Thaçi të tjerëve në Ballkan: Doni të ndryshoni kufijtë? Për ne është ok, bashkohemi me Shqipërinë

Sot, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë, me anë të së cilës kundërshton dhe kërkon moslejimin e mbajtjes së zgjedh jeve të Serbisë në territorin e Kosovës. Por kryeministri Hashim Thaçi ka folur, para se të miratohej rezoluta, edhe për çështje të tjera që lidhen me veriun e Kosovës e për tezën e ndryshimit të kufijve të hedhur aty këtu; e në këtë mes, ka bërë si pa dashje një deklaratë që do të shkonte më shumë në gojën e Albin Kurtit: “Me ndryshimin e kufijve në Ballkan, shqiptarët më së miri dhe më së lehti do të jetonin në një shtet të vetëm, ka thënë sot kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi”.
Të përditshmet online të Prishtinës nuk i kushtuan asnjë rëndësi kësaj fraze. As Gazeta Express, as Koha Ditore, as Kosova Sot, as Zëri, nuk e kanë veçuar si lajm. Vetëm portali telegrafi.com ish fokusuar në këtë gjë. Ndërsa në Tiranë ka qenë vetëm top-channel-i që i ka kushtuar vëmendje.
Re.Pu.
Comments
Nqs Serbia i beri shah

Nqs Serbia i beri shah europes...kam frike se Thaci i kapi MAT !

“Me ndryshimin e kufijve në

“Me ndryshimin e kufijve në Ballkan, shqiptarët më së miri dhe më së lehti do të jetonin në një shtet të vetëm, ka thënë sot kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi”, i vllai i turkut Rexhep Taip Erdoganit.

Ky eshte bllofi i ri i
Ky eshte bllofi i ri i maskarenjve Berisha/Thaçi. Çili eshte pozicioni i shumices se Shqiptareve te kesaj ane te kufirit dhe vecanerisht atyre nga Jugu apo Toskeria qe do te gjenden ne minorance dhe nen pushtetin e klanit te Berishes perjetesisht???
Edhe ne Gjermani lindja

Edhe ne Gjermani lindja vazhdon te jete mbrapa krahasuar me perendimit,edhe ne itali ka shume ndarje jug-veri,po ashtu ne france dhe si kudo ne bote,po kjo nuk do te thote qe shtetet te ndahen,problemet zgjidhen nuk shmangen !
Berisha eshte 70 vjec ne moshe,ne politike eshte afer fundit,nje bashkim midis Kosoves dhe Shqiperise kerkon te pakten disa vjet...vite te cilat saliu nuk i ka...te tjerat jane thjesht llafe,e ardhmja e shqiptareve eshte ne perendim dhe majtas, nuk kam dyshim per kete .

Koz lekundjet mungesa e

Koz lekundjet mungesa e plote e bindjes ndaj "bashkimit" egzistojne ne te dyja anet e kufirit!

Por mos u merakos para kohe se eshte vetem "provokim" nuk eshte iniciative qe merret kaq kollaj!

Mendoj vetem qe po te mendojme se si do te ndryshojne % ne statistika (si do te jete raporti gege/toske;mysliman/krishtere;te alfabetizuar/analfabet) do te jemi humbes edhe asaj here kur te jete momenti!

Shkrirja ne nje shtet "eshte Big Bang " i shqiptareve ,mundohu ta shohesh pertej Berishes /Thaçit prej veriut N.Dokles e G.Ruçit prej jugut.

Imagjino vendin ne te cilin do marresh nipat perdore ;)

"you may say I'm a dreamer but I'm not the only one " ;)

Kesaj I thone mutit te madh
Kesaj I thone mutit te madh ne kete ane te kufiriti ti hedhesh siper edhe mutin Andej kufirit. Rasti I bashkimit gjerman eshte pikerisht shembulli qe duhet te kemi parasysh - nje bashkim emotional e politik qe ende po I kushton shtrenjte te dyja aneve te Gjermanise.
Bashkime te tilla ndodhin ne menyre te natyrshme, graduale dhe ca me mire ne kontekstin europian. Dicka e tille nuk mund tu lihet ne dore sharlataneve si Thaçi apo Berisha me shoke...
Mbi te gjitha nje bashkim I tille duhet pare se pari dhe kryesisht ne sensin ekonomik e financiar. Merrni si shembull rastin skandaloz te pranimit te Greqise apo Italise ne EU dhe pasojat shkateruese qe gjithe po vuajne nga profligacia dhe ineficenca greke (dhe Italiane) per tu zhvilluar e emancipuar si pjesa tjeter e Europes..
Gjermania vetem ne virtyt te

Gjermania vetem ne virtyt te bashkimit sot imponon axhenden evropiane.

Nuk e ve ne dyshim qe ende ka nostalgjike te "prebashkimit" po ka edhe nostalgjike te "raihut" e te "austrohungarise".

"Merrni si shembull rastin skandaloz te pranimit te Greqise apo Italise ne EU"

E ke fjalen per adesionin ne EU apo ne Euro?

Italia nuk eshte pranuar ne EU - eshte bashke themeluese e bashkimit!

