janë avokatë, financier, mjekë, infermier, mësues, inxhinierë, punëtorë të thjeshtë, bujq, në punë dhe pa punë. Mijëra dashamirës të kësaj levizje janë sot nëpër 160 vende të botës duke shërbyer nëpër shkolla, jetimore, konvikte, spitale apo qendra të ndryshme të ndodhura orë të tëra udhëtimi me avion larg shtëpisë së tyre.
Rigjykimi i gjeneralëve dhe aleanca me PKK-në
E gjendur përballë skandalit të korrupsionit të qeverisë së saj si edhe frikës se në ditët në vazhdim do të kishte arrestime të tjera VIP për këtë vepër penale, por edhe para zgjedhjeve lokale të marsit, AKP me mediat pranë qeverisë zgjodhën strategjinë e devijimit të vëmendjes nga çështjet e vjedhjes, pastrimit të parave të Iranit apo favorizimi i kompanive të caktuara nëpërmjet marrjes së rryshfetit duke akuzuar dhe shpifur se në fakt vala e arrestimeve bëhej për qëllime politike. Të gjithë më radhë, drejtuesit më të lartë të partisë duke filluar nga Kryeministri Erdogan akuzuan Levizjen Hizmet si nismëtarja e këtyre arrestimeve me qëllim vënien e qeverisë nën presion dhe mundësimin e humbjes së zgjedhjeve lokale në mars 2014. Në shërbim të këtij dezinformimi është edhe një grup i posaçëm gazetarësh të mediave pranë qeverisë, të cilët në bashkëpunim me shërbimet sekrete publikojnë në mënyrë periodike materiale për të kompromentuar individë të caktuar në drejtësi dhe polici, përfshirë edhe prokurorët që kryen aksionet e arrestimeve duke, i cilësuar ata si “njerëz të Hizmetit”.
Na kuadër të shpërqendrimit të vëmendjes së publikut, por edhe ruajtjës së pushtetit, Erdogan po përpiqet të krijojë një aleancë të madhe kundër arrestimeve duke kërkuar fitimin e simpatisë së pjesëve të caktuara të shoqërisë. Ai vetë dhe këshilltari i tij kryesor, Yalcin Dogan u deklaruan pro një procesi gjykimi ndaj gjeneraleve të burgosur për grushtet e shtetit të përgjakshme në Turqi, duke theksuar madje se ata ishin arrestuar me fakte të kurdisura. Në këtë mënyrë, përveç mbështetjes së ushtrisë, Erdogan kërkon të fitojë edhe simpatinë e një pjesë të votuesve të majtë në Turqi. Gjykatat ndërkohë liruan disa deputetë të burgosur të partisë kurde BDP, ndërsa ai po përpiqet të marrë rreth vetes edhe separatistët kurd të PKK-së, përgjegjës për vrasjen e 40 mijë personave gjatë tre dekadave të fundit në Turqi. Para Erdoganit, Turqia konsiderohej një shtet që udhëhiqej me ligje të rrepta, kurse veprimet e këtyre ditëve ndaj prokurorisë, gjykatave, policisë si edhe shkarkimet në masë të të ashtuquajturësve “njerëz të Hizmetit” duket se po e fusin atë në kushtet e një drejtimi sërish të rrepte, por tashmë pa ligje.
Izolimi i Erdoganit dhe iranizimi i Turqisë
Nëse do të bëhej një fotografi e drejtuesve dhe qeveritarëve të AKP-së gjatë mandatit të parë dhe të dytë të saj me ditët e sotme do të vërehen ndryshime të mëdha. Emra të shquar të kësaj partie në fillimet e saj, ose janë larguar fare ose janë menjanuar dhe nuk kanë zë në vendimarrje. Erdogan ndërkohë ka larguar këshilltarët e vjetër duke marrë që nga viti 2010 një grup të ri, të cilët njihen në publik për afërsitë e tyre me Iranin. Thyerja e embargos së SHBA-së dhe BE-së ndaj Iranit ishte ndërkaq aksioni ndaj drejtorit të “Halk Bank”, Suleyman Aslan, të cilit iu gjeten 4.5 milionë euro të futura në kuti këpucësh. Hetimi tregoi se nëpërmjet kësaj banke bëhëshin pagesat për shkëmbimet tregtare midis Iranit nën embargo ndërkombëtare dhe Turqisë. Rreza Zarrab njihet gjithashtu edhe si kontribues i rendësishëm me qindra milionë dollarë në shoqatën e drejtuar nga djali i kryeministrit Erdogan, Bilal Erdogan.
