Dita e Verës, minierë ‘lajmesh’ për gazetarët

Postuar në 14 Mars, 2012 13:30

Televizionet shqiptare ishin fokusuar gjatë gjithë ditës së sotme në festën e Ditës së Verës. Edhe një fatkeqësi natyrore, a një luftë e papritur, a një ditë votimesh, nuk do kish merituar kaq shumë vëmendje. Si provë mund të shërbejë dhe një nga agjencitë informative më të rëndësishme online në gjuhën shqipe, balkanweb.com, ku syri të kap lajme pa fund, që titullohen: 1. Tirana dekorohet me lule shumëngjyrëshe; 2. Dita e Verës, pas festës mbeturinat veshën rrugët dhe parqet e Tiranës; 3. Dita e Verës, historia e festës tradicionale; 4. Berisha në Ditën e Verës: Sot Elbasani është kryeqyteti i shqiptarëve; 5. Rama: Dita e Verës lehtëson përkohësisht plagët sociale, nevojitet Rilindje; 6. Ambasadori danez në Ditën e Verës: Dielli do vijë, por plotësoni 12 prioritetet; 7. Panairi në Ditën e Verës, Basha: Tirana mirëpret 100 biznese shqiptare; 8. Meta në Ditën e Verës: Mugesa e dialogut bllokoi statusin, duhet bashkëpunim mes palëve; 9. Dita e Verës, festime ne rrethe të tjera në vend; 10. Dita e Verës festohet edhe në Ardenicë.

Re.Pu.

 

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>&quot;Miniera&#39; qe pasi germojme ne thellesi zbolojme vec...demagogji...</p>

Submitted by hapi (not verified) on

<p>Kjo tregon se shtypi shqiptar ka shume hapesire per tu permiresuar.</p><p>Dhe tregon se ne dehemi kollaj, me nje feste i harrojme te gjitha per nje dite.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.