Vendimi, seriali për presidentin El Sisi/Tallje dhe zemërim në Egjipt

Postuar në 03 Maj, 2022 17:38

Me nisjen e muajit të Ramazanit, në Egjipt ka nisur shfaqja e një seriali televiziv që portretizon presidentin aktual Abdel-Fattah-El Sisi. Sezoni i tretë, i quajtur “Zgjedhja” dhe riquajtur “Vendimi” mbulon periudhën para dhe pasi Sisi u caktua ministër i Mbrojtjes gjatë qeverisjes së presidentit Mohamed Morsi.

Morsi u hoq nga pushteti me një grusht ushtarak shteti në vitin 2013, pas protestave masive që I dhanë fund sundimit të Vëllazërisë Myslimane. Filmi ka provokuar reagime të shumta në Egjipt. Rolin e Sisit e luan aktori Yasser Galal dhe si produksion është realizuar nga Synergy, financuar nga shërbimet sekrete egjiptiane. Seriali tregon një variant të ardhjes në pushtet të presidentit aktual, duke stigmatizuar Vëllazërinë Myslimane dhe duke e paraqitur Sisin si një njeri të denjë, zemërmirë, që mbështet ushtarët e tij dhe nuk u bindet urdhërave të anëtarëve të VM-së.

Mediat vendase sjellin në vëmendje reagimet e shumta për realizimin duke nisur që nga zgjedhja e një aktori atletik si Galal, ndërkohë që Sisi është shumë më i shkurtër. Rapotohet se në seritë e ardhme do të transmetohen pamje të papublikuara më parë të disa takimeve të Vëllazërisë Myslimane që janë deklasifikuar nga shërbimet egjiptiane, ndërkohë që seriali mëton të heroizojë një rol të presidentit aktual që në fakt ndjek traditën e nacionalizmit ushtarak arab në mëyrën si vjen dhe qëndron në pushtet.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Kane mesuar nga Illyro Pedhazget e Marinit, Elenit dhe Sazes. Na kujton pallen e gjate te Skenerbeut qe nuk e ngrinin dot 10 bura, ( me r ).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.