Irani e ka rritur ndjeshëm prezencën e tij në Turqi kohët e fundit edhe nëpërmjet bizneseve. Embargoja ndaj ekonomisë së këtij shteti ka bërë që kompanitë iraniane të hapin gjatë periudhës 2010-2013 më shumë se 1 600 kompani, të cilat ushtrojnë aktivitet thuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë turke. Të dhënat zyrtare tregojnë se që nga viti 1953 dhe deri në 2010-en, numri i kompanive iraniane që ushtronin aktivitet në Turqi ishte 530. Ndërkohë, vetëm në tre vjet, ai deklarohet të ketë shkuar në 2 116 të tilla
Te lutem sill referencen per
Te lutem sill referencen per keto komente. Miratimi i komentit tjeter do te behet pasi te kesh sjelle referencen per te dyja komentet-shkrime qe sjell per ilustrim. Shpresoj ne mirekutpimin tuaj!
Po na vjen Islami politik
Keto nuk Jane shkrime te miat, thjesht kerkova ne Google rrethe kesaj ceshtjeje dbe I hodha. Nuk me behet vone nese e publikoni ose jo. Eshte puna juaj cfare beni. Thjesht doja te ndihmoja ne kete debat. Me te mira!
Po na vjen Islami politik
..por ka nje qasje te qarte te rddaksise tuaj per te mbeshtetur nje pale kunder tjetres. Sepse publikoni cfare ju sjellin me email dhe kerkoni reference per analiza qe gjenden me nje click ne Google.
Do ishte mire mos me u bo pale me asnje ne kete debat sepse me shume na prish pune si shqipo.
Tung edhe njehere!
Zoteri, e para njehere, nuk i
Zoteri, e para njehere, nuk i japim llogari njeriu se cfare publikojme. Respektojme te drejten e lexuesit per te njohur burimin. Dhe e kemi shkruar ne fund te shkrimit se ai ka mberritur ne posten elektronike. Eshte botuar te rubrika: "Nga lexuesit". Besoj kjo e ben te qarte cdo gje.
Kerkoj referencen sepse eshte detyra juaj si komentues qe keni ardhur lirisht ne kete faqe qe te vini burimin e shkrimeve te tjera te huazuara nga diku tjeter, e qe nuk jane KOMENTI JUAJ. DHE ESHTE DETYRA JUAJ qe te sillni referencen.
Dhe kur kerkojme referencen dhe burimin e shkrimeve eshte pikerisht sepse "eshte mire mos me u bo pale me asnje". Te mira!
shpjegim i qarte hollesi dhe detaje sqaruse per situaten
Urimet e mia per shkrimin
Ishte shume i qarte dhe shume i konstuktuar mire, me pelqeu rrjedhshmeria dhe lidhja e fakteve ne menyre te stukturuar shume mire
me kete prezantim dhe lidhje te fakteve me njera tjeren vetem kush ka interesa financiare dhe pushtetore nuk arrin ti kuptoji ose ti pranoji
edhe njehere komplimentat e mia,
shume faleminderit
PS nqse Qeveria turek do te marri e te shtetezoji gjithcka i do qejfi per nje kaprico apo per nje hakmarrje pasi te humbi pushtetin si do bejme me vone, nga Qemalizmi me ligje e tija po kalojme ne erdoganizem pa ligje e me anarki
Larg duart o selcuk
Ky shkrim eshte raport i strukturave te sherbimeve sekrete turke qe po sjellin luften e Turqise ne Tirane. Dyuket qarte se Turqia eshte e inteersuar te marrene dore jeten fetare ne Shqiperi qe me pas te ndikoje ne vendmarrjet e tjera.
