Rama: Nuk e kam tradhëtuar 21 Janarin

Postuar në 21 Janar, 2016 12:03

Kryeministri Rama ka pritur  familjarët e viktimave të 21 janarit të vitit 2011 në një ceremoni përkujtimore në 5-vjetorin e humbjes së jetës para Kryeministrisë gjatë demonstratës së opozitës dhe qytetarëve. Ai ka deklaruar se një ditë drejtësia për katër jetët e humbura do të vijë dhe se nuk e ka tradhëtuar këtë datë.

“Krimi shtetëror i 21 Janarit, pushkatimi pa gjyq i 4 burrave të paarmatosur dhe të pafajshëm hyn në ato raste përmes të cilave historia u ka mësuar popujve se drejtësia vonon por nuk harron, mund të varroset dosja, patatet e nxehta që përvëlojnë duart e gjyqtarëve, por s’mund të tretet njësoj si trupat e 4 të vrarëve, nevoja therëse e drejtësiësë për 21 Janarin, një ditë ose një tjetër, drejtësia do bëjë drejtësi, edhe për vrasësit edhe për rivrasësit, edhe për ata që urdhëruan e vranë 4 njerëz nga tarraca e kësaj godine por edhe për ata që shpikën në sallat e gjyqeve makabritetin e vrasjes si gabim teknik dhe rivranë me cekicin e pushtetit gjyqësor.. e di shumë mirë se shumë e drejtojnë mbi mua gishtin e akuzës për zvarritjen, ka jo pak ndër ta që me shpirtin e ardhur në majë të hundës nga marrja zvarrë e drejtësisë, më quajnë tradhëtar të 21 Janarit. S’kam asgjë me ta, ua marr vesh mirë sekëlldinë, kur shohin se si përgjegjësit për atë masakër bilbilojnë çdo ditë në emër të popullit dhe pa pikën e turpit kërkojnë hesap prej nesh për kancerin që hapën në çdo sektor social të vendit. Është cinike dhe poshtëruese, e di shumë mirë. Por sot s’jam kokëulur para jush e s’do shkoj kokëulur bashkë me ju as përpara përmendoreve të shtrira në bulevard sepse nuk e kam tradhëtuar 21 janarin, kjo qeveri se ka tradhëtuar 21 janarin, se kemi punuar çdo ditë me përkushtim atdhetar, për të rilindur Shqipërinë nga autorët e 21 janarit dhe për të bërë shtetin që u ka munguar shqiptarëve për vite e vite të tëra. Kemi luftuar krimin duke rikthyer policinë e shtetit në krye të detyrës, sepse kemi punuar cdo ditë për të rritur ekonominë kombëtare dhe familjare duke shlyer një mal borxhesh, duke ukur taksat", tha ai.

Një vit më parë, Kryeministri Rama u premtoi familjarëve të viktimave të 21 janarit angazhimin e një studioje ligjore ndërkombëtare për të zbardhur vrasjet.  “Ne do të angazhojmë një studio ligjore me reputacion ndërkombëtar, që të merret me vrasjet e 21 janarit, për të zbardhur të plotë dhe për të nxjerrë përgjegjësit e vërtetë”, deklaroi asokohe  Rama

 

Comments

Submitted by 21 Janari (not verified) on

Nuk je nga ata burra o Edi Rama, qe te mbash fjalen, e te denosh urdherruesit e kasaphanes se 21 Janarit. Me 21 Janar, eshte bere terror shteteror, duke kryer masakren me te madhe shteterore, mbas masakres se 4 Shkurtit 1944, te kryer nga Xhafer Deva, ne Tirane.
O fol e mba, ose dhit e ha, o Edi Rama.
Rruge tjeter, nuk ke.

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Gjithmone kam menduar se ata te gjoret, viktimat e 21 Janarit, po te kishin ndejtur ne shtepite e tyre ate dite, sot do te ishin gjalle akoma. Gjithashtu eshte interesant fakti qe Edvin Rama sot eshte ne qeveri me te korruptuarin kunder te cilit nxorri ne rruge turmat me 21 Janar 2011 perfshire edhe ata te gjoret.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.