Reforma në Drejtësi me mbështetjen e Fondacionit Soros (dokumenti)
Gazeta “Sot” ka publikuar një dokument që paraqet një kërkesë të kreut të komisionit Xhafaj, drejtuar fondacionit “Soros” ku i kërkohet mbështetje për reformën në drejtësi.
Në pikën dy të kësaj kërkese shkruhet: Të përgatitet dhe nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes Komisionit të Posaçëm dhe Fondacionit Soros që do të përcaktojë në mënyrë të detajuar termat e referencës së këtij bashkëpunimi.
Nga sa më sipër kuptohet se më shumë se sa një reformë e përgatitur nga ekspertë të mazhorancës, drafti i qeverisë Rama që njihet edhe si drafti “Xhafa” është i përgatitur nga ekspertët e fondacionit “Soros”.
Protagonist i këtij vendimi është kreut i komisionit të Reformës në Drejtësi, njëkohësisht edhe kreu i Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Fatmir Xhafaj.
Comments
Nuk jam i mendimit me ju, qe
Nuk jam i mendimit me ju, qe ky draft, eshte pregatitur nga ekspertet e fondacionit "Soros", per aresye se, kjo eshte nje hamendje e juaja, nje hamndje me sens negativ. Nuk dua te futem ne motivet qe ju shtyjne, por thjesht nje hamendje pa asnje baze.
Tek "Soros", zoti Xhafa, ka kerkuar ndihme ne para, te pakten, keshtu e kuptoj une, e jo ndihme ne specialiste apo eksperte te fushes perkatese juridike.
Pra, gjithsa keni shkruajtur, eshte me tendence dashakeqe, eshte nje oponence teper, teper mediokre feminore.
Tung. sic thote edhe Muci.
Aman mos shkruani cfare t'ju
Aman mos shkruani cfare t'ju dale nga goja pa e perpunuar me pare mendja. Po eksperti i Shba dhe gjithe ai Euralius nuk ka vlere? Apo dhe ata Jane te Soros?
Miza ne kesule?!
Ju komentuesit me siper me reagimet tuaja ngjani pak si shume me ata qe kane mizen ne kesule, sic thote populli shqiptar, ose "coda di paglia" sic thote populli i kulturuar italian.
Add new comment