Qytetaret e Greqise e te Italise (po une do te shtoja te Spanjes,Portugalise e Irlandes ,pa llogaritur "europen e zgjeruar") kane vetem perparuar nga ana legislative.

Emancipimin qe kane sjelle "direktivat" e Brukselit klasat politike lokale nuk do ta kishin ndermarre kurre!

Persa i perket adesionit ne Euro ... nuk krahasohen Greqia e Italia!

Italia edhe pse shtet komplet ineficient ,me nivel korrupsioni te neveritshem,klase politike qe nuk riperterihet e depertim kapilar te "mafias" mbeshtet megjithate 16% te vleres se €uros.

Ndoshta se paske kuptuar por

Ndoshta se paske kuptuar por behet fjale per pranimin e dy vendeve ne Euro kur qofte Greqia (qe kishte fabrikuar statistikat) qofte edhe Italia (qe nuk i kishte plotesuar kriteret financiare per tu futur ne Euro) nuk duhej te ishin pjese e euros. Ceshtja qendron qe kriza e sotme qe kalon Europa lidhet pikerisht me diferencat e medha (se pari ekonomike) qe ende ekzistojne mes Europes se vjeter/te pasur dhe pjeses tjeter dhe vendeve te ish-bllokut socialist. Shembulli qe ke marre per Spanjen, Irlanden dhe portugaline jane pikerisht ajo qe dua te them qe disa prej ketyre vendeve edhe pse kane hyre si vende te varfra, edhe pse gjenden ne krize financiare kane arritur te bejne reforma reale dhe qenesishme. Shembulli jone dhe i Kosoves i ngjason me teper rastit te Greqise dhe deri diku Italise ku kriza ekonomike eshte e lidhur fort me krizen e qeverisjes, modelit te zhvillimit,korupsionit skandaloz e masiv dhe mentalitetit te prapambetur popullor. Ketu e kisha fjalen tek mungesa e emancipimit te shoqerise greke dhe deri diku asaj Italiane. Padyshim qe te dy keto shoqeri kane bere hapa perpara qe jane merite deri diku e qenies ne europe por krahasuar me te ngjashmit jane ende shume mbrapa. Modeli jone per fat te keq jane fqinjet tane - dhe besoj te gjithe pranojme qe nuk jane ndonje model shume i mire.

O Koz, t'u shkelyfte cfare ke

O Koz, t'u shkelyfte cfare ke ne fis o gjakprishur! Po cfare kujton ti more idiot, se Berisha e Thaci jane te perjetshem?! Por bashkimi eshte nje plan per brezat e ardhshem more dhe qe shqiptaret te jetojne te qete brenda nje kufiri te perbashket politik.

iK MOR IDIOT, INJORANT E FUTU

iK MOR IDIOT, INJORANT E FUTU BASH NE SHPELLE SE ATJE E KE VENDIN TI.

Une, she shume si puna ime,

Une, she shume si puna ime, nuk duam te bashkohemi me nje horr e kriminel si H. Thaci. Perkundrazi, bashkimi do ishte nje katastrofe, dhe veten qarqe ekstremiste islamike e mafioze ne kosove.

1) Nga ana ekonomike, dy vende pa asnje plan zhvillimi nuk mund te perparojne

2) Sociologjikisht eshte impakti i diferencave te medha ne kulture e filozofi

3) Nga ana fetare, kjo do te sillte nje pridhje te ekuilibrave

4) Politikisht te dy vendet drejtohen nga maskarenj, dhe klasat politike jane te perfshira me mafien dhe te painteresuara ndaj interesave te vendit.

TOTAISHT KUNDER BASHKIMIT, KURRE

kujdes mer djale, jo kaq

kujdes mer djale, jo kaq ashper.

Sipas kesaj qe thua ti, i bie qe une qe e dua bashkimin jam pjese e qarqeve ekstremiste islamike dhe njekohesisht edhe mafioz. Po te vazhdojme me kete gjuhe, ti i bie te jesh pjese e qarqeve terroriste te krishtera.

Gjuha pret si shpata, po ktheje ndonjehere nga vetja se reflekton me mire perpara se flasesh e ndoshta kthjellohesh.

suksese ...

Eshte hera e pare qe Thaci

Eshte hera e pare qe Thaci flet drejt. Nje Shqiperi e bashkuar do te na bente nje faktor te rendesishem ne Ballkan e me gjere. Nje Shqiperi e bashkuar do te krijonte premisat per ndertimin e nje shteti ligjor, ku lideret do te ishin shume me te pergjegjshem se keta te sot, qe i trajtojne territoret e ndara shqiptare si sulltanate. Jemi vellezer te nje gjaku, te nje gjuhe, nje kulture dhe nje pale zakonesh . Le te shpresojme qe kjo enderr te behet realitet!

Me çine je ti vllà orè

Me çine je ti vllà orè Victory? Me Hashim Thaçin? A nuk e dì ti se Hashim Thaçi ka thene se eshte VLLA me turkun Rexhep Taip Erdoganin?

Atehere ti na qenke vlla me turkun orè dhe nuk qenke vlla shqiptar !!!!!! Ha,ha,ha. Nuk ma mirrte mendja. Ha,ha,ha.

Add new comment