Se shpejti kane per te hapur partine keta. Tani per tani p-o shohin se cmund te bejne me shkrime si ky per te mat pulsin dhe pastaj te hidhen ne sulm duke marre cdo gje qe ka te beje me myslimanet shqiptare.
Eshte rrezik i madh kombetar qe jeta fetar e nje vendi te udhehiqet nga nje shtet tjeter.
Gyleni jo i politizuar? ja ke
Gyleni jo i politizuar? ja ke fut kot por kot fare njehere.
Plani i gylenit ishte plan afatgjat. Ai ka bere larje truri femijeve qe te vegjel dhe pasi kane mbaruar universitetin ndjekesit e tij jane vene ne pozita kyce ne shtet dhe politike... Vete Erdogani eshte nje nga ushtaret e gylenit. Shume kohe me nje tas kane ngrene ... Tani thjesht nuk i ndane dot kockat dhe po zihen si qente.
Arma kryesore e Gylenit eshte politika dhe njerezit ne politike dhe ne pikat kyce drejtuese te shtetit. Deri "dje" gazeta zaman, flamurtarja e hizmetit i lepinte b*then nate e dite erdoganit dhe partise se tij. KAQ !!!
Te nderuar zoterinj !
Te nderuar zoterinj !
Lutem, jemi ne Shqiperi, e jo ne Turqi. Mos na jepni njoftime nga Turqia, qe nuk i lexon askush. Genjeni veten, me keto perkthime, dhe ritransmetime, mbasi nuk e can koken njeri se c'behet ne Turqi. Sic duket, jane ndonje grusht njerezish, me pak se gishtat e nje dore, qe i mbushin mendjen vehtes se jane intelektuale, dhe mundohen edhe neve te tjereve, te na radikalizojne, e te na gusin ne vorbullen turko-islamike. Por, harrojeni kete pune.
NUK E CAN BYTHEN NJERI NE SHQIPERI, PER TURQINE, PER ISLAMIN, PER FENE, PER GULENIN APO ERDOGANIN.
Ne shqiptaret, respektojme mikun, vizitorin, por, ama, deri ketu. Nuk na fut dot njeri ne kllapen e vet.
Ju lutem, mos i fryni me kesaje teme, mbasi eshte e kote. Njerezit kane halle te tjera, nuk kane pune, nuk kane c'te hane, etj, etj, prandaj, mos u mundoni te shfrytezoni keto halle qe kane njerezia, me obskurantizmin dogmatik fetar regresiv. Nuk mund te transferohen tek ne, ne Shqiperi, perplasjet fetare ideollogjike qe po ndodhin ne Turqi.
Tung.
Kur nuk e do shteti i vet pse ta duam ne?
Turqia po gabon qe po luan politike me karta te hapura.
Te gjithe shtetet ndermjet tyre, urdherojne njeri tjetrin per vendosjen e marrdhenieve apo mospranimin per organizata te dyshimta.
Problemi i Turqise 4shte se e tha "hapur".
Nuk e di se cfare problemi mund tiu vije shqiptareve, nqs keta turqit e Gylenit zevendesohen me turq te tjere?
Flm autorit per shkrimin, se na i qartesoi disa gjera.
Ka shume difference
Ka nje difference te madhe sepse Erdogani kerkon te imponoje jeten fetare dhe me pas ate politike.
Urime
Urime per shkrimin si edhe perkthimin.
Ky Bujar M.Hoxha qe perkthen tek tesheshi.com eshte gjigand per kesilloj gjerash. Suksese ty dhe Yllit.
Shkrim i arrire qe i demonton keta gylenxhit.
Add new comment